Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
17,53  19,48 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,69  12,99 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Artemis Fowl 4 - Mashtrimi i Opalit, Eoin Colfer
  • Artemis Fowl 4 - Mashtrimi i Opalit, Eoin Colfer

Artemis Fowl 4, Mashtrimi i Opalit, Eoin Colfer

SKU000474
Botimet Dudaj

Krijesat e magjepsura të Popullit të Vogël kanë fshirë çdo kujtim të botës së tyre nga mendja e së vetmes qenie njerëzore të cilit i trembeshin: gjeniut kriminal Artemis Fowl.

9,09 
8,18  Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Artemis Fowl 4, Mashtrimi i Opalit
Original: Artemis Fowl, The Opal Deception
Gjinia: Roman
Autori: Eoin Colfer
Shqipëroi: Elona Mistrovica
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2008
Fq. 356
Pesha: 0.291 Kg

Mbi romanin

Opali u shtri përsëri mbi divan. Pas pak çdo gjë do të shkonte në vendin e duhur. Pas pak armiqtë e saj do të ishin të gjithë të vdekur ose të diskretituar. Dhe, sapo të lidheshin edhe fijet e fundit, ajo do të mund të fillonte jetën e saj të re. Përkëdheli majën e mprehtë të veshëve. Kushedi se ç'pamje do të kem, pyeti veten, kur të shndërrohem në një qenie njerëzore.

Krijesat e magjepsura të Popullit të Vogël kanë fshirë çdo kujtim të botës së tyre nga mendja e së vetmes qenie njerëzore të cilit i trembeshin: gjeniut kriminal Artemis Fowl. Por tani ata kanë nevojë për ndihmën e tij... dhe sa më shpejt.

Xhindja e pabesë Opal Koboi po planifikon shkatërrimin e botës. Për ta ndalur atë, duhet çliruar kapitenia Magjistricë Shtupë nga akuzat e vrasjes, duhet të organizohet arratisja nga burgu e një xhuxhmaxhuxhi kleptoman si dhe të fitohet aleanca e një centauri tejet të zgjuar që për momentin nuk ka dijeni për asgjë. Sikur vetëm Artemisi të mund të kujtonte, sepse fati i gjithë atyre krijesave të çuditshme varet nga ai.

Mbi autorin

Eoin Colfer ka lindur në Irlandë, në Wexford, në vitin 1965. Ka qenë mësues për pesëmbëdhjetë vjet dhe, pasi ka jetuar në Tunizi, Itali dhe Arabi Saudite, është kthyer përfundimisht në qytetin e tij të lindjes. Ka filluar të shkruajë që në moshë të re (komedi, në të cilat i detyronte shokët e tij që të luanin rolet e aktorëve) dhe pa u ndalur, deri sa arriti suksesin e parë të madh në vendin e tij me romanin Benny dhe Omar. Por, falë aventurave të Artemis Fowlit ky shkrimtar është bërë i njohur në të gjithë botën. Pas shitjes së miliona librave anë e mbanë botës, saga e Artemisit po shndërrohet në një film të jashtëzakonshëm nga Miramax dhe të prodhuar nga Robert De Niro.

Detajet e librit
SKU000474
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000056

Botuesi: Botimet Dudaj

Kryezoti i Unazave, Besëlidhja e Unazës, Libri i parë, J. R. R. Tolkien

Një hobitasi të vogël nga Krahina, Frodos i besohet një deturë e jashtëzakonshme. Ai duhej të bënte një udhëtim të rrezikshëm në Epokën e Tretë të Dheut të Mesëm drejt Kullës së Zezë të Mordorit, ku duhej të shkatërronte Unazën e Pushtetit, e vetmja gjë që mund të parandalonte sundimin e lig të Kryezotit të zi.
14,03  15,58 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000505

Botuesi: OMSCA-1

Nje udhetim me Kon Tikin, Tor Hejerdall

I lindur në vitin e largët 1914, Thor Heyerdahl, etnolog me famë botërore, u bë i famshëm për aventurën e tij me anijen Kon Tiki. Në vitin 1947, Heyerdahl dhe pesë të tjerë u nisën për një udhëtim transoqeanik nga ishujt e Polinezisë në Amerikën e jugut, për të vërtetuar se edhe njerëzit e lashtë qenë në gjendje të kalonin oqeanin.
5,84  6,49 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 7, Sëmundja e Atlantidës, Eoin Colfer

Eoin Colfer ka lindur dhe është rritur në Wexford, në juglindje të Irlandës. Se si ka ndodhur që ai të shndërrohet në biografin zyrtar të Artemis Fowl-it, ende vazhdon të mbetet një mister. Colfer-i vazhdon të këmbëngulë duke thënë se ishin avokatët e Fowl-it ata që ia bënë këtë ofertë.
8,18  9,09 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Jeronim Stilton, Janë Krishtlindjet, Stilton!

Gjithçka dukej gati për darkën e Krishtlindjeve me familjen time. Oh, i gjori unë, ç'prag i pabeueshëm Krishtlindjesh që më priste! Mblodha njëqind mijë bombone me djathë, një kamion më shkeli bishtin, madje më mori flakë edhe shtëpia. Por sa shumë brejtës më erdhën në ndihmë!
5,84  6,49 
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000053

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 1, Thesari i Popullit, Eoin Colfer

Kush është Artemis Fowl – i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të lozë me teknologjinë ashtu si të tjerët lozin me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme.
9,35  10,39 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000473

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 3, Kodi i Perjetesise, Eoin Colfer

Këtë herë Artemis Fow-li ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje që të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm.
8,18  9,09 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001726

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 6, Paradoksi i Kohes, Eoin Colfer

Artemis Fowl - i...Le të themi se ky gjeni kriminal në moshë të re i njëh mjaft mirë telashet. Madje i tërheq ato sikur të jetë magnet. Është përballur me gjithçka: trollë njeringrënës, të armatosur dhe të rrezikshëm (përveç superteknologjisë), krijesa të magjishme, goblinë zjarrlëshues..
9,35  10,39 
More
Ne gjendje