- Çmim i zbritur

Banner
Në këtë paketë ju ofrojmë dy libra të mirë, Një dashuri transatlantike, letrat për Nelson Algrenin, nga shkrimtarja franceze Simone de Beauvoir dhe Zhurma e kohës, një roman nga shkrimtari britanik Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të dy librat është 2200 lekë. Ofrohen të dy bashkë për 1760 lekë.
Një dashuri transatlantike
Kur Simone De Beauvoiri takoi Nelson Alegrin, më 1947, ishte dashuri me shikim të parë. Marrëdhëmia e tyre pasionante zgjati njëzet vjet dhe u shtri në katër kontinente. Një dashuri transatlantike përmbledh më shumë se 300 letra dashurie, të shkruara nga de Beauvoiri për Alegrin, duke krijuar kështu një pikëtakim unik midis kujtimeve personale dhe historisë së botës intelektuale të krahut të majtë me Parisin e pasluftës. Të shkruara ndërsa ajo punonte për librat : Mandarinat, Amerika ditë pas dite dhe Seksi i dytë, letrat përcjellin prapaskenat e këtyre veprave klasike, ndërsa i japin formë portretit të pazakontë të "Simonës së Dytë".
Zhurma e kohës
Në vitin 1936, Shostakoviç, vetëm tridhjetë vjeç, ka frikë se do të humbasë jetesën, apo më keq, do të ekzekutohet. Stalini, një figurë e largët, ka shprehur papritur një interes të madh për punën e tij si kompozitor dhe ka denoncuar operën e tij. Tani, i sigurt se do të internohet në Siberi, apo me më shumë gjasa, do të ekzekutohet aty për aty, Shostakoviçi reflekton për fatin e tij, për historinë personale, për prindërit, muzikën, gratë e jetës së tij, fëmijët dhe të gjithë ata, jeta e të cilëve varet shumë edhe nga fati i tij. Megjithëse një goditje fati e shpëton atë nga të qenit një nga miliona viktimat e kultit të Stalinit, ai do të jetojë nën frikë dhe terror përgjatë dekadave që pasuan nën terrorin e despotizmit: ai detyrohet të përfaqësojë vlerat sovjetike në një konferencë kulturore në Nju Jork, detyrohet të anëtarëtohet në parti dhe vazhdimisht shtyhet të kënaqë ata që janë në pushtet në dëm të integritetit të tij moral.
Barnes na udhëheq me elegancë përmes trajektores së karrierës së Shostakoviçit, duke na treguar edhe evolucionin e trazuar të Bashkimit Sovjetik. Rezultati i kësaj është një portret tronditës i një figure shumë magjepsëse dhe një eksplorim i shkëlqyer i rolit të artit në shoqëri.
Lexo më shumë blogun: Vjen në shqip romani Zhurma e Kohës nga Julian Barnes
Referenca: SKU000301
Botuesi: Cabej
Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Gjatë gjithë jetës krijuese ajo synon të shkruajë vepra kuptimplote dhe pavarësisht nga gjinia- roman, ese, vepër autobiografike apo teatrale- shkrimet e saj janë morale dhe filozofike.
Referenca: SKU000302
Botuesi: Cabej
Simone de Beauvoir shkruan romane, ese, romane, pjesë për teatrin, kujtime. Ajo i mëshon në veprën e saj kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit.
Referenca: SKU000730
Botuesi: Onufri
Në këtë rrëfim biografik, Simon de Beauvoir ndriçon thellë disa marrëdhënie të pranishme në jetën e gjithkujt, por që shihen ndryshe nga secili prej nesh në varësi të historive vetjake, formimeve intelektuale, që ndikojnë në mënyrën sesi e ndërtojmë marrëdhënien tonë me humbjet dhe sfidat.
Botuesi: Pegi
I vendosur në Parisin e paraluftës dhe i mbushur me dashuri, egërsi dhe hakmarrje, "Mikesha" eksploron ndryshimet që lindin në shpirtin e një gruaje dhe të një qyteti që do të kapitullojë së shpejti.
Botuesi: Pegi
Këmbëngulja mbi rolin e kohës dhe qëllimi për "t'i dhënë kuptim mënyrës se si i japim kuptim botës". Toni Uebster është një burrë pa cilësi, si në studime, në punë, në ndjenja e me gjasë edhe në seks. Jeta e Toni Uebsterit ka qenë një lumë relativisht i qetë.
Botuesi: Botimet Dudaj
Sebastiani kërkon dëshpërimisht të vërë rregull në jetën e tij kaotike. Zbulimi se është babai i një vajze, Vanjës, mund të jetë çelësi i qëndrueshmërisë së shumëdëshiruar. Por, a duhet t’ia tregojë të vërtetën dhe të rrezikojë shkatërrimin e jetës dhe të karrierës së saj? Pas përpjekjesh energjike, me t’u bërë pjesë e hetimit, Sebastiani mëson se...
Botuesi: Dituria
Më 25 maj 1944, dita e fundit e luftës në Litoria, në pauzën midis largimit të gjermanëve e mbërritjes së angloamerikanëve, Diomed Peruci hyn në Bankën e Italisë dhe plaçkit thesarin. Pikërisht këtu nis, thonë gojërat e këqija, karriera e rrufeshme si sipërmarrës dhe vetë zhvillimi i gjithë Latinës.
Referenca: SKU000298
Botuesi: Cabej
TitulliKush e ka thënëMaksima dhe aforizma të zgjedhuraMbledhur nga Nereida MyrtoShtëpia botueseÇabej, 1997F. 80Pesha: 0.15 Kg.
Botuesi: Botart
97 orë pune në javë. Të duhet të marrësh vendime për jetë a vdekje, shpesh edhe përballë një cunami të vërtetë të lëngjeve të trupit. Dhe ta mendosh se ai roja i parkingut të spitalit paguhet shumë më mirë se ty.
Botuesi: Argeta LMG
Kështu ndodhte puna edhe me Anxhelan dhe Juxhinin.Ata po jetonin prapë së bashku, po u afroheshin pak nga pak të gjithë miqve të tyre të vjetër dhe, në pamjen e jashtme, dukeshin aq të lumtur, sikur anija e lumturisë së tyre bashkëshortore të mos kish kaluar asnjë shtërngatë...
Botuesi: Onufri
E kisha parë nga larg Dyqanin Maglik disa herë; kisha kaluar andej një ose dy herë,por kurrë s'kisha menduar të hyja brenda, derisa një ditë....
Referenca: SKU001342
Botuesi: OMBRA GVG
Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kenë kartë krediti, as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet me germa të blerta: "Ka shumë vështirësi të qëndrojë në këmbë."
Botuesi: Botart
Stari jeton në dy botë: lagjia e varfër ku ka lindur dhe është rritur, dhe shkolla e saj për të pasurit në periferi. Ekuilibri i vështirë ndërmjet dy botëve të saj prishet, kur Stari bëhet e vetmja dëshmitare për vrasjen fatale nga një polic e shokut të saj të ngushtë, Khalilit.
Botuesi: Shtëpia e Librit
Këto 29 tregime, nga autorë që përfshijnë Margaret Atwood, Tommy Orange, Kamila Shamsie, Colm Tóibín, Rachel Kushner dhe David Mitchell, ndryshojnë shumë në përmbajtje dhe frymë. Puna e tyre do të mbahet mend si një kontribut historik i një kohe dhe vendi si asgjë tjetër në jetën tonë, dhe do të ofrojë perspektivë e ngushëllim për lexuesin, tani dhe në...
Botuesi: Dituria
Një grua që, për ta bërë me baba djalin që pret prej një burri të martuar, heq dorë nga buzëqeshja, martohet me një nënoficer të Vermahtit dhe transferohet me të në Berlin. Në fund të luftës, kur kthehet në vendlindje, zbulon letërsinë - Hamsunin, Dostojevskin, Folknerin - por nuk arrin ta gjejë ngushëllimin e dëshiruar
Botuesi: Aleph
Shpjegimi i alkimisë së fiksioneve të Cortázar-it, që shkrin fantazine me irreale me jetën gazmore te trupit dhe te mugés, jetén e imagjinates, te lire dhe pa pengesa, me jetén e kushtezuar të trupit dhe të historisë, qendron te stili. Një stil që mrekullisht shkërben rrefimin gojor, zhdervjelltésinë e rrjedhshme të së folurés sé perditshme, shprehjen...
Botuesi: Te tjere
Ky vëllim përmban nga një novelë të secilit prej nëntë shkrimtarëve më të mëdhenj francezë të shekullit të 19-të.
Botuesi: Argeta LMG
''Atdheut besnik shiko t'i rrish më pranë E ta pushtosh me gjithë zemrën tënde; Këtu ësht' e forta rrënjë e forcës sate; Atje, në vend të huaj, qëndron vetëm, Si i dobëti kallam q'e thyen shqota''
Botuesi: Pegi
E mbetur vetëm për njëzet vjet, qysh kur Odisea u nis në luftën e Trojës, pas Trëmbimit te Helenës, Penelopa, edhe perballë thashethemeve skandaloze, arrin të ruajë mbretërinë e Itakës, të rrisë të birin rebel e të mbajë nën fre më shumë se njeqind mëtues. Kur Odisea, më së fundi, kthehet në shtëpi, pas shumë e shumë peripecish, vet gjithë mëtuesit, si...
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Shkrimtari i dështuar Kilgor Trofta dhe biznesmeni i suksesshëm Duejn Huver takohen në një festival artistik, në një qytezë të humbur të Miduestit amerikan. Prej këtij takimi, Huveri merr shtytjen e fundit drejt çmendurisë, ndërsa Trofta kthehet në figurë qendrore të letrave në Amerikë.
Në këtë paketë ju ofrojmë dy libra të mirë, Një dashuri transatlantike, letrat për Nelson Algrenin, nga shkrimtarja franceze Simone de Beauvoir dhe Zhurma e kohës, një roman nga shkrimtari britanik Julian Barnes. Çmimi i kopertinës për të dy librat është 2200 lekë. Ofrohen të dy bashkë për 1760 lekë.