Titulli: Krijimi i identiteteve kombëtare, Europa e shekujve XVIII - XX
Origjinali: La crèation des identitès nacionales, Europe XVIII – XX siècle
Gjinia: Histori
Autori: Annè – Marie Thiesse
Shqipëroi:Etleva Shiroka
Shtëpia botuese: Dukagjini
Viti: 2004
Fq. 370
Pesha: 0.356 kg.
ISBN: 978-9951-05-059-X
Fragment nga libri
Asgjë nuk është më ndërkombëtare sesa formimi i identiteteve kombëtare. Ky paradoks është me peshë, përderisa veçanësia e pamohueshme e çdo identiteti kombëtar ka qenë pretekst përplasjesh të përgjakshme. E pra ata kanë dalë nga i njëjti model, zbatimi i të cilit është kryer në një kuadër shkëmbimesh intensive ndërkombëtare.
Kombet moderne janë ndërtuar në mënyrë të ndryshme nga ajo si e tregojnë historitë e tyre zyrtare. Zanafillat e tyre nuk humbasin në natën e kohërave, në ato epoka të errëta dhe heroike të cilat përshkruhen në kapitujt e parë të historive kombëtare.
Formësimi i ngadaltë i territoreve sipas fatit të pushtimeve dhe aleancave nuk përbën as ky gjenezën e kombeve: kjo nuk është veçse historia e trazuar e principatave ose e mbretërive. Lindja e vërtetë e një kombi është çasti kur një grusht individësh shpall se ai ekziston dhe merr përsipër ta provojë këtë gjë.