Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
17,53  19,48 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,69  12,99 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Ofertë, dy libra për 1760 lekë, 20% ulje
  • Ofertë, dy libra për 1760 lekë, 20% ulje
  • Ofertë, dy libra për 1760 lekë, 20% ulje

Ofertë, dy libra për 1760 lekë, 20% ulje

Në këtë paketë ju ofrojmë dy libra të mirë, Një dashuri transatlantike, letrat për Nelson Algrenin, nga shkrimtarja franceze Simone de Beauvoir dhe Zhurma e kohës, një roman nga shkrimtari britanik Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të dy librat është 2200 lekë. Ofrohen të dy bashkë për 1760 lekë.

28,57 
22,86  Ruaj 5,71 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Një dashuri transatlantike

Kur Simone De Beauvoiri takoi Nelson Alegrin, më 1947, ishte dashuri me shikim të parë. Marrëdhëmia e tyre pasionante zgjati njëzet vjet dhe u shtri në katër kontinente.  Një dashuri transatlantike përmbledh më shumë se 300 letra dashurie, të shkruara nga  de Beauvoiri për Alegrin, duke krijuar kështu një pikëtakim unik midis kujtimeve personale dhe historisë së botës intelektuale të krahut të majtë me Parisin e pasluftës. Të shkruara ndërsa ajo punonte për librat : Mandarinat, Amerika ditë pas dite dhe Seksi i dytë, letrat përcjellin prapaskenat e këtyre veprave klasike, ndërsa i japin formë portretit të pazakontë  të "Simonës së Dytë".

Zhurma e kohës

Në vitin 1936, Shostakoviç, vetëm tridhjetë vjeç, ka frikë se do të humbasë jetesën, apo më keq, do të ekzekutohet. Stalini, një figurë e largët, ka shprehur papritur një interes të madh për punën e tij si kompozitor dhe ka denoncuar operën e tij. Tani, i sigurt se do të internohet në Siberi, apo me më shumë gjasa, do të ekzekutohet aty për aty, Shostakoviçi reflekton për fatin e tij, për historinë personale, për prindërit, muzikën, gratë e jetës së tij, fëmijët dhe të gjithë ata, jeta e të cilëve varet shumë edhe nga fati i tij. Megjithëse një goditje fati e shpëton atë nga të qenit një nga miliona viktimat e kultit të Stalinit, ai do të jetojë nën frikë dhe terror përgjatë dekadave që pasuan nën terrorin e despotizmit: ai detyrohet të përfaqësojë vlerat sovjetike në një konferencë kulturore në Nju Jork, detyrohet të anëtarëtohet në parti dhe vazhdimisht shtyhet të kënaqë ata që janë në pushtet në dëm të integritetit të tij moral.

Barnes na udhëheq me elegancë përmes trajektores së karrierës së Shostakoviçit, duke na treguar edhe evolucionin e trazuar të Bashkimit Sovjetik. Rezultati i kësaj është një portret tronditës i një figure shumë magjepsëse dhe një eksplorim i shkëlqyer i rolit të artit në shoqëri.

Lexo më shumë blogun: Vjen në shqip romani Zhurma e Kohës nga Julian Barnes

Detajet e librit
16 libra të tjera në këtë kategori:

Proza tregimtare greke

Vëllimi i pranishëm antologjik përmbledh 78 autorë dhe 92 tregime. Marrin pjesë 38 përkthyes; 34 janë përkthime tregimesh të reja që botohen për herë të parë dhe 27 janë ribotuar të rishikuar: 20 tregime janë vjelë nga botime të ndryshme antologjike ose jo, dhe 40 nga periodiku përgjatë kohërave që nga viti 1923 deri në ditët tona; 16 nga shtypi i...
23,38  25,97 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Përroi i korbave, Emilia Hart

Keti largohet nga Londra për t’u strehuar në shtëpizën e trashëguar nga halla. E mbuluar nga lule kacavjerrëse, dhe me një kopsht të mbingarkuar, ajo kthehet në një Parajsë për ta mbrojtur Ketin nga bashkëshorti abuziv. E megjithatë, Keti ndien se shtëpiza mbart një sekret….
16,36  18,18 
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Demiani, Hermann Hesse

Hermann Hesse, shkrimtar, poet dhe piktor gjermani-zviceran, lindi më 1887 në Calë, Gjermani dhe vdiq më 1962 në Montagnola (Zvicër). Ai ka fituar çmimin Nobel në Letërsi më 1946.
12,86  14,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000318

Botuesi: Botimet Dudaj

Nete shqiptare, Joseph Luitpold Stern

Diplomatët kanë misionin të tregojnë se punojnë për interesat e vendeve të tyre. Por, në të vërtetë, i shohin gjërat nga sipër si mizat mbi mbulesën e djathit, gumëzhijnë në automobilat e shtetit andej-këndej, vizitojnë njëri-tjetrin, përgjojnë njëri-tjetrin, konsultohen, e bëjnë mizën elefant, e kodojnë dhe e nisin me telegram në vendlindje.
3,51  3,90 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Ndjenja e kohës, Giuseppe Ungaretti

Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës, një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme” në mënyrë që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht,...
9,35  10,39 
More
Në gjendje

Botuesi: Efekos

Manaferrat e dimrit, Sarah Jio

 Një zhdukje misterioze që mbeti e e fjetur për një kohë të gjatë - derisa gazetarja Kler Aldrixh arrin ta gjurmojë fatin e vogëlushit dhe për të kuptuar lidhjen e saj shpirtërore me Verën.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Haremi i Gadafit, Annick Cojean

Jeta e Sorajës, një vajze pesëmbëdhjetëvjeçare, merr rrokopujën një mëngjes të vitit 2004, kur president Gadafi viziton shkollën e saj dhe e ul dorën mbi kokën e saj duke ia përkëdhelur flokët. Vajza ndihet krenare dhe e lumtur nga takimi me presidentin, nuk e di se sakaq është dënuar.
9,35  10,39 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Të padukshmet, Lara Prescott

Sekretare që shndërrohen në spiune, mes dashurisë dhe detyrës, mes sakrificave – frymëzuar nga historia e vërtetë e komplotit të CIA-s për të depërtuar në zemrat dhe mendjet e Rusisë Sovjetike jo nëpërmjet propagandës, por përmes historisë më të madhe të dashurisë së shekullit XX: “Doktor Zhivagos”.
16,36  18,18 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Aleph

Raport prej Qytetit të Rrethuar, Zbigniew Herbert

Ndonëse polak, Zbigniew Herbert nuk është romantik. Në poezitë e tij, ai argumenton jo duke e ngritur temperaturën, por përkundrazi, duke e ulur në atë pikë ku vargjet nis e djegin paragjykimet e uritura të lexuesit, si një gardh hekuri në dimër.
11,69  12,99 
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000301

Botuesi: Cabej

Seksi i dytë vol. 1, Faktet dhe mitet, Simone de Beauvoir

Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Gjatë gjithë jetës krijuese ajo synon të shkruajë vepra kuptimplote dhe pavarësisht nga gjinia- roman, ese, vepër autobiografike apo teatrale- shkrimet e saj janë morale dhe filozofike.
14,03  15,58 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000730

Botuesi: Onufri

Një vdekje shumë e ëmbël, Simone de Beauvoir

Në këtë rrëfim biografik, Simon de Beauvoir ndriçon thellë disa marrëdhënie të pranishme në jetën e gjithkujt, por që shihen ndryshe nga secili prej nesh në varësi të historive vetjake, formimeve intelektuale, që ndikojnë në mënyrën sesi e ndërtojmë marrëdhënien tonë me humbjet dhe sfidat.
5,84  6,49 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Mikesha, Simone De Beauvoir

I vendosur në Parisin e paraluftës dhe i mbushur me dashuri, egërsi dhe hakmarrje, "Mikesha" eksploron ndryshimet që lindin në shpirtin e një gruaje dhe të një qyteti që do të kapitullojë së shpejti.
11,69  12,99 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Enigma e një fundi, Julian Barnes

Këmbëngulja mbi rolin e kohës dhe qëllimi për "t'i dhënë kuptim mënyrës se si i japim kuptim botës". Toni Uebster është një burrë pa cilësi, si në studime, në punë, në ndjenja e me gjasë edhe në seks. Jeta e Toni Uebsterit ka qenë një lumë relativisht i qetë.
9,35  10,39 
More
Në gjendje