Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
8,93 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,50 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Carere Patria (Mungesa e Atdheut), Migjen Kelmendi
  • Carere Patria (Mungesa e Atdheut), Migjen Kelmendi

Carere Patria (Mungesa e Atdheut), Migjen Kelmendi

2510
Cabej

Shqipëria ishte ai guri i madh që i mungonte mozaikut tim, ajo gjysmë e humbur e librit që më kallte kërshërinë me epilogun që nuk mund ta lexoja, ajo letër e humbur që nuk ma kishin nisur kurrë, ajo copë e thyer e pasqyrës në të cilën pashë veten për herë të parë qartazi e të tërë.

5,10 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Carere Patria (Mungesa e Atdheut)
Origjinali: Carere Patria (Mungesa e Atdheut)
Gjinia: Ese
Autori: Migjen Kelmendi
Shtëpia botuese: Çabej
Fq. 92
Pesha: 0.151 kg

Fragment nga libri

Një ndjenjë letente apatridi gjithmonë e ndieja në vete. Isha mbarsur me të. Si me vdekjen. E luftonte bindja ime e marrë se, më në fund, me të rënë komunizmi, do të bëhem edhe unë me Atdhe. Më ngrohte ekzistimi i Shqipërisë, vetë fjala...

Shqipëria ishte ai guri i madh që i mungonte mozaikut tim, ajo gjysmë e humbur e librit që më kallte kërshërinë me epilogun që nuk mund ta lexoja, ajo letër e humbur që nuk ma kishin nisur kurrë, ajo copë e thyer e pasqyrës në të cilën pashë veten për herë të parë qartazi e të tërë.

Mbi autorin

Migjen Kelmendi ka lindur në Prishtinë më 12 shtator 1959. Ka kryer studimet e larta për gazetari në Fakultetin Juridik të Prishtinës dhe ka punuar në Televizionin e Prishtinës, në Televizionin Shqiptar (Tiranë) dhe në Televizionin shqiptaro – amerikan "Victoria" në Nju Jork.

Sot është kryeredaktor në Televizionin e Prishtinës. Botës së artit i qaset fillimisht përmes muzikës si lider i grupit rock "Gjurmët" (1981 – 1986). Letërsisë i vjen së pari si botues (revista "Epoka", 1991). Më 1994 boton romanin e parë "Gryka e Kohës".

Librin e dytë "Carere Patria" e shkruan pas udhëtimeve që ndërmerr për herë të parë në Shqipëri dhe e boton së pari në revistën teoriko – letrare MM tek e cila është bashkëthemelues e redaktor. Së fundi ka botuar librin "Amerika, P'ej shpie". Migjen Kelmendi është edhe përkthyes (ka përkthyer "Një varr për Boris Davidoviçin" të Danilo Kishit).

Detajet e librit
Cabej
2510
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Përtej dritares ishte nata, Nasi Lera

Veprimtaria letrare e Nasi Lerës zë fill aty nga viti 1968. Menjëherë ra në sy talenti i madh, synimi për t'u çliruar sa më shumë nga skematizmi dhe konvencionalizmi, ngulmimi i tij që fjalia të jetë sa më e skalitur, sa më koncize, sa më e rrjedhshme, aspak emfatike.
15,30 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Mbresa parisiane, Luan Rama

Kur ndërmora të lexoj dorëshkrimin "Mbresa parisiane" u befasova. Ishte dhuratë e vyer për mua. Nëse doni të zhyteni në pasurinë e vërtetë të këtij qyteti, atë çka ai i ofron shpirtit njerëzor, të ecni në kthinat e qoshet e tij, të përjetoni historinë e marrëdhëniet e tij me figurat letraro – artistike të dy shekujve, atëherë merrni në duar "Mbresa...
7,65 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pëshpërima e fundit, Klajd Gazulli

Pëshpërima e fundit" është një roman që të bën për vete; ngjarjet e tij shtrihen në mijëra kiiometra e në dhjetëra vite, ai eksploron fuqinë e dashurisë, këmbënguijen e ndonjëherë dhimbjen që ajo shkakton. 
8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Biri, Flutura Açka

Gati më shumë se dy vjet pas lamtumirës me të birin, e pashëruar prej dhimbjes së padurueshme të mungesës, ajo merr një “udhëtim” personal dhe me detaje tronditëse nëpër tragën e ferrit që kaploi jetën e saj. Ky vetërrëfim shkon në zemër të lidhjes së epërme Mëmë-Bir dhe është një thirrje për ruajtjen e shkëlqimit të kujtimeve, si e vetmja pasuri që ka...
10,20 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Prill, Rikard Ljarja

Aktori, skenaristi dhe regjisori i mirënjohur Rikard Ljarja (1943-2020) sjell në këtë libër tre tregime të shkurtra me tema nga jeta në kohën tonë.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Qyteti dhe letërsia, Stefan Çapaliku

“Qyteti dhe letërsia: ese” është libër që sjell rolin e hapësirës urbane për krijimin e letërsisë, duke vënë theksin në Letërsinë Shqipe dhe Qytetin Shqiptar.
5,95 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000753

Botuesi: Onufri

Letërkëmbim me presidentin, Ismail Kadare

Ky letërkëmbim midis presidentit Ramiz Alia dhe shkrimtarit Ismail Kadare, është botuar së pari në Francë, në fillim të vitit 1991, disa muaj pas vendosjes së shkrimtarit në këtë vend. 
3,40 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Anjeza nuk u zgjua, Preç Zogaj

Ajo e kishte futur thellë gojën e saj në të tijën, e kishte puthur prapë gjatë, ishte lumturuar dhe ai ia kishte kthyer me pikë e me presje. Kjo kishte qenë puthja, që nuk mësohej, që dihej, që jepej e merrej, që fillonte gjithnjë nga fillimi, një herë e parë e përjetshme
8,93 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fenix

Pritja, Rudolf Marku

Pas kësaj ajo e mbylli telefonin. Për një çast desha ta marr në telefon përsëri… T’i thosha se ajo do të jetonte gjatë. T’i thosha se ishte herët të mendonte për vdekjen! Por përnjëherë e kuptova artificialitetin e këtyre fjalëve. E dija se ishte hera e fundit që e dëgjoja zërin e saj. Edhe ajo vetë e kishte ditur këtë. Kjo ishte arsyeja që kishte folur,...
10,20 GBP
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.
8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: 2084

Botuesi: Princi

Perrallat e tranzicionit shqiptar, Shinasi A. Rama

Shteti është i kapur nga një grup i vogël klanesh të parisë që kanë mbledhur e përvetësuar pasurinë kombëtare dhe që vjedhin sistematikisht nga thesari i shtetit. Paria ndjek synimet e veta duke iu kundërvënë, në çdo hap, forcimit të shtetit, të sistemit demokratik, dhe është në luftë të hapur me popullin e vet.
12,75 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2591

Botuesi: Tirana Times

Ndjenje realiteti, Astrit Lulushi

Vëzhgues aktiv i debateve kulturorë e politikë në Shqipëri, Astrit Lulushi nuk mungon të sjellë një mendim ndryshe, një përvojë e re, një përfundim, që e nxjerr duke qëndruar përmbi konfliktin politik shqiptar, larg radikalizmit, por asnjëherë duke synuar që të jetë i pëlqyeshëm për të gjitha palët.
6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Shqipëria dhe Kosova, Rexhep Qosja

Në këtë vepër do të lexoni rreth:• Shteti, uzurpuesi dhe shpërdoruesi i tij.• 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë dhe bashkimi kombëtar.• Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, keqpërdoruesit dhe komprometuesit e saj.• Krijimtaria letrare e shkencore dhe krijuesit e saj.
11,90 GBP
More
Ka mbaruar