• Banner

  • Ka mbaruar
Kloroform, Klara Buda
  • Kloroform, Klara Buda

Kloroform, Klara Buda

I përpunuar me art, imagjinatë dhe ndjenjë, « Kloroform » është një roman që lexohet me një frymë dhe të mban pezull deri në rrjeshtin e fundit.

650 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Kloroform
Roman
Autore: Klara Buda
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2010
f. 200
Pesha: 0.15 kg
ISBN: 978-99943-0-193-3

Përmes një morie ngjarjesh që ndjekin njëra-tjetrën me një  shpejtësi marramendëse, një grup studentësh do të gjenden ballë për ballë me diktaturën dhe do të zbulojnë  mizorinë e saj. Gjithshka do të marrë tatëpjetën thjesht nga një gabim fatal në një mbrëmje të zakonshme…Nga dashuria e ndaluar, tek dhunimi i intimitetit e duke përfunduar tek morfinomanët e fshehur në statistikat zyrtare Klara Buda trajton temat më tabu të brezit të saj. Eshtë  fiksioni që mungonte mbi diktaturën, me të cilin Klara Buda me formim perëndimor, hyn denjësisht në letrat shqipe. I përpunuar me art, imagjinatë dhe ndjenjë, « Kloroform » është një roman që lexohet me një frymë dhe të mban pezull deri në rrjeshtin e fundit.

Mbi autoren

Klara BUDA ndjek studimet universitare për letërsi moderne dhe të krahasuar në Sorbonë, Paris IV, duke ndryshuar drejtimin fillestar – atë të mjekësisë veterinare. Më pas pranohet në Ecole Pratique des Hautes Etudes, në degën metoda të historisë, arkeologjisë dhe histori arti. Në vitin 1996, nën drejtimin e albanologut Christian GUT, mbrojti Dimplome d’Etude Approfondi në histori arti, duke u bërë kështu e para shqiptare e diplomuar nga ky universitet prestigjioz. Paralelisht me studimet universitare, punon në Paris, në sektorin e komunikimit të UNESCO-s, si gazetare për BBC-në dhe në Radio France Internacionale, ku aktualisht është shefe e shërbimit shqip.

Lexoni: Fragment nga libri "Kloroform" i autores Klara Buda    

Detajet e librit
SKU000948
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000725

Botuesi: Onufri

Bota e Sofies, Jostein Gaarder

"Bota e Sofies", tashmë i përkthyer në mbi dyzet gjuhë, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Norvegji, Gjermani, Suedi, Itali, SHBA, Francë etj. Kjo ka bërë që ky libër të rekomandohet për çdo familje, veçanërisht për të rinjtë...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000853

Botuesi: Toena

Bolero në vilën e pleqve, Fatos Kongoli

Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t'i shtjerë në dorë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000042

Botuesi: Botimet Dudaj

Rruga e trëndafilave, Brunilda Zllami

Si engjëll! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000728

Botuesi: Onufri

Vajza e drejtorit të cirkut, Jostein Gaarder

Ishte një lojë e shkurtër, shumë e shkurtër. Isha vënë me shpatulla në mur nga mbretëresha e zezë dhe e kisha humbur lojën. Jam fajtor, jo me dashje, por për shkak të një pakujdesie të madhe. Më vjen turp nga vetja. Ky është përfundimi, më vjen turp.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000072

Botuesi: Botimet Dudaj

Më në fund gjykatës, John Grisham

Një provincë e vogël me zemër të ndjeshme nën trysninë e padrejtësisë, gjen mbështetje te pasioni dhe profesionalizmi i një gazetari të ri. Por a do të jetë pena e tij ajo që do të zgjidhë gjithçka? Mos duhet të jesh pak i krisur për të përmbysur gurët e këtij realiteti të çmendur?

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000022

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashuri apo urrejtje, Brunilda Zllami

Enea nuk dinte më ç'të mendonte, madje i dukej se nuk e ndjente më veten atu. Ishte mes dy kohëve, duke u endur herë tek njëra dhe herë tek tjetra, por tani e ndjente se duhet të zgjidhte të tashmen. E shkuara ishte tepër larg për t'u rikthyer.

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000413

Botuesi: Botimet Dudaj

Ndërmjetësi, John Grisham

Në orët e tij të fundit në Zyrën Presidenciale, Presidenti që së shpejti do të largohet nga detyra, firmos një amnisti të diskutueshme nga ato "të minutës së fundit" për Xhoel Bekmanin, një ndërmjetës qeveritar famëkeq i Uashingtonit që gjashtë vitet e fundit i ka kaluar në një burg federal.

Çmimi 850 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001248

Botuesi: Kokona

Ana Karenina, vëllimi i dytë, L.N.Tolstoj

Për shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000434

Botuesi: Koha Ditore

I humburi, Fatos Kongoli

Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra shqiptarëve, në mars të vitit 1991, nga Shqipëria. Ikje jo aq nga rreziku i persekutimit policor, ngase regjimi totalitar ishte në shembje e sipër, sa nga vendi ku ishin shtresëzuar pasojat e sundimit të këtij regjimi.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001278

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 1, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000483

Botuesi: OMSCA-1

Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini

I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001104

Botuesi: Dituria

Viti 93, Viktor Hygo

Kryevepra e fundit në prozë e këtij autori të shquar, i kushtohet temës së Revolucionit Francez. Në një sfond  të pasur historik me ngjarje dramatike e intensive Hygoi paraqet madhështinë e gjithçkaje që ndodh në Francën e asaj kohe.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)