Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
17,53  19,48 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,69  12,99 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Historia e gjuhësisë, Robert H. Robins
  • Historia e gjuhësisë, Robert H. Robins

Historia e gjuhësisë, Robert H. Robins

SKU001065
Dituria

Ky vëllim synon t'i japë lexuesit një pamje tërësore të rrethanave historike dhe të klimës kulturore, në të cilat panë dritën teoritë e ndryshme gjuhësore. Histori e gjuhësisë, natyrisht, por edhe histori e kulturës, që nga zanafilla në Greqinë e Lashtë, duke vijuar përmes zhvillimeve të botës romake, Mesjetës dhe Rilindjes deri në kohët moderne.

12,99 
11,69  Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Historia e gjuhësisë
Origjinali: A short history of linguistics
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Robert H. Robins
Shqipëroi: Genc Lafe
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2007
Fq. 376
Pesha: 0.407 kg.
ISBN: 978-99943-46-07-5

Mbi librin

Ky vëllim synon t'i japë lexuesit një pamje tërësore të rrethanave historike dhe të klimës kulturore, në të cilat panë dritën teoritë e ndryshme gjuhësore. Histori e gjuhësisë, natyrisht, por edhe histori e kulturës, që nga zanafilla në Greqinë e Lashtë, duke vijuar përmes zhvillimeve të botës romake, Mesjetës dhe Rilindjes deri në kohët moderne.

Tradita gjuhësore evropiane ka përfituar më së mirë nga lidhjet dhe kontaktet me traditat e tjera (indiane, kineze, arabe, hebraike), të cilave gjuhësia evropiane u detyrohet për ndihmesat e tyre shpeshherë me rëndësi vendimtare, si në rastin e veprave të gramatikanëve të lashtë indianë.

Ky botim i ri është pasuruar gjithashtu me një kapitull të ri mbi gjuhësinë e shekullit XX, i cili i hartuar në fund të shekullit të kaluar ndihmon për kryerjen e një bilanci mbi zhvillimet e kësaj disipline.

Mbi autorin

Robert H. Robins është profesor Emeritus i Gjuhësisë së Përgjithshme në Universitetin e Londrës. Ai është autor i mjaft veprave, ndër të cilat përmendim: "Ancient and Medieval Grammatical Theory in Europe" (1951), "The Byzantinë Grammarians, their place in histori" (1993), si dhe redaktor i shumë përmbledhjeve me ndihmesa mjaft të rëndësishme mbi çështje të ndryshme të gjuhësisë.

Detajet e librit
SKU001065
9789994346075
9789994346075
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Inxhinieria e brendshme, Sadhguru

Në librin e tij, Sadhguru jep ushtrime që do të ndihmojnë për të rimenduar kufirin e aftësive të dikujt, të bëheni një person më funksional dhe i shëndetshëm, por më e rëndësishmja, t'i mësoni ato se si t'i kryejnë ato në mënyrë korrekte.
14,03  15,58 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Si të punosh me veten, Dr. Nicole Lepera

Gjatë gjithë këtij procesi, lexuesit mund të njohin ndikimin e qëndrueshëm të përvojave dhe traumave të kaluara në marrëdhëniet, besimet dhe sjelljet aktuale. Këto sjellje mund t'i mbajnë njerëzit të mbërthyer në modele zhgënjyese, të dhimbshme bashkëvarësie dhe tradhtie ndaj vetvetes.
16,36  18,18 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Triumfi mbi kancerin, Taulant Hatia

Si matet suksesi kundër kancerit? Me gjatësinë e jetës? Mirëqenien dhe mungesën e dhimbjes? Aftësinë për të jetuar çdo ditë normalisht? Këto kritere përdorin mjekët e terapive ushqimore, kurse mjekësia tradicionale përqendrohet te kanceri dhe madhësia e tij.
5,84  6,49 
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Si përhapet pandemia, Paolo Giordano

Pandemia e CoViD-19-s mund të jetë emergjenca shëndetësore më e rëndësishme e epokës sonë. Na zbulon kompleksitetin e botës që popullojmë, të logjikave të saj sociale, ekonomike, ndërpersonale dhe psikike. Kjo që po kalojmë ka karakter mbiidentitar dhe mbikulturor. Kërkon një përpjekje fantazie që në një regjim normal nuk jemi mësuar ta kryejmë: ta shohim...
5,84  6,49 
More
Në gjendje

Referenca: 2339

Botuesi: Dituria

Historia e arkitekturës moderne, vol. 1, Bruno Zevi

Historia e arkitekturës moderne, shkruar nga Bruno Zevi më 1950, u ribotua për njëzet e pesë vjet me radhë pa rishikime themelore, megjithatë, ky traktat konsiderohej i pazëvendësueshëm për arkitektët, dashamirësit e artit dhe studentët në Itali dhe jashtë saj. 
29,22  32,47 
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000296

Botuesi: Cabej

Gjurmime filologjike, Matteo Mandala

Autori i është përmbajtur metodës së analizës (ekdotike) duke marrë në shqyrtim periudhën historike, përkatësinë siçiliane të autorëve, rrethanën përse veprat e tyre kanë mbetur të gjitha në dorëshkrim si dhe faktin që ato vepra dokumentojnë njërën prej fazave më të begata e më të dobishme të historisë së albanologjisë, atë të origjinës.
9,35  10,39 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2813

Botuesi: Naimi

Studime filologjike per letersine romantike arbereshe, Matteo Mandala

Në librin "Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe" të Matteo Mandalá gjithçka është e re për lexuesin shqiptar. Të reja janë leximet e trashëgimit letrar në botën arbëreshe, prej veprave të De Radës, Gavril Darës, Zef Skiroit, Frangjisk Santorit, Emanuele Bideras dhe autorëve më të hershëm si Nikollë Keta e Nikollë Filja.
11,69  12,99 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Gjuha shqipe dhe historia e saj, Shaban Demiraj

Gjuhëtar, profesor, akademik, anëtar i ASHAK, Mësues i Popullit. Në vitet 1993 – 1997 ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Lindi në Vlorë. Kreu shkollën e mesme (medresenë) në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik Dyvjeçar (1946 – 1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik...
35,06  38,96 
More
Ka mbaruar