• Banner

  • Ka mbaruar
Fjalor Enciklopedik per vreshtarine & veretarine, Andrea Shundi
  • Fjalor Enciklopedik per vreshtarine & veretarine, Andrea Shundi

Fjalor Enciklopedik për vreshtarinë dhe verëtarinë, Andrea Shundi

Fjalor mëse i përditësuar, me përcaktime dhe shtjellime për secilin term/zë. Paraqet mendësi dhe praktika të përparuara në teknologji, duke pasqyruar sa më thukët e qartë, visarin për vreshtarinë dhe verëtarinë. Përmban gjithë hapësirën që lidhet me: bio-morfologjinë e hardhisë, klimën dhe tokën, teknologjinë gjithëpërfshirëse të selitjes së hardhisë, mjetet dhe paisjet që përdoren në vreshtari.

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Fjalor Enciklopedik për vreshtarinë dhe verëtarinë (kopertinë të trashë)
Origjinali: Fjalor Enciklopedik per vreshtarine dhe veretarine
Gjinia: Enciklopedi
Autori: Andrea Shundi
Shtëpia botuese: Dita 2000
Viti: 2010
fq. 466
Pesha: 0.904 kg
ISBN: 978-99956-92-04-9

Mbi librin

Fjalor i përditësuar me përcaktime dhe shtjellime. Përmban 3300 zëra e sinonime në shqip, anglisht dhe italisht, i shoqëruar me fjalë të urta e thënie. Materiali gjuhësor shoqërohet me foto e skica. Paraqiten 110 kultivarë dhe ekotipe hardhish vendase. Po ashtu, trajtohen 170 zëra, sinonime e fjalë të urta për vreshtarinë dhe verëtarinë.

Fjalor mëse i përditësuar, me përcaktime dhe shtjellime për secilin term/zë. Paraqet mendësi dhe praktika të përparuara në teknologji, duke pasqyruar sa më thukët e qartë, visarin për vreshtarinë dhe verëtarinë. Përmban gjithë hapësirën që lidhet me: bio-morfologjinë e hardhisë, klimën dhe tokën, teknologjinë gjithëpërfshirëse të selitjes së hardhisë, mjetet dhe paisjet që përdoren në vreshtari.

Nuk lihet gjë mangut nga veprimtaria vreshtare. Ndërkaq, verëtaria trajtohet e ndërthurur me vreshtarinë sikurse veprohet në praktikën ndërkombëtare sepse këto dy veprimtari përbëjnë një të tërë organike dhe plotësojnë njëra tjetrën. Nëpërmjet zërave përkatës, trajtohen të gjitha hallkat e prodhimit të verës, nga shtypja e rrushit dhe tharmimi i mushtit deri tek fisnikërimi i verës, nga moshimi dhe ruajtja deri tek tregtimi dhe mënyrat e ngjërimit e shijimit të verës.

Fjalor i parë i kësaj natyre në botimet shqiptare, përbën sintezë jo vetëm të njohurive të autorit por edhe të praktikave sa tradicionale aq bashkohore, të botimeve të viteve 2000. Fjalori përmban 3300 terma dhe sinonime të tyre, duke paraqitur pasurinë gjuhësore dhe atë profesionale të trojeve shqiptare, përfshirë Kosovën (për shembull çejze, gixhë, hark, kacë, kalavesh, piklavje, plakrricë, plandë, pokanje, polluvin), Luginën e Preshevës, Maqedoninë, Malin i Zi, Çamërinë (për shembull botë, kalistër, kallathe, kllarisje, trikul), arbëreshët në Itali dhe arbërorët në Greqi. Në këtë Fjalor, fjala shqipe ndihet më mirë, si e grumbulluar në familje; po ashtu lexuesi sepse mund të gjejë edhe fjalën e trevës së vet.

Termat, krahas paraqitjes në shqip, janë edhe në gjuhët anglisht e italisht. Shumica e termave shoqërohen me fjalë të urta dhe thënie, duke ndriçuar më tej përmbajtjen e tyre. Po ashtu, të 258 fotot me ngjyra dhe skicat, përplotësojnë përmbajtjen e Fjalorit.

Në Shtojcë paraqiten: lista me 90 ekotipe vendase të hardhisë, 161 terma-sinonime-fjalë të urta në arbërisht, lista me 93 terma dhe fjalë të tjera të shqipëruara. Në Fjalor paraqiten 110 kultivarë më të përhapur në vreshtarinë shqiptare dhe ekotipe hardhish që seliten në Shqipëri e Kosovë. Shtjellohen 170 zëra, sinonime dhe fjalë të urta arbëreshe e arbërore që kanë të bëjnë me vreshtarinë e verëtarinë.

Librat dhe traktatet e përdorur për hartimin e Fjalorit arrijnë shumën 62, shumica të botuar në vitet '2000. Spikasin 35 fjalorë dhe enciklopedi, nga të cilët 20 në gjuhën shqipe. Parathënia në Fjalor është shkruar nga prof. dr. Resmi Osmani i cili është i mirënjohur në vreshtarinë shqiptare. Recenzentë të Fjalorit janë profesor R. Osmani, prof. ass. Lush Susaj dhe dr. Taso Nini. Redaktor është filologu Altin Haxhinasto ndërsa arti grafik i përket Nikolin Hanxharit.

Fjalori përmban 464 faqe, me përmasa 17 x 25 cm dhe lidhja e librit është me kapak kartoni të trashë e të fortë. Fjalori priret drejt përcaktimeve normative, për sa i përket termave dhe përkufizimeve e mendësive për to. Nga njohuritë e Fjalorit, mëtohet të përfitojnë jo vetëm studentët, specialistët, vreshtarët-verëtarët profesionistë, por edhe prodhuesit shtëpiakë e dashamirësit e shumtë të cilët ushqehen e shijojnë rrushin dhe verën.

Fragmente nga Fjalori

KRASITJE -Krasitës = Vreshtar i cili është mjeshtër për krasitjen e hardhive. "Tokën le të ma punojë kush të dojë, por imzot të më krasisë". Sin: Kijs, Kiztar. Angl. Pruner dhe Ital. Potatore. -Krasitje = Prerje e përvitshme e pjesëve të padëshiruara të lastarëve dhe të shermendeve në hardhi. Krasitja kryhet me qëllim drejtimi dhe kontrollimi të madhësisë, fuqisë, prodhimit të hardhisë.

Rregullon ngarkesën me sytha dhe programon sipërfaqen gjethore, lehtëson vjeljen e rrushit, i shërben përmirësimit të hershmërisë dhe cilësisë së rrushit, e përmban vrullin e polarësisë në hardhi. Krasitja është veprimtaria agroteknike më e rëndësishme dhe cilësore në vreshtari. Dallohet krasitja dimërore nga ajo verore. Shembullim për mjeshtrinë e krasitjes: në kurorë të vogël, të rrallë e me pak gjethe, por lastarë të rritur hovshëm; krasitësi i lë shermendet me më shumë nyja se viti paraardhës.

Mundësohen më shumë lastarë frutorë, që edhe ngadalësojnë rritjen, për shkak të konkurrencës. Besohet se krasitja është përdorur qysh 4-5 vjet përpara, fillimisht nga egjiptianët. "Hardhinë sa më tepër me kitë, aq më shumë ka me qitë". Sin: Çakitje, Çakosje, Dëlirje, Kiemje, Kimje, Kije, Kinje (arb), Kitje, Kllaritje, Krahitje, Krastitje, Krashtitje, Prerje, Rrungonje (arb), Shkëmesje (arb), Shytim, Vilasje, Vilatje, Zvilatje. Angl. Pruning dhe Ital. Potatura, Roncatura. -Krasitje dimërore = --Krasitje dyherëshe = -Krasitje e bashkërenduar = -Krasitje e drejtpeshuar = -Krasitje sipas kultivarit = -Krasitje për rrush tryeze = -Krasitje e fidanëve = -Krasitje e gjatë = -Krasitje verore = -Krasitje e mekanizuar = -Krasitje e prodhimit = -Krasitje e rëndë = -Krasitje e rrë njëzave = -Krasitje e shkurtër = -Krasitje me çepa = -Krasitje më teknike = --Krasitje në rast dëmtimi = -Krasitje përtëritëse = THARMIM -Tharm = -Tharm i përzgjedhur = -Tharm nisës = -Tharmim = Proces biokimik i dendur dhe i fuqishëm, katalitik, zbërthyes i lëndës organike, sheqerit (glukozës dhe fruktozës) në musht. Tharmimi, sheqerin e shndërron në alkool, gaz karbonik dhe ngrohtësi, duke na dhënë verën e kërkuar. Kryhet me anë të disa lloje gjallesa shumë të vogla, të tharmeve. Sin: Fermentim, Ngridhje (arb), Tharmëtim. Ang. Fermentation dhe Ital. Fermentazione. -Tharmim alkoolik = -Tharmim dytësor = -Tharmim me kokrra = -Tharmim i vileve të tëra= -Tharmim i zgjatur = -Tharmim me rrush = -Tharmim në të ftohtë = -Tharmuese

Mbi autorin

Prof. Dr. Andrea Shundi lindi në Tiranë më 1934. Mbas përfundimit të gjimnazit, studimet për agronomi i kreu në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Nga 43 vjet veprimtari (1956-99) deri sa doli në pension, gjysmën e zhvilloi në institucione shkencore: Instituti i Kërkimeve Bujqësore në Lushnjë (1956-60, bashkëpuntor shkencor), Universiteti Bujqësor (1980-92, ligjërues, dekan i fakultetit), Akademia e Shkencave (1994-99, sekretar shkencor i seksionit dhe kryeredaktor i revistës "AJNTS" në anglisht).

Gjatë periudhës tjetër punoi në ekonomi bujqësore dhe administratë teknike, kryesisht në M.e Bujqësisë (1964-75, kryeagronom, drejtor i shkencës, kryeredaktor i "Buletini i Shkencave Bujqësore"). Veprimtarinë shkencore e përqendroi në prodhimin foragjer dhe në vreshtari-verëtari. Kumtues në 34 kuvende shkencore kombëtare dhe në 18 ndërkombëtare, pjesëmarrës në 17 studime dhe projekte kombëtare.

Ligjërues në universitetet e Viterbos dhe Potencës Itali) dhe të Selanikut (Greqi). Bashkëorganizues i: "Konferenca Kombëtare e Shkencave Bujqësore (1975), simpoziumi "Shkencat Agronomike në Zhvillimet e Reja Ekonomike të Shqipërisë (1991), nëntë seminare mbarëkombëtare për vreshtarinë dhe verëtarinë (2002-2010).

Veprimtaria botuese e profesor Shundit përfaqësohet me 43 libra (nga të cilët dy në anglisht) dhe tekste, me vëllim 9200 faqe; krahas tyre janë 27 artikuj shkencorë dhe 128 artikuj teknikë, një pjesë të botuar në revista ndërkombëtare dhe në proceedings të kongreseve.

Spikatin nëntë librat e viteve 2000: "Bujqësia dhe veprimi agronomik në troje shqiptare", "Prodhimi foragjer në zonën e ftohtë", "Jetë agronomike", "Vreshtaria praktike", "Fjalor shtjellues për vreshtarinë-verëtarinë", "Fjalë të urta për vreshtarinë-verëtarinë dhe shtjellime teknike", "Prodhimi shtëpiak i rrushit dhe i verës", "Fjalor enciklopedik për vreshtarinë-verëtarinë", "Vreshta dhe kantina shqiptare". Profesor Shundi është nderuar me Urdhërin "Mjeshtër i Madh" (2010), akorduar nga Presidenti i Republikës z. Bamir Topi.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001537

Referencat specifike

isbn
9789995692049
ean13
9789995692049
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001536

Botuesi: Onufri

Prodhimi shtëpiak i rrushit dhe i verës, Andrea Shundi

Libri përbëhet nga gjashtë pjesë, me zanafillë selitjen e hardhisë dhe prodhimin e rrushit, deri në përftimin e verës-ruajtjen-shijimin e saj, pjellë e mendjes dhe e duarve tuaja. Në "Veçanti të prodhimit shtëpiak të rrushit spikatin përshkrimi i 42 kultivarëve dhe kloneve më të përhapura të hardhive, përse dhe si krasiten hardhitë, si mbrohen nga...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU002054

Botuesi: Te tjere

Wisdom from vine and wine, Andrea Shundi, Ahmet Osja

Libri paraqet 600 fjalë të urta nga brumi i shqipes që lidhen me vreshtarinë dhe verëtarinë, shoqëruar me shtjellimin agronomik për rritjen e hardhisë dhe prodhimin e rrushit si edhe me shtjellimin enologjik për prodhimin dhe shijesimin e verës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
6 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU002054

Botuesi: Te tjere

Wisdom from vine and wine, Andrea Shundi, Ahmet Osja

Libri paraqet 600 fjalë të urta nga brumi i shqipes që lidhen me vreshtarinë dhe verëtarinë, shoqëruar me shtjellimin agronomik për rritjen e hardhisë dhe prodhimin e rrushit si edhe me shtjellimin enologjik për prodhimin dhe shijesimin e verës.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001536

Botuesi: Onufri

Prodhimi shtëpiak i rrushit dhe i verës, Andrea Shundi

Libri përbëhet nga gjashtë pjesë, me zanafillë selitjen e hardhisë dhe prodhimin e rrushit, deri në përftimin e verës-ruajtjen-shijimin e saj, pjellë e mendjes dhe e duarve tuaja. Në "Veçanti të prodhimit shtëpiak të rrushit spikatin përshkrimi i 42 kultivarëve dhe kloneve më të përhapura të hardhive, përse dhe si krasiten hardhitë, si mbrohen nga...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)