Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Shkretetira, J. M. G. Le Clezio
  • Shkretetira, J. M. G. Le Clezio

Shkretetira, J. M. G. Le Clezio

2550
Toena

Lala e vogël është pasardhëse e "burrave blu", luftëtarëve të Shkretëtirës së Saharasë. Pas vdekjes së nënës, ajo shkon të jetojë te halla e saj në një lagje të varfër të qytetit, por Lala nuk mund t'i harrojë ata.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shkretëtira
Origjinali: Dèsert
Gjinia: Roman
Autori: J. M. G. Le Clèzio
Shqipëroi: Amantia Kapo
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2012
Fq. 400
Pesha: 0.433 kg.
ISBN: 978-99943-1-813-1

Mbi librin

Lala e vogël është pasardhëse e "burrave blu", luftëtarëve të Shkretëtirës së Saharasë. Pas vdekjes së nënës, ajo shkon të jetojë te halla e saj në një lagje të varfër të qytetit, por Lala nuk mund t'i harrojë ata. Fuqia e natyrës, legjendat e popullit të saj, dashuria për Hartanin, bariun e ri memec, ikja e dështuar drejt shkretëtirës së "tyre", mërgimi në Marsejë, të gjitha këto, veçse e kalisin më shumë shpirtin e saj rrezatues. Lala, edhe pse punon në një hotel të mjerë, edhe pse është shtatzënë, edhe pse bëhet një modele e njohur revistash, asgjë nuk ia zbeh besimin e saj fetar dhe pasionin për shkretëtirën.

Mbi autorin

J. M. G. Le Clèzio lindi në Nisë më 13 prill 1940. Ai rrjedh nga një familje, e cila në shekullin e XVIII – të, emigroi nga Britania për në ishujt e Morisë. Një udhëtar i madh, Le Clèzio nuk ka ndalur së shkruari qysh nga mosha shtatë apo tetë vjeç: poezi, tregime, përralla, histori të shkurtra, por asnjë nga këto shkrime nuk i ishte botuar para se "Procesverbali", romani i tij i parë të botohej në shtator 1963.

Ky roman fitoi Çmimin Letrar "Renaudot". Vepra e tij tashmë përfshin rreth tridhjetë vëllime. Në vitin 1980 ai mori çmimin e madh letrar "Paul Morand", të dhënë nga Akademia Franceze për romanin e tij "Shkretëtira". Në vitin 2008, Le Clèzio fitoi çmimin Nobel të letërsisë.

 

Detajet e librit
2550
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000442

Botuesi: Koha Ditore

Siddharta, Herman Hese

Në romanin "Siddharta" kemi të bëjmë me reflektimin e filozofisë dhe religjionit në jetën tonë. Rrëfimi për një djalosh të ri është i stilizuar në mënyrë të fuqishme në vija autobiografike duke përfshirë këtu sidomos refuzimin masiv të mësimeve dogmatike.
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botime Nazarko

Terezë Deskeiru, Fransua Moriak

Novela guximtare dhe trullosëse e François Mauriac është një portretizim i paharrueshëm i gruaje të komplikuar dhe magjepsëse, e cila është zënë në kurthin e jetës së provincës.
220 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Elena Gjika

Pishtari në veshin tim, historia e një jete, Elias Canetti, vol. 2

"Pishtari në veshin tim" është vëllimi i dytë i tetralogjisë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti. Vëllimi i parë, "Gjuha e shpëtuar", iu dha lexuesit shqiptar para disa muajsh, çka shënoi edhe fillimin e botimit të veprës madhore të këtij shkrimtarit në vendin tonë.
900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000606

Botuesi: Skanderbeg Books

Bora, Orhan Pamuk

Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai rrugëton për në verilindje të vendit dhe mbërrin në qytetin kufitar Kars, dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt.
1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000594

Botuesi: Te tjere

Njeqind vjet vetmi, Gabriel Garsia Markes

Është një roman plot me teprime gjeniale, me një fantazi moskokëçarëse e me një potencë figurative marramendëse - një vepër detajesh madhështore dhe e një kompozimi të rrallë.
750 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001370

Botuesi: Tirana Times

Malone vdes, Samuel Beckett

Ashtu si Dante që ecën nga rrethi në rreth për të arritur në Ferrin apo Parajsën e tij, edhe Samuel Beckett vendos, secilin në një rreth të shquar mirë, tre protagonistët kryesorë të romaneve të trilogjisë së tij, Molloy, Malone vdes dhe E Paemërtueshmja, me qëllim që ata të arrijnë, mbase, hiçin të cilin e dëshirojnë.
800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Artist i botës flutarake, Kazuo Ishiguro

Në rininë e tij, si djalosh i talentuar në pikturë, por edhe krenar e i vëmendshëm ndaj mjerimit ku ishte zhytur vendi, artisti Masuxhi Ono, nuk dëshironte t’ia kushtonte artin e tij vetëm kremtimit të bukurisë fizike, asaj “botës fluturake” të jetës së natës, qejfeve dhe zdërhalljeve me miq e geisha. 
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Nekrassov, Jean - Paul Sartre

Farsë ose satirë, pjesa e Jean – Paul Sartre – it, është plot tipare të vrazhda; ajo të befason me situatat e papritura. “Le të largohet lufta, por jo nga faqja e parë e gazetës.” Kjo batutë i jep tonin pjesës “Nekrassov”. Ky është “toni i madh” i teatrit.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Falja e dënimit, Patrick Modiano

"Falja e dënimit" merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000718

Botuesi: Onufri

Dashuria në kohërat e kolerës, Gabriel G. Marquez

Sikundër nënkuptohet nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar roman për dashurinë, për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashuri rinore, dashuri bashkëshortore, dashuri romantike, dashuri të mishit, dashuri, madje, edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta kujtojnë sa të...
1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000255

Botuesi:

Nate, Eli Vizel

Ai e përshkruan veten në këtë mënyrë: “Unë vendosa t’ia dedikoj jetën time tregimit sepse ndjej se duke mbijetuar, i detyrohem diçka vdekjes… dhe të gjithë të tjerëve që nuk i mbajnë mend tradhëtitë që kanë pësuar.”
200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001239

Botuesi: Skanderbeg Books

Stambolli, Kujtime dhe qyteti, Orhan Pamuk

Duke shkruar një rrëfim mbi ngjarjet e largëta historike, autori nënvizon historinë e tij dhe të familjes, përmes rrëfimeve të gjyshes, fotografive dhe gravurave. Dhe s'ka rëndësi, në është fjala për vizitën e Floberit në Stambollin e vitit 1850 apo për marrjen e Konstandinopolit.
1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Buzuku

Dora Bruder, Patrick Modiano

Që atëherë, Parisi ku jam munduar të gjej gjurmët e saj ka mbetur po aq i shkretë e i heshtur sa atë ditë. Eci mes rrugësh të shkreta. Për mua të tilla mbeten, edhe në mbrëmje, në orën e bllokimit të trafikut, kur njerëzit nxitojnë drejt hyrjeve të metrosë.
800 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000604

Botuesi: Skanderbeg Books

Turpi, J.M. Coetzee

Pasi ka dhënë mësime për vite me radhë në Universitetin Teknik të Kejp Taunit, David Luri, një burrë rreth të pesëdhjetave, dy herë i shkurorëzuar, ka një lidhje të zjarrtë dashurie me një studenten e tij.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: K4R3

Botuesi: Skanderbeg Books

Askund, J.M. Coetzee

I ndrydhur në jetën e plogështisë koloniale dhe i zënë në grackën e një rrjete trysnish, një fermer i pafuqishëm e vetmitar, gjen prehje në krahët e nje dashnoreje me ngjyrë, që është shërbyesja e tij. Por kur e bija, Magda, një beqare e dëshpëruar, nis të ndiejë turp nga kjo, përplasja i jep fund paqes mes tyre.
1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001578

Botuesi: Skanderbeg Books

Ishulli i mundshëm, Michel Houellebecq

"A më bën të përjetshëm klonimi?" - kjo pyetje e mundon Danielin, një burrë i palumtur nga jeta dhe dashuria. Pas dy martesave, e para vetëm dashuri, ndërsa e dyta vetëm seks, dhe disa rimishërimeve në klone pasardhës që iarrin me ndihmën e sektit të Elohimitëve, Danieli klon, sikurse qëniet njerëzore nga rrodhi, bëhet i ndërgjegjshëm mbi gravitetin e...
1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001580

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta dhe koha e Majkëll K, J.M.Coetzee

Në mes të një vendi të shtrënguar në darën e luftës, Majkëll K., një tridhjetë e një vjeçar me një shëmti fizike dhe një defiçencë mendore, bashkë me të ëmën, një grua e sëmurë dhe e thyer në moshë, i ngjitet turmës së të dëshpëruarëve në përpjekje të mbërrijë në vendin e origjinës, në fermën ku e ëma ka lindur dikur.
1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001581

Botuesi: Skanderbeg Books

Platforma, Michel Houellebecq

Michel, një nëpunës i administratës shtetërore franceze, vendos të marrë një udhëtim të zakonshëm pushimesh në Tailandë. Në këtë rastësi të tij, ai do të gjendet, herë si spektator, e herë si aktor, në rrjetin e turizmit seksual botëror.
900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001744

Botuesi: Skanderbeg Books

Zgjerimi i fushës së luftës, Michel Houellebecq

Personazhi i kësaj historie, një i ri tridhjetëvjeçar, i paguar shumë mirë, por pa një jetë dashurore të vetën, është në limonti. Ai tymos katër paketa cigare në ditë dhe shkruan historira të çuditshme kafshësh në kohën e lirë.
700 Lekë
More
Ne gjendje