Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
gjurmime filologjike, matteo mandala
  • gjurmime filologjike, matteo mandala

Gjurmime filologjike, Matteo Mandala

SKU000296
Cabej

Autori i është përmbajtur metodës së analizës (ekdotike) duke marrë në shqyrtim periudhën historike, përkatësinë siçiliane të autorëve, rrethanën përse veprat e tyre kanë mbetur të gjitha në dorëshkrim si dhe faktin që ato vepra dokumentojnë njërën prej fazave më të begata e më të dobishme të historisë së albanologjisë, atë të origjinës.

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 790 Lekë Up to 2 370 Lekë
800 Lekë
720 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Gjurmime filologjike për letërsinë e vjetër arbëreshe
Origjinali: Gjurmime filologjike për letërsinë e vjetër arbëreshe
Gjinia: Gjuhësi
Autori: Matteo Mandalá
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2006
Fq. 386
Pesha: 0.464 kg
ISBN: 978-99927-33-74-8

Mbi librin

Ky libër përmbledh punime bashkëkohore lidhur me letërsinë e vjetër arbëreshe, disa të botuara së fundmi dhe disa të tjera që botohen këtu për herë të parë. Autori i është përmbajtur metodës së analizës (ekdotike) duke marrë në shqyrtim periudhën historike, përkatësinë siçiliane të autorëve, rrethanën përse veprat e tyre kanë mbetur të gjitha në dorëshkrim si dhe faktin që ato vepra dokumentojnë njërën prej fazave më të begata e më të dobishme të historisë së albanologjisë, atë të origjinës.

Kjo vepër, e cila mund të shfrytëzohet edhe si një manual i përmbledhur filologjie, synon ta sjellë këtë metodë studimore si një risi, "sidomos atje ku për disa dhjetëvjeçarë të luftës ideologjike qe lënë më dashje në hije".

Duke iu përmbajtur kësaj metode në botimet kritike të veprave të autorëve më në zë të letërsisë romantike arbëreshe, nga Jeronim de Rada te Zef Serembe, nga Gavril Dara i Riu te Zef Skiroi, nga Françesko Krispi Glaviano te Françesko Antonio Santori, lexuesve iu jepen këto vepra në formën e tyre të pacënuar.

Mbi autorin

Matteo Mandalá ka lindur më 1958 në Horë t'Arbëreshvet (Piana degli Albanesi) në Siçili dhe është profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos. Ka dhënë mësim edhe në disa universitete të tjera të Italisë: Kalabri, Pisa, Bari, Lecce dhe Messina. Pjesëmarrës i rregullt thuajse në gjithë kongreset albanologjike të mbajtura në Itali, është organizator i seminareve të albanistikës në Palermo, Bari e Lecce.

Drejton gjerdanin e botimeve "Albanica" themeluar nga A. Guzzeta; është autor i rreth 30 botimeve të ndryshme, ndër të cilat punime për Kodikun e Chieutit e për autorë arbëreshë si Da Lecce, Skiró, Matranga, Guzzeta, Keta, Filja, Brankati. Përmendim gjithashtu esenë "Disa vërejtje mbi poezitë e Camajt" dhe përmbledhjen antologjike "Kënka të përshpyrtshme të Shqyptarve të Siqilis".

Detajet e librit
Cabej
SKU000296
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2333

Botuesi: Argeta LMG

Visare shqiptare, fjalë të urta, vol. 2

Populli ynë në shekuj ka pasur shkëlqimet e veta në fushën e artit dhe të kulturës. Dëshmia më e gjallë për këtë janë edhe krijimet e ngritura prej tij në rrjedhën e shekujve deri në ditët tona, të asaj pasurie, që ne shqiptarët e thërrasim me krenari: “Visare të kombit”.
1 125 Lekë 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Valët e detit, Spiro Risto Dine

Vepra është shumë e rrallë, botim i vitit 1908. Në të janë përmbledhje nga këngët folklorike që Spiro Dine ka grumbulluar. Lidhja e librit është e mirë (pavarësisht nga koha e gjatë e kaluar). Faqet e librit janë të zverdhura për shkak të kohës së kaluar.
6 300 Lekë 7 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: K & B

Në mbrojtje të arsyes albanologjike

...përmes këtij libri, albanologët Bardhyl Demoraj, Dhori QIriazi, Aristotel Spiro, Mimoza Kore, Edon Qesari, Enkeleida Kapia, Marek Majer dhe Ardian Vehbiu do të ndihmojnë lexuesin për t'u orientuar përballë kritikave kaotike anti-albanologjike prej amatorëve. 
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000422

Botuesi: Cabej

Fjalor dialektor, Pano Tase

Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ.
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001886

Botuesi: Botart

Ex Libris Scodrae, Elektra Capaliku

Elektra Çapaliku, me titullin kuptimplotë "EX LIBRIS SCODRAE", si një punim shkencor me burime të vjetra e të reja i ndarë në tetë kapituj. Kapitujt të ndarë në nënkapituj të vegjël, gjë që për autoren e librit është konceptuar në mënyrë që të ofrojë lexuesve të këtij libri një lexim sa më fuksional të tij.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar