Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Përjetime 1936-2021, Bahri Beci
  • Përjetime 1936-2021, Bahri Beci

Përjetime 1936-2021, Bahri Beci

UET Press

Duke ndarë me lexuesin përsiatje të imëta e të trazuara, që nga fëmijëria e tij e hershme rrugicave të Shkodrës, e deri tek argumentimet e thukëta në debatin kulturor e sociologjik në vend, Bahri Beci ravijëzon tre kohë historike të Shqipërisë:

gjatë viteve 1936-1944, kur në Shqipëri ishte vendosur sistemi kapitalist dhe ekonomia e tregut;

gjatë viteve 1944-1990, kur në Shqipëri u vendos sistemi komunist dhe ekonomia e centralizuar;

gjatë viteve 1990-2021, kur në Shqipëri u rivendos sistemi kapitalist dhe ekonomia e tregut.

142,14 SEK
127,93 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përjetime 1936-2021

Origjinali: Përjetime 1936-2021

Gjinia: Kujtime/ Gjuhësi

Autori: Bahri Beci

Shtëpia botuese: UET Press

Viti: 2021

Fq. 442

Pesha: 0.790 kg

ISBN: 978-9928-320-43-8

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Duke ndarë me lexuesin përsiatje të imëta e të trazuara, që nga fëmijëria e tij e hershme rrugicave të Shkodrës, e deri tek argumentimet e thukëta në debatin kulturor e sociologjik në vend, Bahri Beci ravijëzon tre kohë historike të Shqipërisë:

gjatë viteve 1936-1944, kur në Shqipëri ishte vendosur sistemi kapitalist dhe ekonomia e tregut;

gjatë viteve 1944-1990, kur në Shqipëri u vendos sistemi komunist dhe ekonomia e centralizuar;

gjatë viteve 1990-2021, kur në Shqipëri u rivendos sistemi kapitalist dhe ekonomia e tregut.

“Shqipëria dhe shqiptarët gjatë këtyre tri epokave janë përpëlitur si një anije pa vela në mes dallgëve të detit”, thotë akademiku flokëbardhë, që edhe pse prej vitesh jeton në Paris, frymon Shqipërinë dhe mjedisin kulturor shqiptar.

Përmes publicistikës, ai sjell ngjarjet vendimtare të kulturës: nga Kongresi i Manastirit deri tek ai i Drejtshkrimit; rrugëtimin e vështirë të një shkencëtari të gjuhës në korridoret e ngushta të doktrinës politike; skicën e formimit të atij që profesor Besi e quan “Homo ideologicus”, sipas tij, dëmi më i madh që i ka bërë shoqërisë shqiptare diktatura komuniste. “Ishte krijuar njeriu ideologjik, që është e keqja më e madhe e këtij vendi në të dyja kohët”, thotë profesori, ndërsa përshkruan kulisat e ndërtimit të “elitës së re” me urdhër dhe bekim politik.

Me një protagonizëm të lartë kulturor, nga ata të spitakurit që kanë se çfarë të tregojnë, Bahri Besi sjell këtë dëshmi testamentare, ndërsa me veprimtarinë e tij shkencore e ka skalitur emrin në disiplina dhe fusha studimore, që përfshijnë dialektologjinë, fonetikën, gjuhën letrare, historinë  e gjuhës, por edhe marrëdhënien e shqipes më gjuhë të tjera ballkanike.

Pas një kolane të gjerë botimesh shkencore, profesor Beci vjen me këtë rrëfim, që më shumë sesa tekst publicistik, është një dëshmi e plotë e rrugëtimit të një njeriu që diti të ruajë integritet profesional dhe njerëzor, përtej kufizimeve që prodhon mentaliteti mbytës i një diktature si e jona, në të gjitha jehonat e saj, shtrirë në kohë, ADN-në qytetare dhe intelektuale të Shqipërisë.

Detajet e librit
UET Press
9789928320438
9789928320438
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2580

Botuesi: Plejad

Problemet shqiptare, Mehdi Frasheri

Në çdo konferencë diplomatike kur shfaqet një mosmarrëveshje midis Shqipërisë me një shumicë muhamediane edhe një kombi kristian ballkanas, nënvetëdija e diplomatëve europianë rreh të mbajë anën e ballkanasve kristianë edhe në dëm të kombit shqiptar.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 9994394320

Botuesi: Migjeni

Butrinto, Neritan Ceka

Vendi i lashtë Zë një blof të tokës i dalë në kanalin e Vivarit, një shtrirje e ujit sot lidh ngushticën e Korfuzit, 4 km në perëndim të Butrintit, në brendësi kripë-ujë Liqeni Butrintit. Në jug të kanalit shtrihet një fushë e sheshtë e bonifikuar.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Akademia e Shkencave

Etnografi në diktaturë: dija, shteti dhe holokausti ynë, Nebi Bardhoshi, Olsi Lelaj

Ky libër është sa një histori kritike mbi mendimin etnografik në një situatë diktatoriale, po aq dhe një kontribut teorik mbi vetë natyrën, etosin dhe ekonominë politike të diktaturës së proletariatit - kësisoj është edhe një antropologji e dijes, por edhe e shtetit. Si e tillë, anali za jonë i tejkalon kufijtë, që shpeshherë vendosen prej emrave, ngjar...
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Berk

Te teatri, Elsa Demo

Turma solli ndër mend dialogët e çdo nate gjatë periudhës së rezistencës në atriumin e gjelbër, refrenin: “monument do të thotë të kujtosh”.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: M&B

Etnogjeneza e shqiptarëve, Kristo Frashëri

Monografia trajton që në hyrje problemin e metodikës dhe metodologjisë që kanë ndjekur deri sot dijetarët e ndryshëm dhe, pasi vihen në dukje dobësitë e disave prej tyre, sugjerohen kritere më shkencore në trajtimin e albanologjisë dhe të ilirologjisë.
138,59 SEK 153,99 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Shpikja e Mesjetës, Doan Dani

Medievistika shqiptare mund të ndahet në tre faza, duke marrë shkas nga pohimi i Arkilokut, "dhelpra di shumë gjëra, por iriqi di një të madhe", të cilin filozofi Isaiah Berlin e përdori në mënyrë figurative në esenë "Iriqi dhe dhelpra" për t'i grupuar mendimtarët në kategorinë e atyre që orbitojnë rreth një vizioni apo sistemi qendror dhe të atyre që...
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Nga historia e shqiptarëve të Egjiptit gjatë shekujve XV – XX, Muhamed Mufaku

Historia e shqiptarëve të Egjiptit ose "Shqiptarët e Misirit" siç ishin njohur në traditë, është pjesë e historisë kombëtare nga se kolonia shqiptare e Egjiptit, që u formua aty qysh nga fillimi i shek. XIX dhe u zgjerua dukshëm në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, paraqet një nga vatrat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare...
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2812

Botuesi: Naimi

Shqiperia, e shkuara dhe e tashmja, Koste Çekrezi

Se cilat janë të drejtat e Shqipërisë duhet mësuar jo nga ç'thonë fqinjët, rivalët apo armiqtë e saj të mundshëm, por nëpërmjet një mjeti më të drejtpërdrejtë e më të besueshëm: zërit të vetë shqiptarëve. Kjo është merita kryesore e librit të z. Çekrezi.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: UET Press

Struktura dialektore e shqipes, Bahri Beci

Libri që po i ofrojmë sot lexuesit analizon në mënyrë kritike, në dritën e të dhënave të ADGJSH – së, dukuritë fonetike, gramatikore dhe leksikore të vlerësuara në studimet e derisotme si tipare dalluese të shqipes dialektikore, njësitë dialektikore të pranuara në këto studime (dialektet, nëndialektet, grupet e të folmeve etj.).
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje