- Ka mbaruar

Banner
Më përkëdhelej sedra pasditeve kur Albertina zbriste nga karroca dhe kthehej në shtëpinë time. Kënaqësia rritej kur, nga thellësia e gjumit, ajo ngjiste shkallët e fundit të ëndrrave, rilindte dhe përmendej në dhomën time, duke pyetur veten për një çast "kur jam", por teksa shihte sendet që e rrethonin, abazhurin, drita e të cilit i vriste sytë, e quante veten në shtëpi.
Titulli: Robinja
Origjinali: La prisonnière
Gjinia: Roman
Autori: Marcel Proust
Shqipëroi: Edit Dibra
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2015
Fq. 436
Pesha: 0.511 kg.
ISBN: 978-9928-203-08-3
Më përkëdhelej sedra pasditeve kur Albertina zbriste nga karroca dhe kthehej në shtëpinë time. Kënaqësia rritej kur, nga thellësia e gjumit, ajo ngjiste shkallët e fundit të ëndrrave, rilindte dhe përmendej në dhomën time, duke pyetur veten për një çast "kur jam", por teksa shihte sendet që e rrethonin, abazhurin, drita e të cilit i vriste sytë, e quante veten në shtëpi duke kuptuar që zgjohej në dhomën time.
Në atë çast të parë pasigurie të ëmbël, më dukej sikur e zotëroja edhe më shumë, sepse, kur kthehej nga arratisja, në vend që të ishte në dhomën e saj, ndodhej në dhomën time, e cila që nga ai çast kur Albertina e kishte parë, do ta mbërthente, do ta gllabëronte, pa u dukur as shqetësimi më i vogël në sytë e saj të qetë sikur të mos kishte fjetur fare tek unë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Koha Ditore
Romani "Kur dashuronte Suani" është pjesa e parë e ciklit të famshëm të romaneve "Në kërkim të kohës së humbur" të shkrimtarit francez Marsel Prust. Një prozë e paharrueshme mbi dashurinë me pasion të thellë dhe xhelozinë pothuaj të sëmurë mes Çarls Suanit dhe zonjës së salloneve parisiene Odetë dë Kresi.
Botuesi: Fan Noli
Gruaja, fytyrën e së cilës e shohim edhe në errësirë, aq sa edhe kur mbyllim sytë, nuk rreshtim së adhuruari sytë e saj të bukur, hundën e bukur.
Botuesi: Fan Noli
Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurde që kisha bërë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja.
Botuesi: Fan Noli
Romani "Një natë në Lisbonë", i cili qysh nga botimi i tij i parë në vitin 1963, është përkthyer në shumë gjuhë dhe ka qenë vazhdimisht një bestseller, të rrëmben që nga faqja e parë e gjer tek e fundit me përshkrimin tepër prekës të mundimeve të pasosura e të fatit tragjik të atyre njerëzve që morën rrugët e mërgimit për të shpëtuar nga mizoritë e nazizmit.
Botuesi: UEGEN
Romani "Pjereta" është një poemë vuajtjeje që e bën lexuesin të mallëngjehet me historinë e vuajtshme të Pjeretës së vogël. Këtë heroinë, autori na e paraqet si një viktimë të njerëzve shpirtligj të shoqërisë borgjeze, të cilët, për të kënaqur ambicien dhe interesin vetjak shfrytëzojnë të gjitha mjetet.
Botuesi: Te tjere
I penduar tregon peripecitë e Jozef Shapiros në kërkim të shpëtimit shpirtëror.
Botuesi: Berk
Përmbledhje me dy novela e Dostojevskit, përkthyer në 1978 në Burgun e Burrelit. Krokodili vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, në varietetin gjuhësore të shkodranishtes letrare.
Botuesi: UEGEN
Tek "Familja e tmerrshme" kam dashur të studioj temperamente e jo karaktere. Këtu qëndron arsyeja e ekzistencës së librit. Kam zgjedhur personazhe të dërrmuara prej nervave të gjakut, të privuara nga vullneti i lirë, të shtyrë për të vepruar në jetë nga fataliteti i mishit.
Botuesi: Botime Nazarko
Novela “Tre vetë me biçikleta” kthen sërish tre heronjtë e famshëm, Xhorxhin, Harisin dhe të 20-të, tregimtarin, përfaqësuesit zbavitës të klasës së re të mesme, që përpiqen të arratisen nga bota klaustrofobike e zyravedhe monotonia e jetës familjare, në një ekskursion të ngjashëm me biçikleta, kësaj here përmes Pyllit të Zi, në Gjermani.
Botuesi: Argeta LMG
''Atdheut besnik shiko t'i rrish më pranë E ta pushtosh me gjithë zemrën tënde; Këtu ësht' e forta rrënjë e forcës sate; Atje, në vend të huaj, qëndron vetëm, Si i dobëti kallam q'e thyen shqota''
Referenca: SKU000259
TitulliTre vetë me biçikletëRomanAutoriZh. K. ZheromPërktheuArtan MirakaShtëpia botueseABC, 2007f. 158Pesha: 0.18 Kg.
Botuesi: IDK
Një ndër prej veprave më interesante të Stefan Zweig-ut. Një portret i shkëlqyer psikologjik e historik i Erazmit të Roterda mit, një prej fi gurave më interesante e komplekse të Rilindjes dhe të mbarë historisë intelektuale të Europës.
Referenca: SKU000974
Botuesi: Dituria
Historia e të riut inteligjent e ambicioz, Zhylien Sorelit, që ka fatin të arsimohet dhe guximin e ambicjen të dallohet në shoqërinë e lartë, është gjithmonë aktuale. Dy dashuritë e tij; zonja Dë Renal dhe Matildë dë la Mol, janë simbol i kundërshtive të egra që përplasen në shpirtin e Zhylienit.
Referenca: SKU000568
Botuesi: OMSCA-1
TitulliDrakulaAutoriBram StokerPërkthyer ngaTeuta MatiShtëpia botueseOMSCA-1, 1999f. 328Pesha: 0.28 kg.
Referenca: 2488
Botuesi: Onufri
Shtrëngata i përket zhanrit të pjesëve romantike elizabetiane. Ajo kombinon elemente të tragjedisë (hakmarrja e Prosperos) me ato të komedisë romantike (dy të dashurit e rinj, Miranda dhe Ferdinanti) dhe ashtu si një nga veprat problematike të Shekspirit ngre disa çështje më të thella që nuk zgjidhen krejtësisht në fund.
Botuesi: Argeta LMG
• Lugina e Frikës (roman)• Përshëndetje e fundit• Kutia prej kartoni• Rrethi i kuq• Sherlok Holmsi pranë vdekjes• Këmba e Djallit• Përshëndetja e tij e fundit
Botuesi: Cabej
Ky vëllim përmban përrallat: Historia e princit Zein Alasnam dhe e mbretit të xhindëve, Historia e Kodadadit dhe e vëllezërve të tij, Historia e princeshës së Deriabarit, Aventurat e kalifit Harun – Al – Rashid, Historia e të verbtit Baba Abdulla, Historia e Sidi Numanit, Historia e Ago Hasan Alhabalit, Historia e dashurisë së Kamaralzamanit, princit të...
Më përkëdhelej sedra pasditeve kur Albertina zbriste nga karroca dhe kthehej në shtëpinë time. Kënaqësia rritej kur, nga thellësia e gjumit, ajo ngjiste shkallët e fundit të ëndrrave, rilindte dhe përmendej në dhomën time, duke pyetur veten për një çast "kur jam", por teksa shihte sendet që e rrethonin, abazhurin, drita e të cilit i vriste sytë, e quante veten në shtëpi.