• Ka mbaruar
Jeta eshte e shkurter, Jostein Gaarder
  • Jeta eshte e shkurter, Jostein Gaarder
  • Jeta eshte e shkurter, Jostein Gaarder

Jeta eshte e shkurter, Jostein Gaarder

SKU000726
Onufri

Jostein Gaarder zbulon nëpërmjet veprës "Vita Brevis" një letër drejtuar Shën Agustinit. Është origjinale apo kopje? Pak rëndësi ka... Kjo letër, drejtuar Shën Agustinit nga një grua përshkruan mënyrën se si ajo ndien dashuri për Shën Agustinin. Në fakt, bëhet fjalë për një dashuri të pamundur.

80,50 SEK
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Jeta është e shkurtër (kopertinë e trashë)
Origjinali: Vita Brevis
Gjinia: Roman
Autori: Jostein Gaarder
Shqipëroi: Afrim Koçi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2004
Fq. 176
Pesha: 0.33 kg
ISBN: 978-99943-32-10-4

Mbi librin

Jostein Gaarder zbulon nëpërmjet veprës "Vita Brevis" një letër drejtuar Shën Agustinit. Është origjinale apo kopje? Pak rëndësi ka... Kjo letër, drejtuar Shën Agustinit nga një grua përshkruan mënyrën se si ajo ndien dashuri për Shën Agustinin.

Në fakt, bëhet fjalë për një dashuri të pamundur. Rivalja e saj nuk është një grua që mund ta shohë, por një koncept filozofik. "Vita Brevis" është një histori dashurie klasike, e rrëfyer bukur, një depërtim magjepsës në jetën e Shën Agustinit dhe atë të gruas së tij jashtë martese, të braktisur. I takon lexuesit të përcaktojë autenticitetin e veprës...

Kjo paraqitje ndjenjash të sinqerta na çon në thelb të kësaj marrëdhënieje që bashkon Shën Agustinin me këtë grua. Ky depërtim në intimitetin e këtyre personazheve zbulon zhgënjimin e një gruaje që ka parë të dashurin e saj të preferojë më tepër dashurinë për Zotin sesa dashurinë për të. Një krijim i arrirë i një studiuesi që i përket shekullit XVII ose XVIII, apo një shkrim i asaj që ngjan si një letër e panjohur e Flora Emilit drejtuar Shën Agustinit? Vita Brevis është një dokument emocionues nga ana njerëzore dhe një zbulim interesant i jetës dhe filozofisë së Shën Agustinit.

Mbi autorin

Jostein Gaarder lindi në vitin 1952. Studioi filozofi, teologji dhe teori letërsi në Oslo. Për dhjetë vjet rresht ka qenë mësues në shkolla dhe institucione për arsimimin e të rriturve. Famën ndërkombëtare ai e arrit me romanin "Bota e Sofies", tashmë i përkthyer në mbi 40 gjuhë. Romanet dhe tregimet e tij për fëmijë dhe të rritur kanë gjetur një jehonë të madhe që prej disa vjetësh, si te lexuesi ashtu edhe te kritika. Ai është nderuar me shumë çmime letrare.

 

Detajet e librit
SKU000726
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001178

Botuesi: Morava

Muzgu, Stephenie Meyer

Ashtu si na ka mësuar edhe Shekspiri, dashuria lartësohet dhe përvëlon shpirtin kur has në pengesa. Te Muzgu, libri me fantazi të jashtëzakonshme i Stephenie Meyer, lexuesit zbulojnë një çift të dashuruarish me kokën mbi re. Bela adhuron Eduardin e pashëm dhe ai ia kthen dashurinë. 
143,75 SEK
More

Referenca: SKU001305

Botuesi: Botimet Dudaj

Në shpirtin tim bën ftohtë, Brunilda Zllami

Një trishtim i madh ndihet brenda faqeve të këtij libri. Trishtim që buron nga jetë të paplotësuara, ëndrra të copëtuara, rini të këputur...Dhe nëse mund të ceket një ekuilibër i cekët? – kjo është një nga pyetjet që parashtron për zgjidhje shkrimtarja Brunilda Zllami.
103,50 SEK
More

Referenca: SKU000853

Botuesi: Toena

Bolero në vilën e pleqve, Fatos Kongoli

Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë.
92,00 SEK
More

Referenca: SKU001048

Botuesi: Dituria

Dashuri 14, Federico Moccia

Karolina. Një vajzë dhe gjithë bota e saj... marrëdhëniet me prindërit, problemet në shtëpi, paratë që nuk mjaftojnë asnjëherë. Por ajo është e fortë, gazmore, plot imagjinatë. Pastaj kur je katërmbëdhjetë vjeç gjithçka ndryshon me shpejtësi... dhe një ëndërr realizohet! 
115,00 SEK
More

Referenca: SKU001343

Botuesi: Skanderbeg Books

Vera para errësirës, Doris Lessing

Ndërkohë që fillon stina e verës, Kate Braun, një grua tërheqëse, inteligjente, pesëdhjetë e pesë vjeçe, e martuar dhe e lumtur, me shtëpi në Londrën urbane, me tri fëmijë të rritur, nuk ka ndonjë arsye të pranojë se mund të ndryshojë diçka në jetën e saj. 
92,00 SEK
More

Referenca: SKU001278

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 1, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.
115,00 SEK
More

Referenca: SKU001248

Botuesi: Kokona

Ana Karenina, vëllimi i dytë, L.N.Tolstoj

Për shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU000606

Botuesi: Skanderbeg Books

Bora, Orhan Pamuk

Poeti i njohur turk Ka, i cili prej vitesh jeton si emigrant në Gjermani, kthehet në atdhe. Ai rrugëton për në verilindje të vendit dhe mbërrin në qytetin kufitar Kars, dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt.
184,00 SEK
More

Referenca: SKU001247

Botuesi: Kokona

Ana Karenina, vëllimi i parë, L.N. Tolstoj

Për shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU000861

Botuesi: Skanderbeg Books

Jeta e re, Orhan Pamuk

Një ditë lexova një libër, dhe e gjithë jeta ime ndryshoi." Këto janë fjalët e para të këtij romani të mrekullueshëm të Orhan Pamuk.
138,00 SEK
More

Referenca: SKU001331

Botuesi: Toena

Alkimisti, Paulo Coelho

Një fabul magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës. Nis udhëtimin nga shtëpia e tij në Spanjë, në Egjiptit ndeshet me një plak të çmendur ëndrrën e të cili
103,50 SEK
More

Referenca: SKU001336

Botuesi: Ideart

Charlotte, Henrik S. G.

Nuk do mundja kurrë të them se Charlotte pati hyrë në jetën time. Kjo gjë nuk mund të bëhej e mundur. Tek unë hyhej lehtësisht, dera e dhomës sime pothuaj nuk kyçej ndonjëherë. Shumë rrallë mund të ndodhte. Çdokush kish hyrë me lehtësinë më të madhe. E gjithë kjo lehtësi nuk do mund të nënkuptonte hyrje në jetën e dikujt.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001324

Botuesi: Toena

Jetë në një kuti shkrepësesh, Fatos Kongoli

Diku, në një apartament luksoz, në një prej pallateve të larta më të reja të kryeqytetit ndodh një krim. Vrasësi është një gazetar, pronar i apartamentit, i cili, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.
69,00 SEK
More

Referenca: SKU000725

Botuesi: Onufri

Bota e Sofies, Jostein Gaarder

"Bota e Sofies", tashmë i përkthyer në mbi dyzet gjuhë, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Norvegji, Gjermani, Suedi, Itali, SHBA, Francë etj. Kjo ka bërë që ky libër të rekomandohet për çdo familje, veçanërisht për të rinjtë...
172,50 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000725

Botuesi: Onufri

Bota e Sofies, Jostein Gaarder

"Bota e Sofies", tashmë i përkthyer në mbi dyzet gjuhë, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Norvegji, Gjermani, Suedi, Itali, SHBA, Francë etj. Kjo ka bërë që ky libër të rekomandohet për çdo familje, veçanërisht për të rinjtë...
172,50 SEK
More

Referenca: SKU000727

Botuesi: Onufri

Vajza e portokalleve, Jostein Gaarder

Gaarder vazhdon të na befasojë me ndodhitë dhe me portretet e jashtëzakonshme të personazheve që gjallojnë brenda librave të tij. Xhorxhi, një fëmijë katërmbëdhjetëvjeçar, një ditë gjen një letër, që babai i tij ia kishte shkruar përpara se të vdiste.
57,50 SEK
More

Referenca: SKU000728

Botuesi: Onufri

Vajza e drejtorit të cirkut, Jostein Gaarder

Ishte një lojë e shkurtër, shumë e shkurtër. Isha vënë me shpatulla në mur nga mbretëresha e zezë dhe e kisha humbur lojën. Jam fajtor, jo me dashje, por për shkak të një pakujdesie të madhe. Më vjen turp nga vetja. Ky është përfundimi, më vjen turp.
115,00 SEK
More