- Çmim i zbritur
- Ka mbaruar

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në romanin "Siddharta" kemi të bëjmë me reflektimin e filozofisë dhe religjionit në jetën tonë. Rrëfimi për një djalosh të ri është i stilizuar në mënyrë të fuqishme në vija autobiografike duke përfshirë këtu sidomos refuzimin masiv të mësimeve dogmatike.
Titulli: Siddharta (kopertinë e trashë)
Origjinali: Siddharta
Gjinia: Roman
Autori: Herman Hese
Shqipëroi: Edvin Cami
Shtëpia botuese: Koha Ditore
Viti: 2005
Fq. 128
Pesha: 0.212 kg
ISBN: 84-9819-024-X
Në romanin “Siddharta” kemi të bëjmë me reflektimin e filozofisë dhe religjionit në jetën tonë. Rrëfimi për një djalosh të ri është i stilizuar në mënyrë të fuqishme në vija autobiografike duke përfshirë këtu sidomos refuzimin masiv të mësimeve dogmatike. Në romanin “Siddharta” bëhet fjalë për rrugëtimin e protagonistit bashkë me shokun e tij, Govindën, të cilët e lënë vendlindjen e tyre për të kërkuar dijen.
Te njerëzit që jetojnë të kënaqur pa pronë, Samanasit, ata hasin në një botë e cila nuk ka asgjë të përbashkët me vdekatarët e zakonshëm, me njerëzit që vrapojnë pas pasurisë e mirëqenies. Mirëpo dy miqtë nuk mjaftohen me këtë kapërcim të Unit të tyre. Vazhdojnë rrugën për të hasur te Guatama Buda.
Derisa Govinda, miku i mirë, bëhet vëllai i ri i Budas, Siddharta nuk duket se kënaqet, se e mbush këtë zbrazëti të jetës së tij. Edhe orientimi i tij nga mënyra e bërjes së jetës në stilin perëndimor, njoftimi, takimi dhe, para së gjithash, mësimi i bërjes së dashurisë me kurtizanen Kamala nuk i mjaftojnë. As arritja e pasurisë dhe e famës nuk ia plotësojnë zbrazëtinë.
Derisa arrin te barka e Vasudevas dhe në luginën e lumenjve mëson për ndryshimet e jetës dhe bashkimin e saj nëpërmjet shumëllojshmërisë. Në takimin e tij të fundit me budistin Govinda, ky i fundit në vijat e fytyrës dhe hijen e mikut të tij e sheh shenjtërinë për të cilin në botën e tij budiste kishte mësuar.
Nën hijen e shtëpisë, në diell të breglumit pranë kaikeve, nën mriz të ajdësit e të fikut, u rrit Siddharta, pinjoll i bukur i brahmanëve, djaloshi syshqiponjë, bashkë me Govindën, mikun e tij, një tjetër bir brahmani. Dielli ia nxinte shpatullat e zbardhulëta në breg të lumit, teksa lahej, merrte abdest e dhuronte flijime të shenjta.
Hije i shkisnin mbi sytë e zinj në korije mangosh, në lojëra fëmijësh, në të kënduarit zëbilbil të së ëmës, në flijimet e shenjta, në mësimet që merrte prej të atit e prej të diturve, në bisedat me të urtët. Prej kohësh tashmë, Siddharta merrte pjesë në kuvendimet e të urtëve, kalitej me Govindën në beteja ligjërimi, ushtrohej me të në vëzhgime, stërvitej duke u thelluar në meditime.
Tashmë, ai dinte të thoshte Omin, fjalën e fjalëve; dinte ta shqiptonte atë pa zë, në brendësi të vetes, me ajrin që thithte, siç dinte ta shqiptonte edhe jashtë, përsëri pa zë, me frymën që nxirrte, me shpirtin të mbledhur, me ballin të qarkuar nga ndriçimi i shpirtit që mendonte kthjellët. Tashmë ai kuptonte se, në brendësi të qenies së vet, kishte njohur Atmanin, të parrënueshëm, një me gjithësinë.
Herman Hese ka lindur më 2 korrik 1877 në Calv të Vuertembergut në Gjermani. Bir i një misionari gjerman dhe i një vajze të indologut të njohur vuertembergas. Hese vdiq si një nga shkrimtarët më të njohur gjermanë të të gjitha kohërave, më 9 gusht të vitit 1962 në Montanjola të Luganos, në Zvicër.
Pas mësimeve të tij si bibliotekar, ai që nga viti 1904 kishte jetuar si shkrimtar me profesion të lirë, së pari në Gainhofen të Bodensesë dhe më pas edhe në Tesin e Zvicrës. Hese, i njohur edhe për romanin “Ujku i Stepës”m në vitin 1946 mori Çmimin Nobel për Letërsi. Herman Hese vazhdon të jetë një ndër shkrimtarët më të lexuar të botës.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000063
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: 2513
Botuesi: K & B
Referenca: 2660
Botuesi: Skanderbeg Books
Në romanin "Siddharta" kemi të bëjmë me reflektimin e filozofisë dhe religjionit në jetën tonë. Rrëfimi për një djalosh të ri është i stilizuar në mënyrë të fuqishme në vija autobiografike duke përfshirë këtu sidomos refuzimin masiv të mësimeve dogmatike.
check_circle
check_circle