Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Kampeve nën hijen e Tomorrit, Simon Mirakaj
  • Kampeve nën hijen e Tomorrit, Simon Mirakaj

Kampeve nën hijen e Tomorrit, Simon Mirakaj

Pakti

Këto kujtime i kam hedhur në letër pas një periudhe të gjatë hezitimi. Kjo mbase sepse subjektet i kisha gjithnjë të freskëta në mendje që më ndiqnin pa mëshirë gjatë viteve pas rënies së komunizmit.

Por vjen një moment - kur koha bën të vetën - dhe pamjet e tmerrit dhe të pësimeve erdhën duke m'u zbehur- thuajse pësimet kaluan në harresë. Atëherë vendosa t'i ripërsëris ngjarjet më mbresëlënëse - fillimisht në mendje - deri sa morën trajtën e këtyre rrëfimeve. 

10,70 CHF
9,63 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kampeve nën hijen e Tomorrit

Kategoria: Kujtime

Autori: Simon Mirakaj

Botues: Pakti

Viti i botimit: 2024

Faqe: 234

Pesha: 0.25 kg

ISBN: 9789928129406

Ky libër është në gjuhën shqipe

Pjesë nga hyrja

Këto kujtime i kam hedhur në letër pas një periudhe të gjatë hezitimi. Kjo mbase sepse subjektet i kisha gjithnjë të freskëta në mendje që më ndiqnin pa mëshirë gjatë viteve pas rënies së komunizmit.

Por vjen një moment - kur koha bën të vetën - dhe pamjet e tmerrit dhe të pësimeve erdhën duke m'u zbehur- thuajse pësimet kaluan në harresë. Atëherë vendosa t'i ripërsëris ngjarjet më mbresëlënëse - fillimisht në mendje - deri sa morën trajtën e këtyre rrëfimeve. 

Sado të zbehta që mund të duken këto rrëfime - krijojnë idenë e realitetit të ashpër dhe mjeran të kampeve. 

Kampet ku familjet tona vuajtën dënimin - të rrethuara me tela me gjemba si Tepelena apo vendvuajtjet e tjera si Shkodra, Berati, Gjaza dhe Savra- gjithsesi shërbejnë për të rikujtuar kohën e Shqipërisë në diktaturë mes viteve 1945 dhe 1989. Mjaft nga tregimet në lidhje me vitet e para të jetës në internim, i kam ruajtur në kujtesë gjatë rrëfimeve të nanës sime Kunes, e cila na mbajti gjallë kujtimin e tim eti Palit, si një nga krerët e çetave antikomuniste në veri në vitet 1944-1951, i cili vdiq në Neë York më 1978 pa e parë kurrë. 

Kur unë dhe familja Mirakaj u lamë të lirë, u desh kohë të perceptonim jetën jashtë kampeve dhe ta ndërtonim atë. Në këto rrëfime jam munduar që të sjell tematika që përveç përndjekjes - lidhen me moshën rinore dhe të dashurisë. Në këtë kohë njeriu nis dhe fantazon për lirinë - sado i varfër qoftë. Por kur ballafaqohet me pjesën më impresionuese të moshës së dashurisë - shkrimi bëhet më i zorrshëm. 

Jam munduar ta përcjell këtë aspekt të luftës së klasave mes të internuarve dhe "të lirëve" në Lushnje. Pre e së cilës kanë rënë një mori të rinjsh nën diktaturën e sistemit komunist që imponoi seleksionimin politik duke e kthyer lindjen e natyrshme të çiftit në tabu.

Dhjetor, 2023

Detajet e librit
Pakti
9789928129406
9789928129406
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Cabej

Shtëpia te selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Në Shqipërinë burg, Kurt Kola

Libri me kujtime i zotit Kurt Kola, titulluar “Në Shqipërinë Burg” është një rrëfim i gjatë, i detajuar i kalvarit të dhimbshëm, të mundimshëm dhe tragjik të familjes së Bilal Kolës Senmior dhe i të gjithë parisë intelektuale, patriotike të Shqipërisë tradicionale.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Naimi

Shansi gjerman dhe shqiptarët, Mimoza Cika-Kelmendi

Më në fund flet edhe protagonisti i të ashtuquajturit "shansi gjerman për Shqipërinë", ish-ministri i Jashtëm gjerman, Hans Dietrich Gensher. Biseda gjendet në librin më të ri të Mimoza Cika-Kelmendit, "Shansi gjerman dhe shqiptarët", botimet "Naimi". Mimoza Cika-Kelmendi prej afro dy dekadash ka bërë gazetaren në një nga mediat më të njohura në shkallë...
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Mbi lëvizjen komuniste në Shqipëri në vitet 20-30, Koço Tashko

Por ai nuk “harron” të theksojë se, Enver Hoxha e ngriti zërin dhe e thirri popullin shqiptar në luftë vetëm atëherë kur Hitleri i shpalli luftë BRSS. Kjo, sipas tij, bëri të domosdoshme edhe formimin e PKSh-së. Një fakt i tillë konfirmon se lëvizja komuniste shqiptare që nga 7 prilli 1939 deri kur BRSS hyri në luftë me Gjermaninë naziste, nuk kishte...
5,78 CHF 6,42 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve, Bashkim Shehu

Në këtë libër, të shkruar në formë fjalori, lexuesit i paraqitet një galeri personazhesh e situatash: një ish-punonjës i çmendur i Arkivit sekret, një gazetar investigativ, një sozi i Enver Hoxhës dhe Pasardhësi i Enver Hoxhës, një projekti për ndërtimin e Bllokut të nëndheshëm, një biznesmen i çuditshëm nga Moska që vjen në Shqipëri për të kërkuar një...
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Realizëm Socialist në Shqipëri, Arian Leka

Por kur narrativës i mungon edhe origjinali (realiteti socialist) edhe kopja e pasqyrimit të tij (vepra e artit) e kur çështje si këto nuk shqyrtohen, historiografia kulturore gjen rastin të heshtë e të vetëmanipulohet mbi pyetjet se çfarë përfaqësoi kultura dhe arti që e (ri)prodhoi realitetin socialist dhe ç’formë realizmi zbatoi Realizmi Socialist i...
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Shtepia Botuese 55

Kujtime nga Shqipëria, Odile Daniel

Ndërsa gjendesha Në Shqipëri nën hijen e nëj pishnaje të mrekullueshme në breg të Adriatikut, e shtrirë në rërë dhe duke soditur plazhin dhe valët dikur të ndaluara, mendoja për të skhuarën e dhimbshme të këtij vendi. M’u duk e nevojshme të kujtoja fatin e mjerë të shqiptarëve, me qëllim që vuajtjet e jetura nën diktaturën komuniste të mos harrohen.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ka mbaruar

Kur isha në Shqipëri, Dushan Mugosha

Konsultimi i këtij materiali nga studiuesit dhe drejtuesit e shtetit komunist, për nevoja të ndryshme mund të bëhej vetëm me leje të posaçme. Kjo tregon se, për nomeklaturën e lartë komuniste, informacionet dhe versioni i ofruar nga i dërguari i PKJ-së në vitet e LDB në Shqipëri, për të themeluar, organizuar dhe drejtuar së bashku me M.Popoviçin dhe...
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Ka mbaruar