• Banner

Artemis Fowl 7, Sëmundja e Atlantidës, Eoin Colfer

Eoin Colfer ka lindur dhe është rritur në Wexford, në juglindje të Irlandës. Se si ka ndodhur që ai të shndërrohet në biografin zyrtar të Artemis Fowl-it, ende vazhdon të mbetet një mister. Colfer-i vazhdon të këmbëngulë duke thënë se ishin avokatët e Fowl-it ata që ia bënë këtë ofertë.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Artemis Fowl dhe Sëmundja e Atlantidës, vëllimi i shtatë
Origjinali: Artemis Fowl: The Atlantis Complex
Gjinia: Roman
Autori: Eoin Colfer
Shqipëroi: Elona Mistrovica
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2013
Fq. 368
Pesha: 0.301 kg
ISBN: 978-99943-0-322-9

Fragmet nga libri

Nga: Colfer Eoin (dhe, meqë ra fjala, shqiptohet Ouen)
I dërguar: Dje natën
Për: Botën (mbi dhe nën sipërfaqe)
Subjekti: Përditësim (i rëndësishëm dhe urgjent) mbi Artemis Fowl-in

Gjeniu kriminal Artemis Fowl ka thirrur një grup të zgjedhur përfaqësuesish të Popullit të mblidhen në Islandë. Por kur fillon të paraqesë shpikjen e tij të fundit për ta shpëtuar Tokën nga ngrohja globale, të gjithëve iu duket i tjetërsuar.
I ka ndodhur diçka e tmerrshme.

Artemisi është bërë i mirë.

Banorët e botës së nëntokës diagnostikojnë një sulm të egër të Sëmundjes së Atlantidës (që për ju dhe për mua është një çrregullim i personalitetit të shumfishtë). Praktikisht zhytja e vazhdueshme në magji ia ka dëmtuar mendjen. Dhe tani qyteti i nëndheshëm i Atlantidës rrezikon të sulmohet nga një ushtri robotësh të këqij, ndërsa varianti i mirë i Artemisit nuk di t'i luftojë ata.

Tashmë problemi qëndron tek të kuptuarit nëse kapitenia Magjistricë Shtupë e Policisë Heroike të Lirë do të jetë në gjendje ta kthejë pas Artemisin e vërtetë, përpara se sa robotët misteriozë të shkatërrojnë qytetin dhe gjithë banorët e tij.

Më vjen shumë keq, nuk mund të mos ju vija në dijeni. Gjendemi në buzë të greminës...

Eoin Colfer

Mbi librin

Eoin Colfer ka lindur dhe është rritur në Wexford, në juglindje të Irlandës. Se si ka ndodhur që ai të shndërrohet në biografin zyrtar të Artemis Fowl-it, ende vazhdon të mbetet një mister. Colfer-i vazhdon të këmbëngulë duke thënë se ishin avokatët e Fowl-it ata që ia bënë këtë ofertë. Nga ana tjetër, Artemis Fowl-i betohet se nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë të përmendej ky njeri, deri në ditën kur të dy emrat e tyre u shfaqën në kopertinën e biografisë së tij të paautorizuar.

Flitet se disa vite më parë ata të dy janë takuar në labirintet e fshehta të Kështjellës së Dublinit. Askush nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur aty, nëntokë, por burime pranë Colfer-it pohojnë se, pasi u kthye nga ai takim, flokët i kishte ngjyrë gri dhe nuk i kishte mbetur asnjë dyshkë në xhepa.

Gjithsesi, i pëlqen Artemisit apo jo, biografitë e shkruara nga Colfer-i kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe janë ngjitur në majat e klasifikimeve në të gjithë botën dhe kanë fituar një numër të madh çmimesh. Colfer-i vazhdon të jetojë diku në Irlandë, por nuk pranon të tregojë adresën e tij të saktë, sepse nuk ka asnjë dëshirë të ndeshet përsëri me Artemisin apo truprojën e tij, Kryeshërbëtorin.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000053

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 1, Thesari i Popullit, Eoin Colfer

Kush është Artemis Fowl – i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të lozë me teknologjinë ashtu si të tjerët lozin me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000473

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 3, Kodi i Perjetesise, Eoin Colfer

Këtë herë Artemis Fow-li ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje që të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001726

Botuesi: Botimet Dudaj

Artemis Fowl 6, Paradoksi i Kohes, Eoin Colfer

Artemis Fowl - i...Le të themi se ky gjeni kriminal në moshë të re i njëh mjaft mirë telashet. Madje i tërheq ato sikur të jetë magnet. Është përballur me gjithçka: trollë njeringrënës, të armatosur dhe të rrezikshëm (përveç superteknologjisë), krijesa të magjishme, goblinë zjarrlëshues..

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Kokëboshi dhe shokët e tij, Nikollaj Nosov

Qyteti i Luleve, banorët fëmijë të të cilit mbajnë emra që lidhen me talentin, profesionin, karakterin apo pamjen e tyre fizike. Doktor Ilaçi, Qelqëtari, Dituraku, Buloni, Sherbet-Sheqeri, dy vëllezërit Ah-Sikuri dhe Po-Sikuri, Lulelepurushja, Sykaltra, Petulla, Fjalëpaku, Fjalëshumi, janë disa nga personazhet e çuditshëm të librit, që fëmijët do i...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000056

Botuesi: Botimet Dudaj

Kryezoti i Unazave, Besëlidhja e Unazës, Libri i parë, J. R. R. Tolkien

Një hobitasi të vogël nga Krahina, Frodos i besohet një deturë e jashtëzakonshme. Ai duhej të bënte një udhëtim të rrezikshëm në Epokën e Tretë të Dheut të Mesëm drejt Kullës së Zezë të Mordorit, ku duhej të shkatërronte Unazën e Pushtetit, e vetmja gjë që mund të parandalonte sundimin e lig të Kryezotit të zi.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zambaku

Pinoku, Carlo Collodi

Personazhi i Pinokut vjen në një përkthim të ri, të këndshëm dhe shumë argëtues. Ju do të njiheni me aventurat e kukullës prej druri, që sdo të shkojë në shkollë dhe që futet në telashe të njëpasnjëshme.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000337

Botuesi: Ideart

Robinson Kruzo, Daniel Defoe, pershtatje per femije

Robinson Kruzo e kishte kaluar një pjesë të jetës i qetë në shtëpinë e tij në Angli. Ai vendosi të bëhej marinar dhe të lundronte në të gjitha detet e botës. Ai ka bërë shumë aventura tronditëse dhe emocionuese deri kur më 1659 ai u gjend në një anije duke udhëtuar nga Brazili në Afrikë. Një ditë shpërtheu një stuhi e t

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)