Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Luftrat e Opiumit, W. Trapis Hanes lll, Frank Sanello
  • Luftrat e Opiumit, W. Trapis Hanes lll, Frank Sanello

Luftrat e Opiumit, W. Trapis Hanes lll, Frank Sanello

Helga's Secrets

Në shekullin e XIX – të, shoqëria kineze ishte sakatuar prej një varësie të thellë nga opiumi, i cili sillej më së shumti nga tregtarët britanikë. Për vite të tëra, qeveritë britanike dhe kineze janë përplasur mbi të drejtën e britanikëve për të tregtuar në Kinë dhe për t'u trajtuar nga zyrtarët kinezë si të barabartë.

1 100 Lekë
990 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Luftrat e Opiumit
Gjinia: Histori
Autori: W. Trapis Hanes lllFrank Sanello
Shqipëroi: Mirela Cako
Shtëpia botuese: Helga's Secrets
Viti: 2013
Fq. 452
Pesha: 0.482 kg
ISBN: 978-9928-09-012-6

Mbi librin

Në shekullin e XIX – të, shoqëria kineze ishte sakatuar prej një varësie të thellë nga opiumi, i cili sillej më së shumti nga tregtarët britanikë. Për vite të tëra, qeveritë britanike dhe kineze janë përplasur mbi të drejtën e britanikëve për të tregtuar në Kinë dhe për t'u trajtuar nga zyrtarët kinezë si të barabartë.

Kështu që kur Kina u përpoq të mbyllte portet e saj për opiumin ndaj britanikëve, këta zhvilluan dy nga luftrat më të çuditshme në histori. Kishte një zhbalancim teknologjik në këtë luftë ku avulloret dhe artileria e lëvizshme britanike shkatërruan vjeturinat lundruese mesjetare, harqet dhe shigjetat e kinezëve.

Dhe ndërsa luftohej, të dyja anët u morën me një rebelim të ushtrisë së fanatikëve kristianë kinezë, filozofia antikapitaliste e të cilëve i alarmoi tregtarët britanikë po aq sa edhe Oborrin Perandorak Kinez.

Historia tragjike dhe e fuqishme e Luftrave të Opiumit jetësohet gjatë leximit të këtij libri, në të gjitha detajet që ai sjell. Luftrat e Opiumit tregojnë një histori të plotë duke zbuluar motivet që qëndrojnë mbrapa betejave dhe i ngrejnë himn betejave politike dhe morale të popujve të përfshirë në të.

Komente mbi librin

"Libri jep shkaqet, fushatat ushtarake dhe pasojat tragjike të këtyre luftrave, hera – herës çnjerëzore dhe thellësisht të turbullta."

Booklist

"Një shpjegim popullor i mprehtë... Hanes dhe Sanello përshkruajnë në detaje operacionet ushtarake të të dy luftrave, sukseset e pakta të kinezëve dhe dallgën e papërkulur britanike të fitoreve, që kulmuan me plaçkitjen dhe grabitjen e Pallatit Veror të Perandorit Kinez dhe punëve të kushtueshme të artit që ndodheshin aty."

Publisher Weekly

Detajet e librit
Helga's Secrets
9789928090126
9789928090126
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Historia e Kanadasë, Desmond Morton

Autori pasqyron procesin e brumosjes së shtetit kanadez që nga bashkimi i kolonive të shekullit XIX në një dominion të kurorës britanike deri në Kanadanë bashkëkohore, një vend i zhvilluar, i pasur dhe me një rol të rëndësishëm ndërkombëtar.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000809

Botuesi: Bota Shqiptare

Kush e sundon boten?, Jim Marrs

Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej...Historia e fshehtë që bashkon Komisionin Trepalësh me Masonët dhe Piramidat e Mëdha.
1 125 Lekë 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Histori e shkurtër e fashizmit, Renzo de Felice

Nga themelimi i Fashove të luftimit në marshimin mbi Romë, deri në rënien e regjimit dhe në Republikën e Salosë, Renzo de Felice, me stilin e tij të përpiktë dhe njëherazi të ngrohtë u ofron lexuesve një material kompleks dhe të diskutueshëm, për një periudhë kohe shpesh të interpretuar në mënyrë tendencioze dhe me pasione ende të pashuara.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001466

Botuesi: LIRA

Manual i kulturës së përgjithshme, Jean-Francois Braunstein, Bernard Phan

"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Plejad

Miti arian, Leon Poliakov

Në të vërtetë, njerëzit që i përkisnin kategorisë së parë kishin të drejtë të jetonin, ndërsa ata që i përkisnin kategorisë së dytë ishin dënuar me vdekje; në pjesën më të madhe të rasteve, gjatë katër vjetëve, ky vendim u zbatua.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Kush e sundon botën, Noam Chomsky

Nëpërmjet një analize tërësore dhe të mprehtë të situatës aktuale ndërkombëtare, Noam Chomsky ekzaminon mënyrën me atë të së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht fuqizimit të Europës dhe Azisë, vazhdojnë të përcaktojnë ende në një mase të madhe termat e diskurseve globale.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Ngritja dhe rënia e kombeve, Ruchir Sharma

I mbushur me të dhëna shumë të vlefshme... po aq edhe me gjykime të mrekullueshme dhe histori domethënëse, libri është thjesht udhërrëfyesi më i mirë në ekonominë globale të ditëve të sotme. Pavarësisht nëse jeni vëzhgues i kësaj ekonomie, apo investoni në të, nuk keni luksin të mos e lexoni.
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001560

Botuesi: Te tjere

Kryqëzatat në syrin e arabëve, Amin Maaluf

Ideja themelore e këtij libri është e thjeshtë: rrëfimi i historisë së kryqëzatave ashtu siç është parë, përjetuar dhe mbajtur shënim në "anën tjetër" - në kampin arab. Përmbajtja bazohet pothuajse ekskluzivisht mbi dëshmitë e historianëve dhe kronistëve arabë të asaj epoke.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Agjentë perandorakë, Noel Malcolm

Në gjysmën e dytë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, pjesa më e madhe e shteteve të krishtera të Europës Perëndimore ishin në pozita mbrojtjeje kundër një superfuqie myslimane – sulltanëve të Perandorisë Osmane.
1 620 Lekë 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Idioma kineze

"Idioma kineze" përfshin vetëm një pjesë të vogël, por përfaqësuese nga thesari i pafund i idiomave të gjuhës kineze. Idiomat janë një pjesë thelbësore e çdo gjuhe dhe kur është fjala te gjuha kineze, ato vlerësohen si perla të çmuara të saj.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2641

Botuesi: Plejad

Toka dhe deti, Carl Schmitt

Pikëpamjet e ndryshme të kombeve dhe të burrave të shtetit në lidhje me politikën, luftën, armiqësinë, të drejtën dhe humanizmin i kanë rrënjët tek raporti që kanë ata me hapësirën.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Historia botërore dhe qytetërimi, Nga agimet e qytetërimit në fillimet e Greqisë së lashtë, vol. 1, Carl Grimberg

Kur historiani suedez Karl Grimberg ndërmorri botimin e "Väldishistoria" nuk ëndërronte aspak t'u jepte lexuesve një manual të ri, një traktat që do t'iu shtohej të tjerëve që tashmë ekzistonin. Nuk ëndërronte më shumë veç t'iu kursente akademizmin disa pedagogëve. Për të objekti i historisë nuk ishte rrëfimi i betejave dhe analiza e traktateve të paqes,...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe