Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Historia e Botes me 1000 objekte
  • Historia e Botes me 1000 objekte

Historia e Botes me 1000 objekte

Te tjere

Një libër krejt i veçantë e mjaft i bukur, që gjithkush do dojë ta ketë në shtëpinë e tij. Një vështrim i ri për historinë e botës, për qytetërimet e kulturat, që shihen nëpërmjet 1.000 objektesh të krijuara nga dora e njeriut gjatë pothuajse 20.000 vitesh: Nga sendet e jetës së përditshme, tek kryeveprat e kreativitetit njerëzor.

3 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia e Botës me 1000 objekte (kopertina e trashë)
Gjinia: Enciklopedi
Shqipëroi: Kujtim Ymeri, Jorgji Qirjako
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2015
Fq. 400
Pesha: 0.901 kg.
ISBN: 978-9928-136-33-6

Mbi librin

Një libër krejt i veçantë e mjaft i bukur, që gjithkush do dojë ta ketë në shtëpinë e tij.Një vështrim i ri për historinë e botës, për qytetërimet e kulturat, që shihen nëpërmjet 1.000 objektesh të krijuara nga dora e njeriut gjatë pothuajse 20.000 vitesh: Nga sendet e jetës së përditshme, tek kryeveprat e kreativitetit njerëzor.

Nga ora që Napoleoni e përdori për të koordinuar veprimet me gjeneralët e tij gjatë betejën së Vaterlosë, te vazot më të lashta kineze prej porcelani, nga Kushtetuta amerikane te Kodiku i Drezdenit i Majave.

"Historia e Botës me 1.000 Objekte" sjell një perspektivë krejt të re e origjinale për historinë e botës, duke na bërë të kuptojmë si kurrë ndonjëherë më parë se si kanë jetuar të parët tanë, se çfarë ata besonin e çfarë vlerësonin.

Detajet e librit
Te tjere
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Jeta

Si ta përdorim mendjen, William Walker Atkinson

Si ta përdorim mendjen është një libër ku autori ia ka dalë mbanë me sukses të plotë, të ndërthurë shkencoren me praktiken, anën thelbësisht mendore, me gjasat e shkëlqyera për t'in zbatuar në jetën e përditshme këshillate ofruara bujarisht prej tij, duke na e shpjeguar sakaq funskionimin e mendjes tonë në çdo tipar dhe veprim të saj hollësisht, me një...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Leksione amerikane, Italo Calvino

Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.
600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Misteri i mjellmës, Fatos Kongoli

Rutina e përditshme e inspektorit në agjencinë ku e kanë rekrutuar, tepër larg kësaj ëndrre, trazohet befas një ditë kur një e panjohur enigmatike, të cilën ai e mbiquan Mjellma, i nis një zarf të madh ku kishte një numër zarfesh të tjera dhe në njërin prej tyre, një letër me fakte tronditëse.
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Dieta e ADN-së, Damiano Galimberti

Përmbajtja e këtij libri nuk synon të zëvendësojë mendimin profesional të mjekut. Mbetet në dëshirën e lexuesit të përdorë informacionet e përcjella në këtë tekst.
1 300 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001599

Botuesi: Toena

Medaljet shqiptare (1914-2002), Artan Lame, vol. 1 dhe 2

Medaljet, së bashku me pullat dhe monedhat, përbëjnë një nga simbolet më shprehëse të "Unit" të një shteti, të përpjekjeve të tij për të afirmuar popullin e vet, veçantinë e tij, gjurmën e tij mbi Glob. Në rastin e Shtetit Shqiptar, gjejmë rikonfirmimin e përjetshëm të kësaj. 
12 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Biseda me Kafkën, Gustav Janouch

Dokument i papërsëritshëm dhe i pabjerrshëm, në faqet e të cilit regëtin magjepsja e një qyteti si Praga, sfond mbresë lënës i bisedave të Kafkës me mikun e tij riosh.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Për bukurinë e fëmijës suaj, Pëllumb Karagjozi

Ky libër ka qëllim t'i përgjigjet problemeve të nënave ose të kujtdo që kryen funksionin e nënës, edukatores, pra të kujtdo që mundet, në njëfarë mënyre, të ndihmojë fëmijën të rritet mirë dhe shëndetshëm. Në këtë libër, paraqiten shkurtimisht proceset e rritjes, tek i porsalinduri, te fëmija dhe tek adoleshenti.
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Përse të lexohen klasikët, Italo Calvino

Mbi të gjitha dua Stendalin pasi vetëm tek ai tensioni moral vetjak, tensioni historik, vrulli i jetës janë një gjë e vetme, tension linear romanesk. E dua Pushkinin, sepse është qashtërsi, ironi dhe seriozitet. E dua Heminguejin, sepse është dëshirë për lumturi, trishtim. E dua Stivensonin sepse duket sikur fluturon.
1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Truri idiot, Dean Burnett

Dhe përse, pas ndarjes suaj të fundit, e gjeni veten të kruspullosur në divan për ditë të tëra, dhe lëvizni veç për t’i fshirë hundët e lotët që vërshimthi ju shkojnë fytyrës?
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Për miqësinë, Ciceroni

Marcus Tullius Cicero, lindi më 3 janar të vitit 106 p.e.s dhe vdiq më 7 dhjetor të vitit 43 p.e.s. Ishte historian, filozof, politikan, orator dhe teoricien i Romës antike i lindur pranë Arpinos. Studioi në Romë për drejtësi dhe retorikë. Njohuritë e tij në artin e oratorisë dhe të filozofisë i plotësoi veçanërisht pas një udhëtimi që kishte bërë në...
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Letërsia dhe zotat, Roberto Calasso

I shkëlqyer, i frymëzuar, plot erudicion të lavdishëm, Letërsia dhe zotat është kulmi i studimeve të jetës së Roberto Calassos, për vendin dhe rolin që kanë zotat në imagjinatën njerëzore.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001065

Botuesi: Dituria

Historia e gjuhësisë, Robert H. Robins

Ky vëllim synon t'i japë lexuesit një pamje tërësore të rrethanave historike dhe të klimës kulturore, në të cilat panë dritën teoritë e ndryshme gjuhësore. Histori e gjuhësisë, natyrisht, por edhe histori e kulturës, që nga zanafilla në Greqinë e Lashtë, duke vijuar përmes zhvillimeve të botës romake, Mesjetës dhe Rilindjes deri në kohët moderne.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mitologjitë, Roland Barthes

Në fakt, çdo stepje për kulturën është një pozicion terrorist. Të jesh kritik me profesion dhe të shpallësh se nuk kupton asgjë nga ekzistencializmi apo marksizmi (sepse janë zakonisht këto filozofi që pohojmë se nuk kuptokemi), do të thotë ta shndërrosh verbërinë apo memecërinë tënde në aksiomë universale të perceptimit.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000638

Botuesi: Shtëpia e Librit

Një dhomë më vete, Virginia Woolf

Lexuar si dy leksione frymëzuese para studenteve të dy kolegjeve të vetme për vajza në Britaninë e Madhe në vitin 1928, Një dhomë më vete konsiderohet njëkohësisht një ese mbi shoqërinë, një ese mbi letërsinë dhe një roman modernist, një i tillë që përdor shkrimin si art dhe jo thjesht si mjet shprehës.
700 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000896

Botuesi: Toena

Enciklopedi Teatri & Kinematografia Shqiptare, Josif Papagjoni

Kjo enciklopedi përfshin individualitetet e spikatura të teatrit dhe kinematografisë shqiptare në hapësirën mbarëkombëtare: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj, sikundër dukuri e procese të zhvillimit të tyre historik, vlerësime për gjedhe, lloje e komponentë të veçantë të këtyre dy arteve, pajisur me burimet e domosdoshme bibliografike.
1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001172

Botuesi: Toena

Historia e ilustruar e botës

Historia e njerëzimit që nga zanafilla e deri në ditët e sotme. Qëllimi i vërtetë i përvojës njerëzore dhe shtrirja e madhe e kohës, mjaftojnë për të habitur historianët, ndërsa lexuesi i zakonshëm s'do të dinte nga t'ia mbante nëse do t'i duhej të shpjegonte sidomos ngjarjet më të fundit. 
2 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001537

Botuesi: Te tjere

Fjalor Enciklopedik për vreshtarinë dhe verëtarinë, Andrea Shundi

Fjalor mëse i përditësuar, me përcaktime dhe shtjellime për secilin term/zë. Paraqet mendësi dhe praktika të përparuara në teknologji, duke pasqyruar sa më thukët e qartë, visarin për vreshtarinë dhe verëtarinë. Përmban gjithë hapësirën që lidhet me: bio-morfologjinë e hardhisë, klimën dhe tokën, teknologjinë gjithëpërfshirëse të selitjes së hardhisë,...
1 200 Lekë
More
Ka mbaruar