Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Jul Cezari, William Shakespeare
  • Jul Cezari, William Shakespeare

Jul Cezari, William Shakespeare

Argeta LMG

Mark Antoni me Oktavin, të nipin e Jul Cezarit, i shtrëngojnë republikanët të ikin prej Rome dhe e dërrmojnë ushtrinë e tyre në betejën e Filipit; Kasi dhe Bruti, që të mos bien në duar të kundërshtarëve, vrasin veten njëri pas tjetrit; Republika Romane kthehet përfundimisht në diktaturë autokratike.

590 Lekë
531 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jul Cezari

Origjinali: Julius Caesar

Gjinia: Tragjedi

Autori: William Shakespeare

Shqipëroi: Fan S. Noli

Shtëpia botuese: Argeta LMG

Viti: 2018

Fq. 166

Pesha: 0.196 kg

ISBN: 99943-30-15-2

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Mark Antoni me Oktavin, të nipin e Jul Cezarit, i shtrëngojnë republikanët të ikin prej Rome dhe e dërrmojnë ushtrinë e tyre në betejën e Filipit; Kasi dhe Bruti, që të mos bien në duar të kundërshtarëve, vrasin veten njëri pas tjetrit; Republika Romane kthehet përfundimisht në diktaturë autokratike.Të gjitha ngjarjet dhe personat e dramës, me përjashtim të Lucit, shërbëtorit të Brutit, dhe të ca hollësive dhe anakronizmave pa rëndësi, janë kopjuar besnikërisht nga Jetët Paralele të Plutarkut, të përkthyera nga greqishtja në inglishten prej Northit, më 1579.

Shekspiri nuk bëri tjetër veçse ti dramatizonte, po i ka lidhur aq bukur, sa ka krijuar veprën teatrale më të fortë të botës dhe e ka sintetizuar këtë periudhë të historisë romane aq mjeshtërisht, sa Jul Cezari i tij i shkurtër vlen më tepër se duzina vëllimesh mbi këtë temë prej historianësh të specializuar. Karakterizata e Jul Cezarit është kritikuar përgjithësisht që nuk i përshtatet historisë, po sa për këtë pikë skemi aspak arsye ti biem më qafë dramatistit anglez. Është e vërtetë që diktatori i Romës ska qenë pafllatar e mburravec i zbrazët, po, pas dëshmisë së Plutarkut, duket se ishte bërë në vjetët e tij të fundit, ashtu si na e përshkruan Shekspiri. Një shembull të një ndërrimi analog kemi edhe në fytyrën e Napoleonit.

Si Jul Cezari, dhe ky e nis karrierën e tij si gjeneral e konsull i një republike dhe mbaron si tiran dhe autokrat i saj, imadh në disa pika, po, nga ana tjetër, si na e thotë bukur Anatol Fransi, në shumë pika fare si një foshnjë, që sduron gjysmë fjale kundërshtimi. Që të dy, pas fitoreve dhe sukseseve, fryhen nga fuqia, foshnjërohen nga lajkat dhe bëhen e kundërta e asaj që kishin qenë në krye. Muzikanti i madh Bethoveni kishte të drejtë, kur ia dedikoi Simfoninë Heroike Napoleonit, si një kryetrimi Libraator, po kishte prapë të drejtë edhe kur e prishi këtë dedikatë nga dorëshkrimi i tij, pasi Napoleoni u bë diktator dheJul Cezari shtypës i lirive.

Ashtu dhe Shekspiri nuk humbet kurrë rastin që të shfaqë admiratën për Jul Cezarin, gjeneralin ngadhënor të botës dhe përhapësin e qytetërisë romane, po megjithë këtë na e paraqit në këtë dramë si një tiran grotesk me gjithë cenet e tij,si një karikaturë të vetes së tij, dhe u jep të drejtë Brutit dhe Kasit, që e vranë për të çliruar atdheun dhe për të shpëtuar republikën.

Detajet e librit
Argeta LMG
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Flokëzkarota, Histori natyre, Jules Renard

Jules Renard ishte shpirt i ndjeshëm dhe pavarësisht se kaloi një martesë të lumtur dhe u bë prind i dy fëmijëve, bëri çmos që vështirësitë e mjerimin e fëminisë së vet t’i mbante të fshehta. Megjithatë, te Flokëzkarota, këto kujtime të fëminisë ngrenë krye, duke krijuar një ndër veprat moderne më ironike dhe të ndjeshme për jetën në fshat. Gjuha e kësaj...
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2633

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjeniu i një nate, Stefan Cvajg

Gjatë gjithë kësaj kohe, që krijimi gjenial i kapitenit xhenier pushtoi Francën, sidomos frontin francez, autori i saj, ushtaraku mezi i dukshëm, Ruzhe dë Lil, projektonte transhe pas transheje në front, komandonte hapjen e llogoreve, kujdesej për mirëmbajtjen e fortifikimeve.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000486

Botuesi: OMSCA-1

Sozia, Një poemë petërburgase, Fjodor Dostojevski

Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2488

Botuesi: Onufri

Shtrëngata, Uiliam Shekspir

Shtrëngata i përket zhanrit të pjesëve romantike elizabetiane. Ajo kombinon elemente të tragjedisë (hakmarrja e Prosperos) me ato të komedisë romantike (dy të dashurit e rinj, Miranda dhe Ferdinanti) dhe ashtu si një nga veprat problematike të Shekspirit ngre disa çështje më të thella që nuk zgjidhen krejtësisht në fund.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001938

Botuesi: Argeta LMG

Andromaka, Zhan Rasin

Tragjedia "Andromaka" është mbështetur pikërisht mbi këtë subject: atë se çfarë ndodhi në Epir me Pirron dhe Andromakën. Personazhet e tragjedisë së Rasinit janë: Andromaka, e veja e Hektorit, skllave e Pirros; Pirro, i biri i Akilit, mbret i Epirit; Oresti, i biri i Agamemnonit; Hermiona, e bija e Helenës, e fejuara e Pirros.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Romeo dhe Zhuljeta ne fshat, Gottfried Keller

Titulli i këtij romani, i cili sipas mendimit të kritikës letrare bën pjesë ndër veprat më të lexuara të letërsisë botërore në përgjithësi dhe të letërsisë gjermane në veçanti, i referohet tragjedisë së Shekspirit dhe është një përshtatje e përmbajtjes së saj, por ndërkaq autori e zhvendos vendin e ngjarjes të kësaj historie tragjike dashurie në epokën e...
630 Lekë 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000614

Botuesi: OMBRA GVG

Martin Iden, Xhek London

Ndoshta libri më i mirë i Jack London, Martin Iden përshkruan vuajtjet e një shkrimtari të ri proletar në përpjekje për t’u publikuar dhe për të nxjerrë jetesën. Publikuar fillimisht në vitin 1909, romani trajton temat e klasave shoqërore dhe përballjen e individualizmit me socializmin.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
In Stock

Referenca: 2213

Botuesi: OMBRA GVG

Iluzionet e humbura, Honore de Balzak

"Kush do të më dojë?" – pyeti veten poeti. "Miqtë e mi vërtetë më përbuzin. Çfarëdo që të bëja i dukej e mirë dhe fisnike vetëm asaj që prehet këtu! Më kanë mbetur vetëm motra, Davidi dhe nëna. Ç'mendojnë ata për mua?"
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Abatja e Kastros, Stendhal

E rritur në Kuvendin e Kastros, Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t'i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje