Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Lufta e fundshekullit XX per Kosoven, Ismet Hajrullahu
  • Lufta e fundshekullit XX per Kosoven, Ismet Hajrullahu

Lufta e fundshekullit XX per Kosoven, Ismet Hajrullahu

2969
Te tjere

Në rolin e një studiuesi, Ismet Hajrullahu synon të bëjë një analizë, ndër të parat analiza, të periudhës "hyrëse" të luftës për Kosovën, që është edhe ajo më e vështira, atë të viteve 1989 – 1998... Autori ka zgjedhur si yll polar të analizës së tij pikërisht faktorin më të ri, UÇK, lindjen dhe afirmimin e saj.

118,45 SEK
106,61 SEK Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lufta e fundshekullit XX për Kosovën (kopertinë e trashë)
Origjinali: Lufta e fundshekullit XX për Kosovën
Gjinia: Histori
Autori: Ismet Hajrullahu
Shtëpia botuese: Ura
Viti: 2012
Fq. 384
Pesha: 0.601 kg
ISBN: 978-9951-512-45-9

Koment nga autori

Shpallja e Pavarësisë dhe krijimi i shtetit të pavarur të Kosovës më 17 shkurt 2008, nëntë vjet pas mbarimit të luftës çlirimtare, bëri edhe një hap përpara për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Evropën Juglindore.

Me këtë akt, të themelimit dhe të njohjes së shtetit të Kosovës, pjesërisht mori fund precedenti i përgjysmimit territorial i trojeve etnike shqiptare, ndërsa historia shtetformuese e shqiptarëve hyri në një epokë të re, gjithsesi më shpresëdhënëse për kombin shqiptar, për shpejtimin e çuarjes deri në fund e përgjithmonë të zgjidhjes të së drejtës së kombit shqiptar sipas parimit: një komb, një shtet.

Komente mbi librin

"Në rolin e një studiuesi, Ismet Hajrullahu synon të bëjë një analizë, ndër të parat analiza, të periudhës "hyrëse" të luftës për Kosovën, që është edhe ajo më e vështira, atë të viteve 1989 – 1998... Autori ka zgjedhur si yll polar të analizës së tij pikërisht faktorin më të ri, UÇK, lindjen dhe afirmimin e saj. Në fund të fundit, thotë ai, ishte pikërisht dalja e faktorit UÇK, ajo që, si një katalizator gjigant, rimodeloi qëndrimet e të gjithë faktorëve të tjerë."

Prof. Dr. Pëllumb Xhufi

"Ismet Hajrullahu nuk heziton që gjatë trajtimit të temës të veçon edhe një varg situatash kundërthënëse, të ndjeshme në kontekst të ballafaqimeve politike përbrenda faktorit shqiptar, gjithnjë në vorbullën e acarimeve të situatës politike në Kosovë. Autori vë në pah domosdoshmërinë e ndryshimit të politikës së atëhershme të rezistencës paqësore... për të kaluar në fazën vendimtare të çlirimit: luftën e armatosur e cila, triumfalisht, u pri nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës."

Prof. Dr. Agim Zogaj

"Qoftë nga metodologjia dhe organizmi strukturor i studimit, qoftë dhe nga analizat e konkluzionet që nxjerr, libri "Lufta e fundshekullit XX për Kosovën" përmbush standardet e një monografie shkencore historike. Si i tillë, libri përbën një dhuratë të bukur për lexuesin shqiptar, në këtë vit jubilar të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe të krijimit të shtetit kombëtar."

Prof. As. Dr. Ajet Shahu

Mbi autorin

Ismet Hajrullahu u lind më 13.03.1964 në fshatin Banullë të Lipjanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Lipjan dhe në Ferizaj. Studimet e larta universitare i përfundoi në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori – Filologji, ndërsa ato pasuniversitare në Universitetin Mbretëror "Iliria" të Prishtinës, drejtimi Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomaci.

Si nxënës i shkollës së mesme, për shkak të angazhimit në Lëvizjen Kombëtare, si shumë të rinj, arrestohet, dënohet me burg dhe i ndalohet e drejta e regjistrimit në universitet. Pas vuajtjes së dënimit dhe qëndrimit për një periudhë në ilegalitet, në vitin 1986 u arratis në Shqipëri, ku arriti t'i mbarojë studimet.

Ka ushtruar detyra të ndryshme në fushën e arsimit dhe të gazetarisë, si dhe në institucione të tjera. Në institucionet e Kosovës, pas Luftës, ka pasur poste të ndryshme udhëheqëse. Nga viti 2007 është këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa nga viti 2011 punon edhe si profesor në Universitetin Mbretëror "Iliria" në Prishtinë. Ka botuar librin publicistik "Koha e Ribërjes". Është i martuar me Majlindën, me të cilën ka tre fëmijë: Edonën, Besjanin dhe Ulpianin. Jeton në Prishtinë.

Detajet e librit
Te tjere
2969
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Rravgime të lira në shtigjet e historisë shqiptare, Eugjen Mërlika

Eugjen Mërlika na paraqet në këtë libër një histori konçize të trojeve shqiptare nga ilirët deri në ditët tona me një vëmendje të veçantë mbi perandorët ilirë të Romës dhe Bizantit. Autori, nipi i historianit dhe gjuhëtarit Mustafa Mërlika – Kruja, shfrytëzon burime të shumta për të na sjellë këtë histori.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001384

Botuesi: Toena

Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 1

Vëllimi i parë i "Historia e popullit shqiptar" nuk është thjesht një vepër e kufizuar për rrethet akademike apo ato studentore, por shpreh një hulumtim serioz për gjithë individët që dëshirojnë të kenë njohuri më të gjera për historinë tonë. Kjo vepër ka natyrë gjithëpërfshirëse.
266,51 SEK 296,13 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2788

Botuesi: Dituria

Epiri dhe Thesprotia ne shekuj, Jonuz Kucuku

Që në lashtësi e në vazhdimësi, Epiri ka qenë krejt shqiptar dhe shtrihet nga gjiri i Ambrakisë (Artës) në jug deri në malet e Pindit në Lindje dhe në brigjet e detit Jon në perëndim duke përfshirë edhe ishujt përballë.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kosova, histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike, Oliver Jens Schmitt

Oliver Jens Schmitt u lind në vitin 1973 në Basel të Zvicrës. Ka studiuar bizantinistikën, neogreqizmin dhe historinë e Europës Juglindore në Basel, Vjenë, Berlin dhe München. Pas diplomimit në Universitetin e Vjenës, ai mes viteve 1999 dhe 2000 ishte bursist i Qendrës Gjermane të Studimeve Venedikase.
133,26 SEK 148,06 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001772

Botuesi: Botimet Dudaj

Kurban, Edi Rama

Ky libër që duket sikur është shkruar për të kaluarën e Edi Ramës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, në të vërtetë i drejtohet së ardhmes. Tek riprodhon një Shqipëri që degradon çdo ditë e më shumë, ai e godet mu në zemër vuajtjen tonë dhe duket sikur thotë: unë s'do ta bëja kështu.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ka mbaruar

Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit, Edwin E. Jacques

Edwin E. Jacques, historian e studiues amerikan, i kaloi vetëdijshëm kufijtë e një misionari të thjeshtë protestant, pa e hequr nga mendja pozitën e tij. Studimi i bërë islamizimit të Shqipërisë nuk kishte vetëm konture historike; brenda kontureve fetare të trajtesës ai përdori fjalë ligështuese për terrenin ku ngjau islamizimi.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001441

Botuesi: UET Press

Profile të diplomacisë europiane në Ballkan, Shaban Murati

Autori e ka drejtuar shikimin e vet në skaje diametrale të hapësirës politike evropiane e botërore, nga Kina e largët te SHBA – ja, Rusia, te vendet islamike, nga vendet afrikane dhe latino – amerikane drejt qendrës së Europës, për t'u ndalur te Gadishulli i trazuar Ballkanik.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Misioni Im, Lulzim Basha

Në të qasjet e tij personale mbi jetën politike në vend dhe zhvillimet e opozitarizmit nën drejtimin e tij; lidhjet e tij familjare e personale dhe historikun e përfshirjes së tij në politikën aktive në vend; tezat mbi gjendjen e ekonomisë sot dhe mënyrën për të dalë nga kolapsi; nevojën akute për të shmangur instalimin e një diktature përmes uzurpimit të...
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU002059

Botuesi: Te tjere

Koha e ribërjes, Ismet Hajrullahu

Marrëveshja e Kongresit të Berlinit e vitit 1878 e detyronte Serbinë që t'i kthente në trojet e veta të gjithë shqiptarët e përzënë dhunshëm nga Sanxhaku i Nishit dhe nga rajoni i Toplicës, por ajo për 130 vjet nuk është respektuar kurrë nga Serbia.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje