• Banner

Historia e Polonisë, Jerzy Lukowski, Hubert Zawadzki

Kjo është një histori konçize e Polonisë. Studiuesit e dinë sa shumë detaje janë lënë mënjanë, por lexuesi duhet ta kuptojë se nuk mund të jepet gjithçka në një përmbledhje. Edhe ky botim i Cambridge University Press nuk bën përjashtim. Një libër i shkruar nga dy autorë, njeri specialist i shek. XVIII, tjetri më shumë i familjarizuar me shek. XIX.

1 500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia e Polonisë
Origjinali: A Concise History of Poland
Gjinia: Histori
Autori: Jerzy Lukowski, Hubert Zawadzki
Shqipëroi: Erblina Kërçishta
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2014
Fq. 376
Pesha: 0.431 kg.
ISBN: 978-9928-103-83-3

Mbi librin

Kjo është një histori konçize e Polonisë. Studiuesit e dinë sa shumë detaje janë lënë mënjanë, por lexuesi duhet ta kuptojë se nuk mund të jepet gjithçka në një përmbledhje. Edhe ky botim i Cambridge University Press nuk bën përjashtim. Një libër i shkruar nga dy autorë, njeri specialist i shek. XVIII, tjetri më shumë i familjarizuar me shek. XIX.

Polonia ka qenë kryesisht rajon kufitar, me popuj dhe kultura që kanë ekzistuar gati – gati në paqe. Aty nga fundi i Mesjetës e në vazhdim, elitat e saj zhvilluan një kulturë politike mjaft konsensuale, pa të cilën shteti polak ndoshta do të ishte copëtuar. Këto divergjenca dhe mekanizmat e konsensusit, e çuan shtetin polak në prag të shpërbërjes gjatë shek. XVII, dhe në retrospektivë, mund të kuptojmë se kanë kontribuar shumë për shkatërrimin e tij në fund të shek. XVIII.

Nga fundi i shek. XIX, mes nacionalizmave që po përhapeshin gjerësisht, nocioni i vjetër i polakut si fisnik që mund të përshtatej lehtë me më shumë se një identitet "etnik" tregoi se ishte vetëm një nostalgji romantike e pavlerë. Disa brenda grupeve etnike të larmishme, të cilat jetonin në territoret që më parë formonin një pjesë të shtetit polak, do të mohonin me indinjatë se kishin pasur një atdhe të përbashkët.

Homogjeniteti aktual i Polonisë është më shumë një produkt i imponuar i Luftës së Dytë Botërore e i pasojave të saj imediate, dhe nuk është parë në Poloni thuajse që prej mesit të shek. XIV. E kaluara e Polonisë dhe e fqinjëve të saj është aq e ndërthurur, sa është e vështirë të bëhet një analizë e thjeshtë e veçuar.

Edhe e tashmja ka ndërlikimet e veta, dhe autorët janë përpjekur t'i përfshijnë të paktën deri në atë shkallë, sa t'i tregojnë lexuesit sfidat dhe problemet me të cilat përballet republika e sotme, anëtare e Bashkimit Europian.

Mbi autorët

Jerzy Lukowski është historian polako – britanik në Birmingham University. Studimet për histori i kreu në Queens' College, Kembrixh. Interesin për Historinë polake të shek. XVIII e zhvilloi në vitet 1971-'72 dhe, sërish, më 1973-'74, kur fitoi bursa studimi në British Council. Studimet doktorale i kreu në Poloni, fillimisht në Universitetin Jagiellonian të Krakovit, dhe më vonë në Universitetin e Varshavës.

Në vitin 1975, Cambridge University i dha titullin "Doktor" me tezën: Szlachta dhe Konfederata e Radomit, 1764-1767/68: studim për fisnikërinë polake. Pasi punoi për disa kohë në Bibliotekën universitare të Mançesterit, në maj 1979, ai u emërua pedagog i Historisë moderne në Birmingham University dhe më 1994 iu dha titulli Senior Lecturer në Historinë moderne. Në periudhën 2003-2005 shërbeu në British Academy, ndërkohë që, në mirënjohje të punës së tij në lëmë të historisë së Polonisë së sek. XVIII, në tetor 2004 i ishte dhënë titulli Reader në Historinë polake.

Hubert Zawadzki është lektor i historisë në Abingdon School, autor i A Man of Honour: Adam Czartoryski as a Statesman of Russia and Poland 1795-1831 (1993).

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001575

Botuesi: Dituria

Historia e Perandorisë Bizantine, Georg Ostrogorsky

"Historia e Perandorisë Bizantine" e Ostrogorskit nis me zhvendosjen e qendrës politike të Perandorisë Romake në Lindjen helenistike dhe mbaron me pushtimin e Kostandinopojës nga Muhamedi ll-të që, edhe nëse mbyll një kurbë politike, nuk shënon, sigurisht, fundin e ndikimit bizantin mbi jetë dhe kulturën europiane.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001978

Botuesi: Dituria

Historia e Italise, Pierre Milza

Studiuesve që merren me studimin e historisë së Italisë u duhet të përballen me një problem të rendit kronologjik. A duhet filluar historia nga rënia e Perandorisë Romake? Apo duhet të merret si pikënisje themelimi i qyteteve të lira dhe i republikave detare në Mesjetë? 

Çmimi 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2626

Botuesi: Dituria

Historia e Spanjes, Vesga, Cortazar

Historia e Spanjës apo historia e spanjollëve? Për historianin e fundshekullit XX, i çliruar nga tundimet e uniformitetit të shekullit XIX, nuk është e lehtë të vendosë të zgjedhë një term të përshtatshëm për tre mijë vjetët e fundit të kronikës gadishullore.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2741

Botuesi: Dituria

Historia e Frances, Georges Duby

Vepra është një rrugëtim mes ngjarjesh, që merr në konsideratë jo vetëm strukturat politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike, por edhe botëkuptimet, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore. Kjo metodë mundëson ndërtimin e një tabloje të hollësishme dhe koherente që ndriçon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve të mëdha dhe përditshm

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2899

Botuesi: Tirana Times

Histori e shkurter e Brazilit, Boris Fausto

"Histori e shkurtër e Brazilit" mbulon një periudhë më shumë se 500 vjeçare, nga origjina e kolonizimit portugez e deri në ditët e sotme. Ky libër ka për qëllim të arrijë lexuesin e gjerë, jo vetëm duke shpalosur faktet më të rëndësishme të historisë së Brazilit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Perandoria Osmane, Halil Inalcik

Ky libër përmbledh tre shekuj të lavdishëm të historisë turke, tregon se si Perandoria Osmane u shndërrua në një fuqi të Lindjes së Mesme. Nga një principatë kufitare ushtarake në kapërcyell të shekullit XIV, Turqia u bë fuqia dominuese në Anadoll e Ballkan dhe shteti më i fuqishëm islamik pas vitit 1517, kur përfshiu edhe territoret e vjetra arabe.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Turqisë, Erik Zurcher

Ky botim i rishikuar në mënyrë thelbësore i Erik J. Zürcher, i vlerësuar si një histori e plotë, trajton e përditëson temat analoge të përfshirjes së vazhdueshme të Turqisë në Perëndim dhe të modernizimit të Shtetit e shoqërisë. Libri fillon me krijimin e lidhjeve më të ngushta me Europën pas Revolucionit Francez dhe me ndryshimin e fateve të Perandorisë...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Historia e Rusisë, Jevgenij Anisimov

Në këtë vepër të jashtëzakonshme, që përfshin gjithë historinë e Rusisë, nuk do të gjeni fakte të thata dhe personazhe historike abstrakte. Sepse ky libër është shkruar nga Jevgenij Anisimov, mjeshtër i përshkrimit historik, autor i shumë botimeve për historinë e këtij vendi.

Çmimi 1 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Historia e Belgjikës, Geert van Istendael

Kufiri linguistik dhe kaosi hapësinor, lavdia industriale e Valonisë dhe mjerimi i Brukselit, koterij-i flamand dhe kullat e Gentit, Filipi II dhe Vilhelmi I, e zeza dhe e bardha, pacifizmi i djathtë dhe konservatorizmi i majtë, nga Jul Cezari te Bart de Wever, nga Karli i Madh tek Elio di Rupo - të gjitha këto dhe shumë të tjera analizon, krahason,...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000998

Botuesi: Dituria

Bizantinet, Averil Cameron

Bota bizantine gjendej edhe aty ku takohej Islami i hershëm dhe Krishtërimi, dhe bizantinët patën të bënin dhe jetuan pranë myslimanëve, nga arabët në shekullin VII deri te turqit në shekullin XV.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Faktori Çërçill, Boris Johnson

Johnson-i jo vetëm ka ngritur në qiell Çërçillin me këtë libër, por e ka rivalizuar me mjeshtërinë e tij. Financial Times Studimor por jo pedant, i shpejtë por jo pa peshë... një libër që të shpaloset me lehtës

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Rënia e Mesjetës dhe fillimi i Kohës Moderne, Rilindja, vol. 5, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Brigje të pikëlluara, Ryan Gingeras

Flitet shumë për shqiptarët e Turqisë, por në të vërtetë për historinë e atyre dhjetëra mijëra syresh që emigruan në Anadoll mes viteve 1912 dhe 1923, dimë fare pak: ç’ndodhi me ta pasi u vendosën në Anadoll?

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Jetë paralele, Plutarku, vol. 1

Plutarku, biografi dhe kronikani i parë modern i Mark Antony-t, CÆsar-it, Pericles-it dhe Brutus-it, është jo më pak real për ne sesa temat mitike të tij. Faktet e njohura të jetës së tij janë të pakta, por janë të mjaftueshme për të dhënë një paraqitje të shkurtër dhe të larmishme të Plutarkut.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2739

Botuesi: Tirana Times

Vizion Strategjik, Zbigniew Brzezinski

Bota sot është bërë ndëraktive dhe e ndërvarur. Gjithashtu, për herë të parë ajo është bërë një vend ku problemet e mbijetesës së njerëzimit kanë filluar t'i bëjnë hije konflikteve ndërkombëtare të zakonshme. Fatkeqësisht, fuqitë e mëdha ende nuk kanë mundur të gjejnë përgjigje të përbashkëta globale ndaj sfidave të reja.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Fundi i Historise Moderne ne Lindjen e Mesme, Bernard Lewis

Në librin "Fundi i Historisë Moderne në Lindjen e Mesme", Bernard Lewis trajton të ardhmen e këtij rajoni në këtë epokë të re, post imperialiste. Për secilin prej këtyre vendeve, si dhe për rajonin në tërësi, na shpjegon ai, ekzistojnë një sërë perspektivash: nga njëra anë, mundësia e bashkëpunimit dhe e progresit, nga ana tjetër, rrethi vicioz i...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)