- Çmim i zbritur
- Ka mbaruar

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Libri përbëhet nga gjashtë pjesë, me zanafillë selitjen e hardhisë dhe prodhimin e rrushit, deri në përftimin e verës-ruajtjen-shijimin e saj, pjellë e mendjes dhe e duarve tuaja. Në "Veçanti të prodhimit shtëpiak të rrushit spikatin përshkrimi i 42 kultivarëve dhe kloneve më të përhapura të hardhive, përse dhe si krasiten hardhitë, si mbrohen nga parazitët dhe prapësisë e motit etj.
Titulli: Prodhimi shtëpiak i rrushit dhe i verës (kopertinë e trashë)
Origjinali: Prodhimi shtëpiak i rrushit dhe i verës
Gjinia: Vreshtari, vitikulturë
Autori: Andrea Shundi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2008
fq. 472
Pesha: 0.829 kg
ISBN: 978-99943-42-55-6
Libri përbëhet nga gjashtë pjesë, me zanafillë selitjen e hardhisë dhe prodhimin e rrushit, deri në përftimin e verës-ruajtjen-shijimin e saj, pjellë e mendjes dhe e duarve tuaja. Në "Veçanti të prodhimit shtëpiak të rrushit spikatin përshkrimi i 42 kultivarëve dhe kloneve më të përhapura të hardhive, përse dhe si krasiten hardhitë, si mbrohen nga parazitët dhe prapësisë e motit etj.
Shquhen krerët e emërtuar "Pjergullat dhe Ereket", "Selitja e pjergullave për rrush tryeze", "Selitja e hardhive në treva me klimë të ftohtë". Në "Prodhimi shtëpiak i verës", paraqiten teknologji për prodhim-përmirësim-ruajtje verërash, në shkallë artizane familjare.
Në "Vreshtari dhe verëtari organike" shtjellohen mundësitë dhe leverditë e kësaj veprimtarie, mëse të mundshme në prodhimin shtëpiak. Në pjesën e katërt do të gjeni si prodhohet rrushi dhe vera nga pogradecarët e nartiotët, nga autori i librit, nga hungarezët.
Në pasqyra dhe shtojca, paraqiten tregues më të hollësishëm dhe plotësues, lidhur me çka është shkruar në libër. Në pjesën e gjashtë do të gjeni Fjalësin me 215 terma e fjalë teknike dhe po aq sinonime të tyre, duke ndihmuar veçanërisht vreshtarët-verëtarët jo profesionistë. Po ashtu, paraqitet Adresari, me shoqëritë dhe institucionet që merren me shkollimin-tregtimin e fidanëve-pajisjet dhe veglat për vreshtari-verëtari në Shqipëri e Kosovë.
Në libër, krahas shtjellimeve se si prodhohet rrushi dhe vera, do të kënaqeni edhe me si leverdis që këto të prodhohen e përpunohen. Të jesh i dhënë mbas natyrës dhe gjallesave sikurse hardhia, rrushi e vera, kërkon njohuri, aftësi e vëmendje. Mjeshtria dhe arti i prodhimit të tyre, ngjizet jo vetëm nëpërmjet përvojës por edhe duke lexuar siç është libri "Prodhimi shtëpiak i rrushit dhe i verërs".
Ky libër është mëse i kërkuar sepse prodhimi shtëpiak i rrushit dhe i verës bën pjesë në traditën dhe kulturën mbarëshqiptare, sepse ky prodhim ka natyrë artizane dhe familjare. Prodhimi shtëpiak spikat punën mjeshtërore dhe lidhjen e njerëzve me natyrën, shton të ardhurat dhe ushqimin e pijet cilësore-pa ndotje, që familja përdor.
Shqiptarët merren me prodhimin shtëpiak të rrushit e verës sepse duan të shijojnë diçka nga veprimtaria e tyre, për më tepër shumë më të lirë e cilësor ndaj prodhimit të tregut. Parathënien e librit e ka shkruar Aleko Minga, profesori dhe matematikani i mirënjohur edhe në botën letrare. Redaktor është filologu Altin Haxhinasto. Libri përmban 471 faqe në përmasa 15 x 23 cm, shoqëruar me 48 foto me ngjyra, lidhur mirë në kapak kartoni të trashë e të fortë.
"Qysh shumë vite më parë jam befasuar me botimet e specialistit dhe shkencëtarit të mirënjohur Andrea Shundi, për saktësinë shkencore, stilin e veçantë dhe elegancën e të shkruarit, ku shkencorja me artistiken ndërthuren."
Velesin Peçuli
"Një libër i konceptuar për kulturën e madhe mesdhetare dhe shqiptare të rrushit dhe verës, kaq thelbësore në jetën njerëzore. Ky libër i shkëlqyer është një vepër e sintezës së natyrës, i proverbave diturake, që hedhin dritë mbi një botëkuptim të lashtë e modern, për rrushin dhe verën."
Moikom Zeqo
"Ky libër është si pemët, që piqen vonë në vjeshtë, kur kanë thithur ushqimet dalëngadalë nga druri që e ka mbajtur, qysh kur çel lulja e lidhet kokrra. Vepra të tilla përmbajnë diturinë dhe përvojën e grumbulluar gjatë një jete."
Emil Lafe
Prof. Dr. Andrea Shundi lindi në Tiranë më 1934. Mbas përfundimit të gjimnazit, studimet për agronomi i kreu në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Nga 43 vjet veprimtari (1956-99) deri sa doli në pension, gjysmën e zhvilloi në institucione shkencore: Instituti i Kërkimeve Bujqësore në Lushnjë (1956-60, bashkëpuntor shkencor), Universiteti Bujqësor (1980-92, ligjërues, dekan i fakultetit), Akademia e Shkencave (1994-99, sekretar shkencor i seksionit dhe kryeredaktor i revistës "AJNTS" në anglisht).
Gjatë periudhës tjetër punoi në ekonomi bujqësore dhe administratë teknike, kryesisht në M.e Bujqësisë (1964-75, kryeagronom, drejtor i shkencës, kryeredaktor i "Buletini i Shkencave Bujqësore"). Veprimtarinë shkencore e përqendroi në prodhimin foragjer dhe në vreshtari-verëtari. Kumtues në 34 kuvende shkencore kombëtare dhe në 18 ndërkombëtare, pjesëmarrës në 17 studime dhe projekte kombëtare.
Ligjërues në universitetet e Viterbos dhe Potencës Itali) dhe të Selanikut (Greqi). Bashkëorganizues i: "Konferenca Kombëtare e Shkencave Bujqësore (1975), simpoziumi "Shkencat Agronomike në Zhvillimet e Reja Ekonomike të Shqipërisë (1991), nëntë seminare mbarëkombëtare për vreshtarinë dhe verëtarinë (2002-2010).
Veprimtaria botuese e profesor Shundit përfaqësohet me 43 libra (nga të cilët dy në anglisht) dhe tekste, me vëllim 9200 faqe; krahas tyre janë 27 artikuj shkencorë dhe 128 artikuj teknikë, një pjesë të botuar në revista ndërkombëtare dhe në proceedings të kongreseve.
Spikatin nëntë librat e viteve 2000: "Bujqësia dhe veprimi agronomik në troje shqiptare", "Prodhimi foragjer në zonën e ftohtë", "Jetë agronomike", "Vreshtaria praktike", "Fjalor shtjellues për vreshtarinë-verëtarinë", "Fjalë të urta për vreshtarinë-verëtarinë dhe shtjellime teknike", "Prodhimi shtëpiak i rrushit dhe i verës", "Fjalor enciklopedik për vreshtarinë-verëtarinë", "Vreshta dhe kantina shqiptare". Profesor Shundi është nderuar me Urdhërin "Mjeshtër i Madh" (2010), akorduar nga Presidenti i Republikës z. Bamir Topi.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU001539
Botuesi: Te tjere
Referenca: 2971
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU002054
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU001537
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU001537
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU001539
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU002054
Botuesi: Te tjere
Referenca: 2971
Botuesi: Te tjere
Libri përbëhet nga gjashtë pjesë, me zanafillë selitjen e hardhisë dhe prodhimin e rrushit, deri në përftimin e verës-ruajtjen-shijimin e saj, pjellë e mendjes dhe e duarve tuaja. Në "Veçanti të prodhimit shtëpiak të rrushit spikatin përshkrimi i 42 kultivarëve dhe kloneve më të përhapura të hardhive, përse dhe si krasiten hardhitë, si mbrohen nga parazitët dhe prapësisë e motit etj.
check_circle
check_circle