- Ka mbaruar

Banner
Nga tregimi në tregim parakalojnë portrete personazhesh, mosha e të cilave lëviz nga fëmijëria tek adoleshentët, nga rinia te pleqtë, por edhe te të vdekurit. Një pjesë e personazheve janë jetimë, me gjysh e pa baba.Pothuaj të gjitha tregimet mbyllen papritmas, me ndonjë fjali të pa artikuluar mirë. Vendodhja e tregimeve është Dublini dhe, po të parafrazojmë fjalët e autorit, ai kishte qëllim të shkruajë një histori morale të vendit të vet dhe kishte zgjedhur Dublinin, sepse ky qytet atij i dukej qendra e paralizës.
Titulli: Dublinasit
Origjinali: Dubliners
Gjinia: Tregime
Autori: James Joyce
Përktheu: Idlir Azizi
Shtëpia botuese: Zenit
Viti: 2004
f. 282
Pesha: 0.29 kg
ISBN: 99927-948-1-x
Ky libër përmban 15 tregime, të cilat zënë fill me një rrëfim për ditët e fundit të një plaku me paralizë, por paraliza këtu sikur mëton të shënjojë një vend, një gjendje të përgjithshme, një shoqëri, shkurt: ndryshkun e një shoqërie.Nga tregimi në tregim parakalojnë portrete personazhesh, mosha e të cilave lëviz nga fëmijëria tek adoleshentët, nga rinia te pleqtë, por edhe te të vdekurit. Një pjesë e personazheve janë jetimë, me gjysh e pa baba.Pothuaj të gjitha tregimet mbyllen papritmas, me ndonjë fjali të pa artikuluar mirë. Vendodhja e tregimeve është Dublini dhe, po të parafrazojmë fjalët e autorit, ai kishte qëllim të shkruajë një histori morale të vendit të vet dhe kishte zgjedhur Dublinin, sepse ky qytet atij i dukej qendra e paralizës.
Në këtë libër zënë fill përdorimet e rrafsheve të shumta kuptimore në shkrimin xhojsian si dhe proza e rrjedhës së ndërdijes, që u bënë shënjuese të prozës moderne në shekullin e kaluar.Në tregimet e Joyce-it mbizotëron një atmosferë e ftohtë, bojëkafe, e rëndë, shumica e tregimeve mbyllen me vdekje, me dështim, me një gjëllim pa perspektivë. Në këto tregime përvijohen edhe mjaft aludime seksuale.Një pjesë e këtyre personazheve, si Lenehani, Martin Kaningami, Gabriel Konroi, shfaqen edhe në prozën më komplekse të shekullit XX, në romanin “Uliksi”.Autori i shkruante botuesit konservator, për “Dublinasit”: “E kam vënë këtë krizë para pasqyrës sime të pastruar mirë. Nëse ju do të vendosni të mos e botoni librin, të jeni të sigurt që do të mbeteni përgjegjës për vonesën e civilizimit në Irlandë”. Leximi i tregimeve “Dublinasit” lexuesit i shërben si një parapërgatitje për të hyrë në botën e madhe të prozës moderne xhojsiane, e cila u kthye në mit të shekullit njëzet. - Sali Bytyçi
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001932
Botuesi: Onufri
"Mbreti Lir" është një tragjedi me pesë akte nga Uilliam Shekspir, e interpretuar në vitet 1605 - 1606 dhe e botuar në vitin 1608. Një nga tragjeditë më të mira, pjesa përshkohet nga pesimizmi dhe nihilizmi, gjë që e bën atë një vepër të preferuar të shekullit XX.
Referenca: SKU000539
Botuesi: OMSCA-1
Irena kthehet. Perdet ishin ulur se qe ngrysur, një zjarr i mirë kërcunjsh borige qe ndezur në vatër dhe në dritën e tij Somsi pa Irenën të ulur në këndin e saj të zakonshëm, atje në kanape. Mbylli derën ngadalë dhe iu afrua. Ajo nuk lëvizi nga vendi dhe bëri sikur s'e pa.
Botuesi: OMSCA-1
Atje, në mes të rrugës së gjerë dhe të ndritshme, atje, sikur të kishte dalë nga toka ose të zbriste nga qielli, qëndronte figura e një gruaje të vetmuar, e veshur nga koka në këmbë me rroba të bardha.
Referenca: SKU001746
Botuesi: Te tjere
Pas botimesh të shpërndara aty - këtu, përkthimesh shpesh nga gjuhë të treta, vepra e Franz Kafkës në prozën e shkurtër, ku përfshihen të gjitha tregimet, skicat, novelat e tij, të përfunduara ose jo, vijnë për herë të parë të plota në gjuhën shqipe sipas rendit kronologjik të krijimit të tyre.
Botuesi: Onufri
Jeruzalemi i çliruar është një poemë epike nga poeti italian Torquato Tasso, botuar për herë të parë në vitin 1581, e cila tregon një version të mitizuar të Kryqëzatës së Parë, në të cilën, kalorësit e krishterë, të udhëhequr nga Godfrey i Bouillon – it, luftojnë myslimanët për të marrë Jeruzalemin.
Botuesi: Te tjere
Henrik Ibseni lindi më 20 mars 1828 në Skien, Norvegji. Në vitin 1862, u internua në Itali, ku shkroi tragjedinë "Brand". Në 1869, Ibseni u zhvendos në Gjermani, ku shkroi një nga veprat e tij më të famshme "Një shtëpi kukulle".
Referenca: SKU001896
Botuesi: UEGEN
Fjodor Dostojevski u bë i famshëm për krijimin e "heroit të rrugës", një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.
Referenca: SKU001248
Botuesi: Kokona
Për shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.
Botuesi: Pegi
Ky roman, më romantiku dhe optimisti midis veprave të E. M. Forster-it, është historia e një vajze të klasës së mesme angleze, Lusi, e cila gjatë pushimeve të saj në Itali njihet me dy djem të rinj, Xhorxhin dhe Sesilin.
Botuesi: Te tjere
I njohur te lexuesi shqiptar me poemat, poezitë, dramat, romanet, novelat, tregimet e përrallat e tij, Aleksandër Pushkin konsiderohet më i madhi poet rus njëkohësisht themelues i letërsisë moderne ruse. Drama, romanca e satira janë të ndërthurura e gërshetuara gjithnjë mjeshtërisht në veprën e tij, të ndërlidhura gjithaq me letërsinë e jetën ruse.
Botuesi: Argeta LMG
Kështu ndodhte puna edhe me Anxhelan dhe Juxhinin.Ata po jetonin prapë së bashku, po u afroheshin pak nga pak të gjithë miqve të tyre të vjetër dhe, në pamjen e jashtme, dukeshin aq të lumtur, sikur anija e lumturisë së tyre bashkëshortore të mos kish kaluar asnjë shtërngatë...
Referenca: SKU001933
Botuesi: Fan Noli
Zhozef Fushenë, njërin prej njerëzve më të fuqishëm të kohës së tij dhe njërin prej njerëzve më të shquar të të gjitha kohërave, nuk e kanë dashur bashkëkohësit e tij dhe pasuesit e kanë gjykuar edhe më keq.
Botuesi: Kokona
Për shumë studiues, ky konsiderohet romani më i mirë në botë. Ana Karenina ofron një panoramë të stërmadhe të jetës së kohës në Rusi dhe të njerëzimit në përgjithësi. Në të, Tolstoi përdor njohuritë e tij intensive për të krijuar disa nga personazhet më mbresëlënëse të krijuara ndonjëherë nga letërsia.
Nga tregimi në tregim parakalojnë portrete personazhesh, mosha e të cilave lëviz nga fëmijëria tek adoleshentët, nga rinia te pleqtë, por edhe te të vdekurit. Një pjesë e personazheve janë jetimë, me gjysh e pa baba.Pothuaj të gjitha tregimet mbyllen papritmas, me ndonjë fjali të pa artikuluar mirë. Vendodhja e tregimeve është Dublini dhe, po të parafrazojmë fjalët e autorit, ai kishte qëllim të shkruajë një histori morale të vendit të vet dhe kishte zgjedhur Dublinin, sepse ky qytet atij i dukej qendra e paralizës.