• Banner

Lord Xhim, Joseph Conrad
  • Lord Xhim, Joseph Conrad

Lord Xhim, Joseph Conrad

Xhimi është një djalosh me sedër dhe imagjinatë të fortë, që vesh çdo gjë me një tis të mjegullt romantizmi. Ai e sheh veten si një hero të pagabueshëm. Prandaj edhe turbullohet kur papritur dhe vetvetishëm braktis një anije në rrezik mbytjeje.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lord Xhim
Origjinali: Lord Jim
Gjinia: Roman
Autori: Joseph Conrad
Shqipëroi: Zef Simoni
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 404
Pesha: 0.443 kg.
ISBN: 978-9928-200-63-1

Mbi librin

Xhimi është një djalosh me sedër dhe imagjinatë të fortë, që vesh çdo gjë me një tis të mjegullt romantizmi. Ai e sheh veten si një hero të pagabueshëm. Prandaj edhe turbullohet kur papritur dhe vetvetishëm braktis një anije në rrezik mbytjeje.

Tashmë një njeri tërësisht i kapluar nga ndjenja e fajit, ai do ta kalojë gjithë jetën duke u munduar të vërë në vend nderin dhe personalitetin e tij. Conrad – i ka hulumtuar thellësisht çështjet e ndërlikuara të nderit të humbur dhe fajit, shpagimit dhe heroizmit.

Fragment nga libri

E ndieja se po rrekej të më bënte të kuptoja të Pakuptueshmen; e nuk di të ketë gjë që të krahasohet me vështirësinë e këtij ndijimi. Po më bënte të shikoja disa gjëra që fshihen pas çdo të vërtetë dhe pas thjeshtësisë thelbësore të së pavërtetës.

Ai sikur u drejtohej të gjitha anëve të çështjes në të njëjtën kohë – anës që i kthehej përherë dritës së diellit dhe asaj ane të natyrës sonë që, si gjysmërruzulli tjetër i Hënës, gjallon tinëzisht në errësirë të përjetshme, vetëm me një dritë të hirtë e të frikshme, që i bie nganjëherë anash.

Ngjarja ishte e paqartë, e parëndësishme – po të doni: një i ri i humbur, një në një milion – po ai ishte nga tanët; një ngjarje aq e parëndësishme sa dhe përmbytja e një foleje milingonash, por, megjithatë, e fshehta e qëndrimit të tij më krijonte përshtypjen sikur ai të kishte qenë një krijesë që përfaqësonte të gjitha krijesat e tjera, sikur e vërteta e saj e errët të ishte aq e rëndësishme sa të përfshinte edhe mendimin që njerëzimi ka për veten e vet...

Komente mbi librin

"Lord Xhim" nuk i përket asnjë periudhe specifike, sepse është një prozë e pakohë, nga më madhështoret..."

Library Journal

"... Një kryevepër rrëfimesh të ndërlidhura, një triumf i kapërcimesh kohore... Si shumë nga veprat e Conrad – it, dëshmon për fuqinë shkatërrimtare të ëndrrave, megjithëse askush nga ne nuk mund t'i shmangë vërtet iluzionet romantike."

The Washington Post

"Kurrë më parë nuk kanë qenë më të bukura dhe magjepsëse fjalitë dhe atmosfera e krijuar nga Z. Conrad... Një libër i cilësisë letrare si "Lord Xhim" duhet pritur me mirënjohje dhe hare."

The New York Times

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: IDK

Gra të dashuruara, D. H. Lawrence

I konsideruar prej shumëkujt romani më i rëndësishëm i D. H. Lawrence dhe një nga romanet më me rëndësi të letërsisë moderne angleze, "Gra të dashuruara", si mjaft prej veprave të autorit, ngjalli shumë diskutime kur u botua, duke u bërë objekt i censurës, para së gjithash për trajtimin me çiltërsi të temës së seksualitetit femëror.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Xhejn Er, Charlotte Brontë

Mendoni se mund të rri e të bëhem një hiç për ju? Mendoni se jam robot? Makinë pa ndjenja? Dhe se mund të duroj të ma rrëmbejnë kafshatën nga goja dhe të paktin ujë jetëdhënës nga kupa? Mendoni se, meqë jam e varfër, e panjohur, e shëmtuar dhe e vogël, jam pa shpirt dhe pa zemër?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Bij dhe dashnorë, D. H. Lawrence

"Bij dhe dashnorë" është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s'ka pasur djalë më të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2307

Botuesi: Argeta LMG

Novela, Prosper Merime

Në këtë botim të novelave të Prosper Merimesë janë paraqitur disa nga veprat e tij më të mira si: "Xhevairja e Toledës", "Kaçaku", "Marrja e fortifikatës", "Venera e qytetit Ille", "Loja e Triktrakut", "Vegimi i Karlit Xl", "Mateo Falkone", "Tamango", "Karmen" dhe "Kolomba".

Çmimi 580 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000562

Botuesi: OMSCA-1

Aivenhoi, Uollter Skot

Titulli: AivenhoiOrigjinali: IvanhoeGjinia: RomanAutori: Uollter SkotShqipëroi: Hamit KokalariShtëpia botuese: OMSCA-1Viti: 2004Fq. 460Pesha: 0.522 kg.ISBN: 978-99927-52-43-2

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Për kë bie këmbana, Ernest Hemingway

Për kë bie këmbana është një roman i Ernest Hemingway i botuar në vitin 1940. Hemingëay shfrytëzoi eksperiencën e tij si reporter lufte për të mbërthyer shpirtin e Luftës Civile të Spanjës përmes historisë së mësuesit amerikan Robert Jordan, i cili u bashkua me forcat antifashiste. Ngjarja zhvillohet përgjatë shtatëdhjetë e dy orëve të Jordan në kampin e...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000178

Botuesi: Ideart

Koha per te ikur, Ray Bradbury

Ray Bradbury është një nga shkrimtarët amerikanë më të njohur në botë. Krijimtaria e tij përfshin romane, tregime, publicistikë, skenare filmash. Vepra e tij është shpërblyer me çmimet më të mëdha letrare, si, Çmimi O’Henry, Çmimi Linkoln etj.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001932

Botuesi: Onufri

Mbreti Lir, Uilliam Shekspir

"Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Gruaja në flatra, Dino Buzzati

Ndoshta, shtrohet pyetja, nga çfare intuite, nga cili zbulim i të vërtetës së fshehur, përtej shtratit të vanitetit njerëzor, shkrimtari ka marrë atë forcë të kristaltë paditëse kundër banalitetit dhe marrëzisë së mëkatit, të harresës dhe të dashakeqësisë.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Sozia, Fjodor Dostojevski

Nuk jam intrigant dhe me këtë krenohem. Si diplomat unë nuk do të mund ta bëja. Thonë, gjithashtu, zotërinj, se zogu vetë i sulet gjuetarit. Ç’ është e vërteta, jam gati ta pranoj: po kush është këtu gjuetari, cili është zogu?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2597

Botuesi: OMBRA GVG

Majkelli, vellai i Xherrit, Xhek London

Nuk është kollaj t'i bindësh njerëzit të mblidhen dhe akoma më e vështirë t'i bësh ata të lëvizin në protesta të organizuara kundër kushteve të padurueshme të jetës, aq më tepër për kafshët, të cilat me aq "dashuri" i kanë skllavëruar.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

E varfër dhe e bukur, Teodor Drajzer

E vetmja derë që i hapet për punë në qytet është dera e hotelit më të mirë të qytetit. Aty ato, nënë dhe bijë, fillojnë punë duke pastruar hotelin dhe duke bërë çdo punë tjetër të rëndomtë që kishte hoteli. 

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Abatja e Kastros, Stendhal

E rritur në Kuvendin e Kastros, Helena i përket një familjeje të fuqishme të rrethinave të Romës. Ndërsa Zhyli është bir brigandi; dhe i varfër mes të varfërve. Midis tyre, në Italinë e shekullit XVI lidhet një dashuri si ato që di t'i ndërtojë vetëm Stendali, aq e pakufishme sa edhe e pamundshme.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)