• Banner

Xhejn Er, Charlotte Brontë
  • Xhejn Er, Charlotte Brontë

Xhejn Er, Charlotte Brontë

Mendoni se mund të rri e të bëhem një hiç për ju? Mendoni se jam robot? Makinë pa ndjenja? Dhe se mund të duroj të ma rrëmbejnë kafshatën nga goja dhe të paktin ujë jetëdhënës nga kupa? Mendoni se, meqë jam e varfër, e panjohur, e shëmtuar dhe e vogël, jam pa shpirt dhe pa zemër?

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Xhejn Er
Origjinali: Jane Eyre
Gjinia: Roman
Autori: Charlotte Brontë
Shqipëroi: Alina Karaulli
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2014
Fq. 530
Pesha: 0.554 kg.
ISBN: 978-9928-175-31-1

Fragment nga libri

Mendoni se mund të rri e të bëhem një hiç për ju? Mendoni se jam robot? Makinë pa ndjenja? Dhe se mund të duroj të ma rrëmbejnë kafshatën nga goja dhe të paktin ujë jetëdhënës nga kupa? Mendoni se, meqë jam e varfër, e panjohur, e shëmtuar dhe e vogël, jam pa shpirt dhe pa zemër?

E keni gabim! Kam po aq shpirt sa ju dhe zemrën po aq të madhe! E nëse Zoti do të më kishte dhuruar bukuri dhe pasuri, do t'jua kisha bërë të vështirë të më linit, siç e kam tani unë të vështirë t'ju lë. Tani nuk po ju flas sipas zakoneve, traditave, madje, as nëpërmjet trupit vdekatar; është shpirti im që i drejtohet shpirtit tuaj, si të kishim shkuar të dy përtej varrit dhe të qëndronim para këmbëve të Zotit, të barabartë: ashtu siç jemi.

Unë nuk jam zog dhe nuk ka rrjetë që të më zërë në grackë. Unë jam një qenie njerëzore e lirë, me vullnet të pavarur

Komente mbi librin

"Që nga fjalia e saj e parë magjepsëse e deri te mbyllja e famshme, Charlotte Brontë i mban lexuesit me frymën pezull falë një rrëfimi goditës dhe të furishëm. Zëri i Xhejn Erit është hipnotizues. Lexuesi mezi pret të kthejë faqen tjetër dhe tjetrën akoma..."

The Guardian

"Ajo është e guximshme, modeste, e gjallë dhe e ndershme; ai lloj njeriu që i bën lexuesit të bien në dashuri, ai lloj njeriu që të gjithë mendojnë se janë diku në thellësitë e tyre..."

New York Times

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2681

Botuesi: Argeta LMG

Zonja Bovari, Gustav Flober

Vepra është një roman kronikë e kohës. Vepra është natyraliste për nga stili, sepse përshkruan me detaje të stërholluara mjedise, personazhe dhe veprime dhe trajton çështje tronditëe sikur të ndodhnin përditë në jetën e njerëzve. Floberi ndjek metodën e impersonalizmit: nuk gjykon veprimet e personazheve.

Çmimi 990 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2711

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e postës, Stefan Cvajg

Vajza e postës quhet Kristina dhe kujdeset për të ëmën dhe për punët e një zyre postare austriake në vitet pas Luftës së Madhe. Një pasdite, teksa kotej mes shkresurinave, i vjen një telegram në emrin e saj. Është nga tezja e pasur që jeton në Amerikë dhe i kërkon Kristinës të shkojë ta takojë në një resort alpin në Zvic

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2938

Botuesi: Botimet Dudaj

Lartësitë e stuhishme, Emily Bronte

Duket sikur ajo i resit të gjitha ato që dimë për qeniet njerëzore dhe i mbush pamjet delikate e të tejdukshme me një fllad të atillë jete sa ato e kapërcejnë realitetin. Pra ajo zotëron më të rrallin e të gjitha pushteteve. Ajo e çliron jetën nga vartësia prej fakteve, me prekje të lehta ajo na tregon shpirtin e një fytyre.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Shalli andaluzian, Elsa Morante

Shalli andaluzian" ngjason me disa përralla baroke, që farfuritin pasuritë më të begata dhe më luksoze të fantazisë stolitëse dhe pastaj i përfshijnë me zhdërvjelltësi në një zbavitje të këndshme muzikore.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Zonja Bovari, Gustav Flober

Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Vajzat e rritura nuk qajnë, Fay Weldon

Herë i tallnin, herë i adhuronin, herë nuk i shihnin dot me sy e herë u vinte keq për to, për këto gra të pazakonta, për Lajlën, Stefaninë, Alisën, Nensin me shoqe, për këtë grup grash të pavarura, plot dëshirë për jetë, seks dhe përjetime, të cilat në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit e kthyen botën përmbys, e bënë lëmsh e li.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2137

Botuesi: Te tjere

Vepra e plote, Georg Buchner

Studiova historinë e revolucionit. E ndieja veten të asgjësuar nga fataliteti i neveritshëm i historisë. Shikoj në natyrën njerëzore një njëtrajtësi të tmerrshme, shikoj në rrethanat njerëzore një dhunë të pashmangshme, e cila u është dhënë të gjithëve dhe asnjërit.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Rruga për në skelën Uigan, George Orwell

Shkrimi i librave kërkon jo vetëm rehati e qetësi – e këtë të fundit nuk arrin ta kesh dot në një shtëpi që banohet nga anëtarë të klasës punëtore – por të nevojitet edhe paqe shpirtërore. Por, puna është se ti nuk mund të rregullosh gjithçka, dhe nuk mund ta urdhërosh shpirtin e shpresës nëpërmes të cilit arrihet të krijohet gjithçmos, me atë renë e ligë...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000390

Botuesi: Albin

Getsbi i Madh, Frensis Skot Ficxherald

Protagonisti i këtij romani, Xhei Getsbi, në të vërtetë quhet Xhejms Gec; në pamje të parë, ai është një i pasur i ngeshëm që jeton jashtë Nju-Jorkut, buzë ngushticës së Long Islandit, në një vilë madhështore ku jep pritje të jashtëzakonshme.

Çmimi 400 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Shtëpia e Librit

Tri monedhat e arit, Virginia Woolf

Ndërsa Evropa po rrëshqiste drejt luftës me ngritjen e fashizmit dhe Spanja gjendej sakaq në mes të një lufte civile të përgjakshme, Virginia Woolf botoi esenë Tri monedhat e arit, në të cilën vë në dukje lidhjen e pandashme mes patriarkatit dhe diktaturës, patriarkatit dhe luftës, patriarkatit dhe dhunimit të të drejtave të njeriut. 

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU002045

Botuesi: Argeta LMG

Xha Gorioi, Honore de Balzak

Ngjarja vendoset në "Pensionin Familiar" pronë e trashëguar e zonjës Voker e cila jetonte pa të shoqin e vdekur prej disa vitesh tashmë.Në këtë shtëpi qëndronin pleq e të rinj duke paguar një shumë mujore sipas marrvëeshjes. Një ndër banorët ishte Xha Gorio, një ish i pasur që e kishte krijuar kapitalin e tij duke shitur fide e makarona.

Çmimi 890 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Krenari dhe paragjykim, Xhejn Osten

Krenari dhe paragjykim vërteton largpamësinë e Xhejn Osten, e cila vëren që ligjet e tregut të lirë do t’ia ndryshojnë një herë e përgjithmonë faqen shoqërisë. Nëse dikur jeta e individit ishte e programuar që në lindje, në varësi të shtresës, familjes, titujve apo seksit, shoqëria e tregut të lirë do të ofrojë mundësi të reja të panumërta. 

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000798

Botuesi: Cabej

Faust, Johann Wolfgang von Goethe

Fausti nuk është vetëm një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve, që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të dhe që zbulohen apo shpalosen vazhdimisht në një dritë të re para nesh, sa herë që marrim të lexojmë a rilexojmë tërë veprën apo pjesë të caktuara të saj.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Letër babait, Franz Kafka

Letra e gjatë nuk mbërriti kurrë te njeriu të cilit i drejtohej ndërsa kritikët kanë shtruar pyetjen nëse ajo me të vërtetë u shkrua për të mbërritur në destinacion. Në letër, Kafka i përgjigjet një pyetjeje nga i ati, Herman Kafka, se pse ai i thotë se ka frikë prej tij. 

Çmimi 490 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)