Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Motrat e Aushvicit, Roxane Van Iperen
  • Motrat e Aushvicit, Roxane Van Iperen

Motrat e Aushvicit, Roxane Van Iperen

Dituria

Historia e vërtetë e qëndresës së dy motrave hebreje në zemër të terrorit nazist.

11,37 GBP
10,23 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Motrat e Aushvicit
Origjinali: 't Hooge Nest
Gjinia: Roman
Autori: Roxane Van Iperen
Shqipëroi: Oriana Tamburi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2022
Fq. 408
Pesha: 0.47 kg
ISBN: 978-9928-366-26-9
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin
Gjatë një nate të ftohtë shkurti të vitit 1943, familja Brilleslajper arriti në Folenë e Lartë, një shtëpi e fshehur në pyll, në periferi të fshatit Naarden, në lindje të Amsterdamit. Brenda mureve të kësaj shtëpie, motrat e reja Brilleslajper, Lina dhe Jani, organizojnë një operacion shpëtimi, ndër më të guximshmit në historinë e Vendeve të Ulëta gjatë pushtimit nazist, pikërisht nën hundën e udhëheqësve të Lëvizjes Nacional-socialiste, që banojnë pak qindra metra larg shtëpisë së tyre. Foleja e Lartë bëhet vendi i fshehjes për dhjetëra hebrenj ilegalë, që gjejnë atje jo vetëm një vend të sigurt ku të jetojnë, por edhe ngrohtësinë e një familjeje të madhe dhe gjallërinë e një komuniteti artistësh: ndërsa lufta ashpërsohet, shtëpia mbushet me gëzimin për të jetuar dhe të muzikës që Lina dhe miqtë e saj luajnë mes gazit e haresë së fëmijëve.
Por në qershor 1944, Foleja e Lartë nuk ishte më vendi i sigurt. Lina dhe Jani u arrestuan dhe u dërguan në kampin e përqendrimit të Westerborkut. Atje takuan edhe Ana Frankun dhe motrën e saj Margonë, me të cilat u internuan në Aushvic e më pas në Bergen-Belsen, ku Jani dhe Lina do të kujdesen për motrat Frank deri në ditët e tyre të fundit të jetës. Ato do të jenë ndër të paktët njerëz që i mbijetuan ferrit të kampeve dhe që u kthyen në Amsterdam.

Detajet e librit
9789928366269
9789928366269
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UEGEN

I martuari i përjetshëm, F. M. Dostojevski

Në këtë vëllim përfshihet “I martuari i përjetshëm”. Nëse e para merret me vizatimin e karakterit të njeriut kot, bosh, shoqëruar me një ironi therëse dhe të shkëlqyer, padyshim pa lënë pasdore zbërthimin e karakterit (ndoshta karakteri më i veçantë në letërsinë botërore).
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Arka e Noes

Ameba, Rigel Rizaj

“Ameba” është një përmbledhje me tregime e shkruar me qëllimin për të shpërfaqur një estetikë të re rrëfimi, duke krijuar dhe ngritur mbi mite dhe steriotipe letrare këndvështrime të reja. Shndërrimi i mallit concept në trajtë gjallese një-qelizore, miti i Labirinthit, steriotipet biblike të Samsonit, të Jonës së ndodhur Brenda barkut të balenës, të...
4,09 GBP 4,55 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Flaka e Hekurt, vol.1, Rebecca Yarros

Të gjithë prisnin që Violetë Sorengeilli të vdiste gjatë vitit të parë të akademisë ushtarake të Basgiathit, madje edhe ajo vetë. Por Shkoqitja ishte vetëm prova e parë, fort e vështirë, për të eliminuar kandidatët e pasigurt. të padenjë dhe të pafat.
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Shkrimtar si profesion, Haruki Murakami

Mendoj se ky libër do të shihet si një grup esesh autobiografike, por fillimisht esetë nuk i shkrova me këtë ide. Doja vetëm të shkruaja në mënyrën më konkrete dhe praktike për rrugën që kam ndjekur si shkrimtar dhe për idetë dhe mendimet që më kanë shoqëruar gjatë këtij procesi. Megjithatë, të shkruarit e romaneve nuk është tjetër, veçse shprehje e...
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës, Miguel de Cervantes Saavedra

Shumë pak mund të ketë ngelur pa thënë për Don Kishotin. Në këtë kulm të letërsisë universale, në romanin e parë modern, Servantesi trilloi historinë e një sojliu fshatar, i cili marroset prej leximit të tepërt të romaneve kalorësiake dhe, si kalorës i mirëfilltë endacak, merr udhët me qëllimin e mirë për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

10 minuta e 38 sekonda në këtë botë të çuditshme, Elif Shafak

Kujtimet e Tekila Leilës na kthejnë në fëmijërinë e saj, në provincë, një mjedis tepër ndrydhës për shkak të fesë dhe traditës, një fëmijëri ku ka lënë gjurmë familja poligamike me dy nëna dhe një baba që sa vinte e bëhej më autoritar. Pasi u arratis drejt Stambollit, Leila përfundoi ne industrinë e pisët të trafikimit seksual, duke gjetur strehë në...
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Një mënyrë për të dashur, Dominique Barbéris

Kur Madlena, bukuroshja e matur dhe melankolike e viteve '50, lë vendlindjen e saj për të ndjekur të shoqin në Kamerun, ajo e gjen veten të zhytur në një botë të huaj, të dhunshme, por edhe madhështore. Në Duala, gjatë një balloje, ajo takohet me Iv Prizhenin, një aventurier tërheqës. Por dekolonizimi po zhvillohet ndërkohë dhe shpall fundin e lojës, duke...
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Oksimoron, Maklena F. Nika

Do të dalloja tregimin hyrës “Blu” mbi vetminë, ku ajo përshkruan disa variacione vetmish (vetminë e mërzisë, vetminë e trishtimit, vetminë e nostalgjisë, vetminë e ekzistencës, vetminë e vdekjes) brenda vetmisë së saj, të cilat janë aq të ndryshme, deri të kundërta. Pluraliteti i subjektit të saj të mahnit, dhe kjo shfaqet si atribut i objektit të saj...
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje