- Çmim i zbritur
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Ky vëllim përmban novelat: "Veshja të bën njeri", "Mashtrim me letra dashurie" dhe "Farkëtari i fatit të vet".
Titulli: Mashtrim me letra dashurie
Origjinali: Kleider machen Leute, Die missbrauchten Liebesbriefe, Der Schmid seines Glückes
Gjinia: Novela
Autori: Gottfried Keller
Shqipëroi: Aristidh Ristani
Shtëpia botuese: Santori
Viti: 2016
Fq. 280
Pesha: 0.352 kg.
ISBN: 978-9928-4116-6-2
Ky vëllim përmban novelat: "Veshja të bën njeri", "Mashtrim me letra dashurie" dhe "Farkëtari i fatit të vet".
"Dhe ja ku po rrinte tani aty, ashtu sikurse djaloshi Herkul, te një kthesë e jetës së vet, te një udhëkryq i mirëfilltë. Nga kurora e blirëve që rrethonte qytetin ngriheshin përpjetë kolona të lezetshme tymi, çatitë e praruara të kullave rrëzëllenin në diell ashtu joshëse midis majave të pemëve: në këtë anë shikonte lumturi, kënaqësi, kredhje në borxhe dhe një fat plot mistere, kurse në anën tjetër, në anën e fushës, ishte rruga e largët dhe e lirë, ku e prisnin puna, vështirësitë, skamja dhe terri, por në të njëjtën kohë edhe një ndërgjegje e pastër dhe një jetë e qetë."
Veshja të bën njeri
"Drejt gjërash të tilla më të madhërishme po lundronte tani me vela të fryra, i shtyrë edhe nga fryrja e stërmadhe e së shoqes. Dhe lundroi aq mirë saqë me ndihmën e saj mbërriti, pas njëfarë kohe, atje ku është përcaktuar të mbërrijë pjesa më e madhe e seldvilezëve.
Në vend që të kujdesej për punët e tregtisë, u bashkua me një grusht kokëkrisurish si puna e tij, të cilët i pati peshkuar aty rrotull, dhe u dha pas prodhimit të një letërsie shkollariste e çapraze, që qarkullonte si e tillë edhe mes njerëzish me mend në kokë dhe që, me ato përsëritjet e përjetshme, propagandohej si diçka krejt e re dhe e padëgjuar kurrë, sadoqë s'bënte gjë tjetër veçse ripërtypte mbeturina të hedhura nga të tjerë dhe nxirrte marrëzira me brirë.
Ndaj kujtdo që s'e pranonte atë famën e saj të përpallur, ajo hakmerrej duke e cilësuar si përfaqësues të një klike tinëzake e armiqësore. Por fshehurazi, edhe ata vetë e përçmonin shoqi – shoqin."
Mashtrim me letra dashurie
"... Këto atribute kishin të bënin me një palë syze me skelet të praruar, me tri kopsa këmishe të emaluara e të lidhura bashkë në një qostek të gjatë floriri, që përshkonte nga njëri cep në tjetrin një jelek plot lajle e lule, me gjithfarëlloj stringlash, me një karficë vigane mbërthyer në kravatë, ku një miniaturë paraqiste betejën e Vaterlosë, pastaj me tri a katër unaza të mëdha, me një bastun të gjatë, doreza e të cilit formonte një palë dylbi teatri në trajtën e një kupe të sedeftë.
E tërë kjo armatosje i ngjante si pajimi ideal i një njeriu të lumtur. Këtë e pati bërë si suazë të hartuar me guxim për jetën e vet, qysh më përpara, qysh atëherë kur vazhdonte akoma të përlante, por kurrë pa ide largpamëse, atë pasuri të vogël që kishte trashëguar.
Tani ky pirg sendes s'ishte dhe aq fort stolisja pa shije e një burri sqimatar, ai qe, para së gjithash, një shkollë përvoje, durimi e ngushëllimi në kohë fatkeqësie, si edhe një gatishmëri e denjë për të pritur më në fund kthimin e lumturisë, e cila mund të vinte ashtu befas, si ndonjë hajdut nate."
Farkëtari i fatit të vet
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Albas
Botuesi: Mitrush Kuteli
Botuesi: Fan Noli
Botuesi: Univers
Botuesi: Pakti
Referenca: 2495
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU001247
Botuesi: Kokona
Referenca: SKU001618
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Zenit Editions
Botuesi: Onufri
Botuesi: Argeta LMG
Referenca: 2710
Botuesi: Bota Shqiptare
Referenca: 2478
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: SARAS
Referenca: 2709
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Fan Noli
check_circle
check_circle