Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Lepuri është i pasur, John Updike
  • Lepuri është i pasur, John Updike

Lepuri është i pasur, John Updike

Albas

Romani Lepuri është i pasur (1981) është fitues i çmimit Pulitzer (1982), i çmimit Kombëtar të Librit (1982), i çmimit Kombëtar të Rrethit të Kritikëve të Librit (1981).

230,98 SEK
207,88 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lepuri është i pasur
Origjinali: Rabit is rich
Kategoria: Roman
Autori: John Updike
Shqipëroi: Granit Zela
Botues: Albas
Viti: 2022
Fq: 594
Pesha: 0.67 kg
ISBN: 978-9928-375-52-0
This book is in Albanian
Letërsia amerikane. Roman, Romane


Mbi librin
Romani Lepuri është i pasur (1981) është fitues i çmimit Pulitzer (1982), i çmimit Kombëtar të Librit (1982), i çmimit Kombëtar të Rrethit të Kritikëve të Librit (1981).
Heroi i romanit Lepur, vrapi, (1960), dhjetë vjet pas ngjarjeve të Lepuri kthehet (1971), gëzon mirëqenie si drejtor i përgjithshëm i shitjeve në agjencinë e shitjeve të Tojotave Springer në qytezën e Bruërit, Pensilvani. I ka arritur të gjitha: seksin, martesën, atësinë dhe një status të sigurt shoqëror në Amerikë, vendin e çudirave, ku ka filluar të ndjehet një zvetënim i ngadalshëm.
është viti 1979: një satelit amerikan rrëzohet, vargu i atyre qe furnizohen me naftë vetëm zgjatet dhe shtimi i inflacionit përkon me zvogëlimin e ndjenjës kombëtare të vetëbesimit. Megjithatë, Herri "Lepur" Engstrëm ndihet në formë të shkëlqyer, gati për të shijuar jetën më në fund, deri sa i biri i pabindur, Nelsoni, kthehet nga studimet dhe atij i rishfaqet imazhi i një dashurie të vjetër... Personazhe të reja dhe të vjetra rishfaqen në këto skena të moshës së mesme të Lepurit, ndërsa ai vazhdon të ndjekë, ashti siç di ai, ylberin e lumturisë.

Detajet e librit
9789928375520
9789928375520
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Kambana e qelqtë, Sylvia Plath

Esteri është një studente e shkëlqyer, një vajzë e bukur dhe e talentuar, por ajo po fundoset pak nga pak, fshehurazi e për arsye që as vetë nuk i ka krejt të qarta. Në kryeveprën e saj të njohur e të gjithëkohshme, Sylvia Plath, tinëzisht, e tërheq lexuesin brenda shkatërrimit të Esterit, dhe e bën me një forcë të tillë, sa marrëzia e saj bëhet e...
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Garda e Bardhë, Mihail Bulgakov

Romani "Garda e Bardhë", i cili në pjesën më të madhe u shkruajt gjatë vitit 1920 dhe mbeti i pabotuar plotësisht në Bashkimin Sovjetik, deri në vitin 1966. Ngjarjet zhvillohen në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, ku lindi Bulgakovi dhe shtrihen në një periudhë prej më pak se dy muajsh, gjatë dimrit të ashpër të viteve 1918-1919.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 9789992747501

Botuesi: Dituria

Motrat Rondoli, Gi dë Mopasan

Në këtë vëllim janë zgjedhur me kujdes disa nga tregimet dhe novelat më të bukura të shkrimtarit të madh francez, si Motrat Rondoli, E vdekura, Horla, Endacaku, Dhoma 11, Gruaja ime, Zonja Herme, Dora rrjepacake etj. Kjo përmbledhje vjen në shqip nga dora mjeshtërore e Nasi Lerës.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Gjeniu, Revolta, vol.3, Teodor Drajzer

Bukuria e vajzës, magjepsja e natës, dehja e muzikës, e bënë ta humbiste mëndjen. Me gjithë kundërshtimet e Suzanës, ai e tërhoqi në krahët e tij dhe, në atë çast, u duk befas Anxhela te dera , në qoshen tjetër të studios. 
105,54 SEK 117,27 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Kokona

David Koperfildi, Carls Dikens, vol. 1 + 2

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.
213,21 SEK 236,90 SEK
More
Në gjendje

Referenca: 2213

Botuesi: OMBRA GVG

Iluzionet e humbura, Honore de Balzak

"Kush do të më dojë?" – pyeti veten poeti. "Miqtë e mi vërtetë më përbuzin. Çfarëdo që të bëja i dukej e mirë dhe fisnike vetëm asaj që prehet këtu! Më kanë mbetur vetëm motra, Davidi dhe nëna. Ç'mendojnë ata për mua?"
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Ëndrra e xhaxhait, F. M. Dostojevskij

Duke krijuar një sfond disi të largët për njohjen dhe jetën e tij autori, përqendrohet në shtëpinë e çifligarit, të qytetarit që jeton në fshat, si një padukshmëri kapitale, dhe aty sheh ëndrra me sy hapur, aty i vë kazmën personalitetit të tij, pa i interesuar asgjë rreth e rrotull, as natyra e mrekullueshme, as balta dhe as kuajt.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje