Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Biseda me Jorge Borges
  • Biseda me Jorge Borges

Biseda me Jorge Borges

SKU001192

Në këto pyetje – përgjigje për radion argjentinase, ai nuk vjen si një shkrimtar i moshuar i mbushur me nderime, por si një njeri në kulmin e zgjuarsisë së tij, erudit dhe tërheqës, që përgjatë tridhjetë bisedave ngacmuese, do të zbulojë pak nga pak fushën e gjerë të refleksioneve dhe frymëzimit të tij.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Biseda
Origjinali: Borges en diálogo
Gjinia: Roman, filozofi
Autori: Jorge L. Borges
Shqipëroi: Urim Nerguti
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2010
Fq. 292
Pesha: 0.34 kg
ISBN: 978-99956-736-9-7

Mbi librin

Në këto pyetje – përgjigje për radion argjentinase, ai nuk vjen si një shkrimtar i moshuar i mbushur me nderime, por si një njeri në kulmin e zgjuarsisë së tij, erudit dhe tërheqës, që përgjatë tridhjetë bisedave ngacmuese, do të zbulojë pak nga pak fushën e gjerë të refleksioneve dhe frymëzimit të tij.

Nga identiteti argjentinas tek Kiplingu, Borges sjell mbi jetën dhe veprën e tij një ndriçim të ri, të panjohur më parë duke dëshmuar edhe njëherë se ai është njëri nga autorët dhe mendimtarët e mëdhenj të shekullit të XX – të. Fragmente nga libri Ndoshta letërsia nuk bën tjetër veçse përsërit të njëjtat gjëra me një theksim, me një ndryshim fare të lehtë.

Sidoqoftë, mendoj se detyra ime prej shkrimtari nuk është as të zbuloj tema të reja dhe as të shpik çfarëdo qoftë tjetër; unë duhet të përsëris, natyrisht në gjuhën e vendit tim dhe të epokës sime, disa poezi që janë përsëritur gjithmonë, me ca ndryshime të lehta pak a shumë të arrira. Befas e di se do të vijë diçka dhe shpesh, në rastin e novelës, ajo çka do të vijë është fillimi dhe fundi. Në rastin e poemës, jo: këtu ka një ide më të përgjithshme dhe nganjëherë edhe vargu i parë. Pra, diçka më është dhënë, pastaj ndërhyj unë dhe ndoshta hedh në erë gjithçka...

 

Detajet e librit
SKU001192
9789995673697
9789995673697
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Shtëpia e Librit

Dalje për ajër, George Orwell

Disa nga kritikët mendojnë se ky është libri më të mirë i Orwellit, një analizë e shoqërisë, plot humor, me një mendjekthjelltësi që shkrimtari duket se e mësoi nga eksperienca jo aq e këndshme e Luftës Civile të Spanjës.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000798

Botuesi: Cabej

Faust, Johann Wolfgang von Goethe

Fausti nuk është vetëm një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve, që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të dhe që zbulohen apo shpalosen vazhdimisht në një dritë të re para nesh, sa herë që marrim të lexojmë a rilexojmë tërë veprën apo pjesë të caktuara të saj.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001922

Botuesi: Te tjere

Bija e mallkuar, Emil Richeburg

Luçia, pasi kaptoi gardhin e kopshtit, u drejtua për në Sableuse. Djaloshi i panjohur e priste matanë vijës, pak hapa larg urës së vogël. Për një çast, ajo u gjend pranë tij. Pa lëshuar asnjë fjalë , ai e përqafoi dhe e shtrëngoi në kraharorin e tij.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000999

Botuesi: Dituria

Bel Ami, Gi de Mopasan

Romani Bel Ami u publikua për herë të parë më 1885 dhe konsiderohet si kryevepra e Mopasanit. Georges Duroy është një gazetar i pashëm, ambicioz dhe i paskrupullt që shfrytëzon gratë që mashtron për të përmirësuar karrierën e vet.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Portreti i artistit në rini, Xhejms Xhois

Tani si kurrë më parë, emri i tij i çuditshëm po i dukej si një profeci... nën emrin e mjeshtrit mitik, i dukej se dëgjonte zhurmën e dallgëve të turbullta dhe shihte një formë me krahë që fluturonte sipër dallgëve, duke u ngjitur ngadalë në ajër.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Gra të dashuruara, D. H. Lawrence

I konsideruar prej shumëkujt romani më i rëndësishëm i D. H. Lawrence dhe një nga romanet më me rëndësi të letërsisë moderne angleze, "Gra të dashuruara", si mjaft prej veprave të autorit, ngjalli shumë diskutime kur u botua, duke u bërë objekt i censurës, para së gjithash për trajtimin me çiltërsi të temës së seksualitetit femëror.
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Mbreti Lir, William Shakespeare

Mbreti i moshuar Lir vendos ta ndajë mbretërinë ndërmjet tri vajzave të tij, duke i caktuar secilës një pjesë, në përpjestim të drejtë me elokuencën e deklaratës së tyre të dashurisë. Hipokritet Gonerila dhe Regana bëjnë deklarata të mëdha dhe shpërblehen për to; Kordelja, bija më e vogël, e cila e do me të vërtetë Lirin, nuk pranon të flasë në mënyrë të...
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2316

Botuesi: Argeta LMG

Net të bardha, F. M. Dostojevski

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e vuajtjeve. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.
360 Lekë 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Burri pa cilësi, Robert Musil

Vetëm se mungon gjithçka dhe asgjë; sikur të kishe pasur një ndryshim gjaku apo ajri, një sëmundje e mistershme ka kapërdirë farën e gjenialitetit të kohëve të shkuara, por gjithçka vezullon të renë, dhe në fund nuk dihet më, nëse bota është e përkeqësuar vërtet, apo thjesht jemi plakur ne. Vetëm atëherë fillon realisht një epokë e re.
1 800 Lekë 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000148

Botuesi: Ideart

Inkuizicionet e tjera, Jorge Luis Borges

Shkrimtari argjentinas, Jorge Luis Borges (1899-1986) u bë një nga figurat më të famshme të letërsisë së shekullit XX. falë poezive, letërsisë së tij sfiduese dhe origjinale. Në shkrimet e tij Borgesi krijoi një botë fantastike, krejtësisht subjektive dhe thellësisht metafizike.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ka mbaruar