• Banner

  • David Koperfildi, Carls Dikens, vol. 1 + 2
  • David Koperfildi, Carls Dikens, vol. 1 + 2

David Koperfildi, Carls Dikens, vol. 1 + 2

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

2 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: David Koperfildi, vëllimi i parë dhe i dytë
Origjinali: The personal history of David Kopperfield
Gjinia: Roman
Autori: Çarls Dikens
Shqipëroi: Vedat Kokona
Shtëpia botuese: Botimet Kokona
Viti: 2013
Fq. 1176
Pesha: 1.226 kg.
ISBN: 978-9928-4065-4-5

Mbi librin

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Davidit nuk i pëlqente njerku i tij dhe motra e njerkut, Xhejni, e cila vendoset në shtëpi pak kohë pas Mister Mardstonit. Mardstoni e rrihte Davidin sepse nuk shkonte mirë me mësimet. Një herë, gjatë këtyre rrahjeve, Davidi e kafshon në dorë Mardstonin dhe për këtë arsye dërgohet në një konvikt, Shtëpia e Salemit, më në krye një drejtor tepër të ashpër, Mister Krikëllin.

Në konvikt ai shoqërohet me Xhejms Stidforthin dhe Tomi Tredëllsin, me të vilët takohet sërish më vonë. Davidi kthehet në shtëpi në verë dhe sheh se e ëma kishte lindur një djalë. Pak kohë pasi Davidi shkon në konvikt, e ëma dhe fëmija vdesin dhe ai rikthehet në shtëpi.

Mister Mardston e dërgon Davidin në një fabrikë në Londër, në të cilën Mardstoni ishte bashkëpronar. Davidi nuk ka asnjë njeri që të kujdeset për të në Londër dhe vendos të largohet. Ai ecën të gjithë rrugën nga Londra në Dover për të gjetur të vetmen të afërm të tij, tezen e tij Mis Betsin.

Mis Betsi pranon që ta rrisë, pavarësisht se Mister Mardstoni kërkon sërish kujdestarinë e Davidit. Tezja e quan Davidin "Trotvud David". Historia vazhdon dhe në jetën e Davidit hyjnë dhe dalin personazhe të shumtë, që e gjallërojnë romanin.

Këtu përfshihet Pegoti, guvernantja e shtëpisë së nënës së tij, familja e saj dhe mbesa e tyre jetime Emilia. Një përsonazh tjetër i rëndësishëm është Anjeza Uikfild, e cila bëhet e besuara e Davidit. Davidi martohet me të bukurën dhe naiven Dora Spenlou, e cila vdes. Më pas, Davidi gjen lumturinë me Anjezën, e cila gjithnjë e kishte dashur.

Detajet e librit
Kokona
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001278

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 1, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001279

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 2, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2722

Botuesi: Fan Noli

Kohë të vështira, Charles Dickens

Ndodhia e trishtë e Luiza Gredgraundit dhe e të atit është një nga rrëfimet më të bukura të treguara ndonjëherë nga Dikensi. Tomas Gredgraundi, si shumë prej bashkëkohësve të tij, ka kryer gabimin trashanik ngaqë Filozofinë e të Dhënave e ka ngritur në shkallën e faktit, teori që duhet të drejtojë jetën patjetër.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2723

Botuesi: Fan Noli

Klubi Pikuik, Charles Dickens, vol. 1

Z. Pikuik shënoi çdo fjalë të pohimit të karrocierit në bllokun e shënimeve me synimin për t'ia njoftuar klubit, si një shembull i veçantë i gjallërisë së kuajve në rrethana sprovuese. Kur ata mbërritën te Kryqi i Artë, ai sapo e përfundoi së shënuari pohimin. Karrocieri kërceu poshtë, kurse z. Pikuik doli nga karroca.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2724

Botuesi: Fan Noli

Klubi Pikuik, Charles Dickens, vol. 2

Pak nga pak, z. Uinkëll arriti t'ia fitonte zemrën z. Benxhamin Alen, e madje edhe zhvilloi një bisedë miqësore me z. Bob Sojer, të cilin, i gjallëruar nga konjaku, silla dhe muhabeti, dalëngadalë e kaploi qesëndisja dhe tregoi me ngazëllim të njëmendtë një gazmore të bukur.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001279

Botuesi: Kokona

David Koperfildi 2, Carls Dikens

Historia rrëfen jetën e David Koperfildit nga fëmijëria në pjekurinë e tij. Davidi ka lindur në Angli rreth viteve 1820. I ati i Davidit ka vdekur gjashtë muaj para se ai të lindte dhe pas shtatë vitesh, e ëma e tij martohet me Mister Eduard Mardston.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Santori

Bota e djeshme, Stefan Zweig

Bota e djeshme janë Vjena dhe Europa e 1914 – s, ku Stefan Cvajgu u rrit dhe pati sukseset e para si shkrimtar, ku lexoi me pasion, shkroi dhe udhëtoi, lidhi miqësi me Frojdin, Rilken dhe Valerinë... Një botë e stabilizuar ku, me gjithë tensionet nacionaliste, liria e mendimit gëzonte gjithë të drejtat.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2295

Botuesi: Zambaku

Uri, Knut Hamsun

Knut Hamsun me romanin e tij "Uri" ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1920. Vepra ka hyrë në kolanën e klasikëve të artë norvegjezë edhe me paralelizmin që bën mes jetës së shkrimtarëve të tjerë.

Çmimi 550 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

1984, George Orwell

Uinston Smith punon për Ministrinë e së Vërtetës në Londër, qyteti kryesor i Rripit Ajror. Vëllai i Madh vëzhgon nga çdo poster, Policia e Mendimit zbulon çdo akt tradhtie. Kur Uinstoni gjen dashurinë me Xhulian, ai zbulon se jeta nuk ka pse të jetë e mërzitshme dhe plogështuese, ndaj i hapen sytë nga mundësitë e reja.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000722

Botuesi: Onufri

Don Kishoti i Mances I, Miguel de Cervantes Saavedra

Servantesi e shkroi "Don Kishotin", sikundër na thotë ai vetë, me qëllimin që të diskreditonte librat e kalorësisë. Vepra e tij, pra, ishte doemos revolucionare, se për të diskredituar librat e kalorësisë duhej të diskreditonte tërë Kohën e Mesme me të gjitha përrallat e saj. 

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Shkrimet, Karel Capek

Kronikat e udhëtimit dhe shkrimet politike të Karel Çapekut mbështeten në eksperiencat në shtete të tjera me përshkrime plotë jetë dhe vëzhgime të kujdesshme. Letra nga Italia - 1923, fokusohet në panoramën dhe artin Italian. Ditari i tij në Angli -1924, përqëndrohet tek periferia angleze dhe në sjelljen e njerëzve.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Adolfi, Benjamin Constant

Zotëri, do të duhej ta botonit këtë histori. Tani ajo s'mund të lëndojë askënd, dhe për mendimin tim, do ta kishte një dobi. Fatkeqësia e Elenorës tregon se edhe ndjenja më e zjarrtë s'mund të luftojë kundër këtij rendi gjërash.

Çmimi 550 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pakti

Komedia hyjnore, Ferri, Dante Alighieri

Të dy poetët, Dantja dhe Virgjili, zbresin në ferr, ku në nëntë rrathë dënohen mëkatarët. Fajet në ferr Dantja i ndan sipas teorisë së Aristotelit, ku njeriu mëkaton nga shfrenimi (grykësia, kopracia etj), që për poetin janë më të lehta; pastaj nga shpirtligësia (dhuna, tradhtia), për të cilat poeti i jep dënimet më të rënda. Këtu i shohim të gjithë...

Çmimi 650 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001104

Botuesi: Dituria

Viti 93, Viktor Hygo

Kryevepra e fundit në prozë e këtij autori të shquar, i kushtohet temës së Revolucionit Francez. Në një sfond  të pasur historik me ngjarje dramatike e intensive Hygoi paraqet madhështinë e gjithçkaje që ndodh në Francën e asaj kohe.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)