- Çmim i zbritur
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Kërkesat dhe dëshirat e shumta për të mësuar shpejt dhe mirë gjuhën angleze, na shtynë të marrim përsipër përshtatjen në gjuhën shqipe të metodës së njohur "CALLING ALL BEGINNERS" e përgatitur nga Enti Britanik i Radiopërhapjes, Londër (BBC-British Broadcasting Corporation, London), dhe me autor David Hicks.
Titulli: Gjuha angleze për të gjithë
Origjinali: Gjuha angleze për të gjithë
Gjinia: Metodë për mësimin e gjuhëve
Autori: David Hicks
Shqipëroi:Bato Bega dhe Sokol Bega
Shtëpia botuese: BS-Books
Fq. 351
Pesha: 0.565 kg
ISBN:978-9928-4352-1-7
Kërkesat dhe dëshirat e shumta për të mësuar shpejt dhe mirë gjuhën angleze, na shtynë të marrim përsipër përshtatjen në gjuhën shqipe të metodës së njohur "CALLING ALL BEGINNERS" e përgatitur nga Enti Britanik i Radiopërhapjes, Londër (BBC-British Broadcasting Corporation, London), dhe me autor David Hicks.
Shpjegimet e qarta dhe të thjeshta të veçorive të gramatikës së gjuhës angleze, duke vënë përbri tyre ato të gjuhës shqipe, bëjnë që ky kurs të jetë mjaft i dobishëm për nivele të ndryshëm arsimimi dhe kulture, dhe nga ana tjetër, të ndihmojë studentët që brenda një kohë relativisht të shkurtër, të komunikojnë në çdo rrethanë të jetës së përditshme.
Koha që ka kaluar që nga botimi i parë në gjuhën shqipe të këtij kursi (1992), na ka ndihmuar për të përcaktuar synimet dhe kërkesat e studentëve për të mësuar shpejt dhe në mënyrë të saktë gjuhën angleze. Kjo gjë na ka çoi në përpunimin, përmirësimin dhe pasurimin e kësaj metode me aspekte të reja, në mënyrë të veçantë lidhur me foljet e parregullta, me shqiptimin dhe mënyrën e të folurit të përditshëm, etj.
Pra, ky botim ndryshon nga botimet e viteve të mëparshëm, jo vetëm përsa i përket paraqitjes grafike të tij, por edhe në paraqitjen e fjalëve të reja në çdo mësim, ku përbri fjalës angleze që paraqitet për herë të parë në secilin mësim të ri, të vihet edhe shqiptimi përkatës, sikurse gjendet në çdo fjalor të anglishtes, ndryshe nga botimet e tjera që sillnin për ju vetëm fjalët dhe përkthimet e tyre.
Kjo është bërë për të ndihmuar studentin të mësojë shqiptimin e saktë të fjalëve që në fillim të mësmit të ri, pa qenë e nevojshme të konsultohet me fjalorin që gjendet në fund të librit.Përmirësime të rëndësishme janë bërë në mënyrën e shpjegimit të kategorive gramatikore, sidomos lidhur me shumësin e parregullt të emrave; me foljet kalimtare dhe jokalimtare; me foljet e parregullta; me krahasimin e mbiemrave, etj.
Vlen të theksohet, se mbas kapitullit Përgjigje Ushtrimeve, këtu jepet një Fjalorth anglisht-shqip, i organizuar sipas alfabetit, ku gjenden fjalët që kanë dalë për herë të parë në secilin mësim, si edhe fjalë të tjera të përdorura gjatë dhënies së shembujve, ose tek proverbat.Kjo metodë tani shoqërohet me një CD e regjistruar në Studiot e BBC, në cilin janë regjistrimet e 52 (pesëdhjetë e dy) mësimeve të metodës (shprehje dhe ndërtime idiomatike, bashkëbisedime, si edhe thënie dhe frazeologji) me folës të BBC.
Përsëri shprehim bindjen se kjo metodë që i paraqitet studentit shqiptar me të njëjtin titull "GJUHA ANGLEZE PER TE GJITHE", do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbajë një vend të qëndrueshëm midis metodave të shumta për mësimin e kësaj gjuhe.Për konsulta metodike e komente të tjera, lutemi të kontaktoni si më poshtë:E-mail: batobega @ gmail.com Batjar H.
Shënim: Gjuha angleze per te gjithe Audio CD (nuk përshihet në çmim)
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001506
Botuesi: Vernon Publishing
Botuesi: EDFA Botime
Referenca: SKU001502
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU001515
Botuesi: Vernon Publishing
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU001505
Botuesi: Vernon Publishing
Referenca: SKU000978
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU001513
Botuesi: Vernon Publishing
Referenca: SKU001504
Botuesi: Vernon Publishing
Botuesi: UEGEN
Referenca: SKU000222
Botuesi: Te tjere
Referenca: 2149
Botuesi: EDFA Botime
Botuesi: EDFA Botime
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU000224
Botuesi: Te tjere
check_circle
check_circle