- Çmim i zbritur
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në parlamentin e ri mund të jenë dy prej katër deputetëve që këtë legjislaturë u penalizuan për shkak të ligjit të dekriminalizimit (njëri humbi mandatin, tjetri u burgos), një sinjal se partitë nuk e morën seriozisht këtë ligj dhe se interesat elektorale janë më dominuese sesa parimet dhe standardet zgjedhore.
Titulli: Dekriminalizimi: Gjëndja, problematika dhe pritshmëritë
Origjinali: Dekriminalizimi: Gjëndja, problematika dhe pritshmëritë
Gjinia: Studim
Autori: Afrim Krasniqi
Shtëpia botuese: ISP
Viti: 2018
Fq. 140
Pesha: 0.350 kg
ISBN: 978-9928-4428-3-6
Ky libër është në gjuhën Shqip-Anglisht
Ligji i dekriminalizimit përbën një nga mjetet ligjore më efektive për të mënjanuar nga politika dhe postet drejtuese shtetërore individët me rekorde kriminale në të kaluarën. Dy vjet pas miratimit të tij, impakti i ligjit ka qenë relativ, ende shumë larg pritshmërive të publikut dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Fokusimi në cilësitë e kandidatëve për postet politike dhe publike duhet të mbeten axhendë prioritare edhe në të ardhmen e afërt.
Partitë politike e kanë shfrytëzuar ligjin për dekriminalizimin për të akuzuar njëra tjetrën për individët me rekorde kriminale, por partitë kanë bërë pak ose aspak për të larguar nga radhët e tyre individët që kanë të dhëna të tilla. Në të ardhmen do të duhet të partive politike tu ushtrohet më shumë presion pozitiv nga media dhe grupet civile monitoruese për të luajtur rol konstruktiv dhe për të identifikuar me vepra konkrete dallimet midis modeleve pozitive e negative.
Në parlamentin e ri mund të jenë dy prej katër deputetëve që këtë legjislaturë u penalizuan për shkak të ligjit të dekriminalizimit (njëri humbi mandatin, tjetri u burgos), një sinjal se partitë nuk e morën seriozisht këtë ligj dhe se interesat elektorale janë më dominuese sesa parimet dhe standardet zgjedhore.
Një numër individësh me rekorde kriminale janë larguar nga listat e kandidimit, por ata janë dhe mbeten aktiv në drejtimin e stafeve elektorale dhe të fushatës elektorale në zonat e tyre të influencës. Kjo do të thotë, partitë i larguan ata nga parlamenti apo bashkitë për të evituar sulmet publike, por i mbrojtën dhe i angazhuan ata në fushatë për të siguruar maksimnalizim të votave të tyre, kryesisht përmes influencës në grupet kriminale, përmes frikësimit, presionit dhe format joligjore të sigurimit të votës.
Ligji i dekriminalizimit nuk ka arritur të krijojë mekanizma funksionarë afatgjatë verifikimi dhe se prokuroria dhe KQZ kanë dështuar të aplikojnë standarde të njëjta për vepra të njëjta penale dhe për raste të njëjta në parti të ndryshme politike.
Vonesa në organizimin zgjedhor dhe kriza politike parazgjedhore pamundësoi verifikimin e kandidatëve për deputetë, duke paralajmëruar se edhe pas hapjes së parlamentit të ri do të kemi raste të tjera me akuza dhe me siguri, edhe raste të tjera të deputetëve që do të humbasin mandatin parlamentar për shkak të rekordeve negative në të kaluarën e tyre.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Onufri
Botuesi: Akademia e Shkencave
Referenca: SKU001385
Botuesi: Toena
Referenca: SKU000266
Botuesi: UET Press
Referenca: 2588
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000813
Botuesi: Bota Shqiptare
Botuesi: Ars&Academic
Botuesi: Berk
Botuesi: Dituria
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU001427
Botuesi: Te tjere
Botuesi: UET Press
Botuesi: UET Press
check_circle
check_circle