Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Shpërbërja e kombeve, Robert Cooper
  • Shpërbërja e kombeve, Robert Cooper

Shpërbërja e kombeve, Robert Cooper

SKU001987
Botimet Dudaj

Robert Cooper është një studiues e diplomat i spikatur i Europës dhe Shteteve të Bashkuara, është plot mençuri dhe idealizëm të admirueshëm. Ky libër i shkruar me një stil brilant e përcjell bashkëbisedimin transatlantik në një fazë të re.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shpërbërja e kombeve, rend dhe kaos në shekullin e njëzet e një
Origjinali: The breaking of nations, order and chaos in the twenty - first century
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Robert Cooper
Shqipëroi: Ilir Gjoni
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2011
Fq. 256
Pesha: 0.25 kg
ISBN: 978-99943-0-227-7

Mbi autorin

Robert Cooper është një nga diplomatët më të rëndësishëm të Europës. Ish - këshilltar i posaçëm për çështjet e jashtme i Toni Blerit dhe - ish Drejtor i Përgjithshëm për Çështjet e Jashtme dhe ato Politiko - Ushtarake në Këshillin e Bashkimit Europian, aktualisht ai është caktuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton, Këshilltar i Shërbimit të Jashtëm të Bashkimit Europian si dhe ndërmjetës i dialogut Kosovë - Serbi.

Komente mbi librin

"Robert Cooper është një studiues e diplomat i spikatur i Europës dhe Shteteve të Bashkuara, është plot mençuri dhe idealizëm të admirueshëm. Ky libër i shkruar me një stil brilant e përcjell bashkëbisedimin transatlantik në një fazë të re."

Robert Kagan, autor i "Parajsa dhe Pushteti"

"Robert Cooper është një nga diplomatët më të urtë në botë. Ai na përçon përvojën e tij botërore për të shpjeguar dilemat me të cilat ne ndeshemi pas 11 Shtatorit, në një stil të tillë që bën çdo lexues ta gjejë librin njëkohësisht të lexueshëm dhe shterues."

Profesor Joseph Nye, autor i "Paradoksi i Forcës së Amerikës"

"Një pjesëz e kohës sonë nga një prej vëzhguesve më të mprehtë europianë të politikës ndërkombëtare, që mbështetet në përvojë n e tij personale si diplomat dhe këshilltar për politikën e jashtme. Përfundimet e tij mbi përgjegjësitë ndërkombëtare të Europës ngrenë çështje të cilat duhet t'i adresojnë të gjitha qeveritë europiane."

Profesor William Wallace, London School of Economics

"Një vepër madhore: jo vetëm që është një përpjekje e shkëlqyer dhe e suksesshme për të vendosur rend intelektual në kaosin e shekullit të njëzetenjëtë, por është një kujtesë e fuqishme se e ardhmja e Europës varet nga se si e ndërtojnë atë liderët e saj. Asgjë nuk është e paracaktuar."

François Heisbourg, Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Strategjike

"Robert Cooper mendohet se ofron superstrukturën intelektuale për mendjen e kryeministrit, por ai ende ngurron ta deklarojë publikisht një gjë të tillë... "Shpërbërja e kombeve" është një libër i rrjedhëshëm, stimulues dhe origjinal."

Brendan Simms, Sunday Times

"Inteligjent dhe me stil."

Robert Skidelsky, New Statesman

"Mosmarrëveshjet transatlantike të vitit të kaluar mbi Irakun duket se vërtetuan verdiktin e famshëm të Robert Cooper, sipas të cilit "Amerikanët nga Marsi, ndërsa Europianët nga Venusi". A ka ndonjë farë mënyre për t'i prurë në një linjë këto planete? Nëse është dikush që mund ta bëjë këtë, ky është Robert Cooper, diplomat i lartë britanik, i cili nisi karrierën e tij duke shërbyer si një nga këshillatrët më të ngushtë të politikës së jashtme të Toni Blerit, deri tek shërbimi për Havier Solanën, i ashtuquajturi ministri i jashtëm i Bashkimit Europian.

"Shpërbërja e kombeve" është në thelb një përpjekje për të krijuar një urë lidhëse mes ndarjes që ekziston ndërmjet pushtetit të butë dhe atij të fortë. Të dyja këto, na sugjeron ai në këtë përmbledhje esesh të shkurtra dhe elegante, janë të nevojshme në botën e sotme kaq të koklavitur."

Max Boot, New York Times

"Shpërbërja e kombeve" ofron një interpretim të thellë të dilemës së sotme globale... Cooper bën një apel provokues për një imperializëm të ri perëndimor, i cili është në harmoni me të drejtat e njeriut dhe vlerat kozmopolite... Ia vlen për një debat serioz."

G. John Ikenberry, Foreign Affairs

"Një lexim i mrekullueshëm... "Shpërbërja e kombeve" është i mbushur me mendim dhe duhet të jetë i detyrueshëm për t'u lexuar nga çdo diplomat."

European Voice

 

Detajet e librit
SKU001987
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001750

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Vala e trete, Samuel P. Huntington

Një tipar mjaft i rëndësishëm i kësaj vepre është se ajo argumenton në mënyrë bindëse e me thellësi dhe është e shkruar në atë mënyrë që të jetë e kapshme nga çdo lexues i mençur. Për më tepër jep për demokratët që duan të kenë sukses një thesar këshillash praktike në formën e udhëzimeve të qarta për reformatorët.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Beteja e duhur, Ren Jianming dhe të tjerë

Krijimi dhe qëllimi final i luftës kundër korrupsionit janë themelorë. Së pari, një qëllim i tillë orientohet nga rezultati. Sapo vendoset ky qëllim, njerëzit do të kërkojnë rezultatin konkret të luftës kundër korrupsionit që ushtron presion mbi veprimtarinë antikorrupsion dhe një presion i tillë shndërrohet në forcë shtytëse.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2641

Botuesi: Plejad

Toka dhe deti, Carl Schmitt

Pikëpamjet e ndryshme të kombeve dhe të burrave të shtetit në lidhje me politikën, luftën, armiqësinë, të drejtën dhe humanizmin i kanë rrënjët tek raporti që kanë ata me hapësirën.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Helga's Secrets

Luftrat e Opiumit, W. Trapis Hanes lll, Frank Sanello

Në shekullin e XIX – të, shoqëria kineze ishte sakatuar prej një varësie të thellë nga opiumi, i cili sillej më së shumti nga tregtarët britanikë. Për vite të tëra, qeveritë britanike dhe kineze janë përplasur mbi të drejtën e britanikëve për të tregtuar në Kinë dhe për t'u trajtuar nga zyrtarët kinezë si të barabartë.
990 Lekë 1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

102 minuta, Jim Dwyer, Kevin Flynn

Ne e dimë të gjithë çfarë po bënim atë ditë, më 11 shtator 2001, por çfarë po bënin ata? Ata, pikërisht ata, avokatë, sekretarë, funksionarë, bankierë, tregtarë, punonjës sigurimesh, larës xhamash, mirëmbajtës, të gjithë ata që popullonin Kullat Binjake në momentin e përplasjes.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Divani i Stambollit, Alessandro Barbero

Sulltan Mehmeti II, i njohur si “Pushtuesi”, po recitonte një poezi persiane të trishtuar në sallat e pallatit mbretëror të Kostandinopojës, i nënshtruar së fundmi. Përballë pafundësisë së pushtimeve të tij, fitimtari i basileusit të fundit nuk mund të mos ndiente melankolinë e dekadencës. 
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Përplasja e qytetërimeve dhe ribërja e rendit botëror, Samuel P. Huntington

Njerëzve u bëri përshtypje në mënyra të ndryshme: i tërhoqi, i zemëroi, i trembi e i trazoi argumenti im, se përmasa qendrore dhe më e rrezikshme e poli tikës globale që po shfaqet, do të jetë konflikti ndërmjet grupeve të qytetërimeve të ndryshme. Pavarësisht se çfarë ndikimi tjetër pati, ky artikull u preku një damar njerëzve nga cilido qytetërim.
1 800 Lekë 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Kina dhe PKK, sfidat me të cilat përballemi dhe si u përgjigjemi ne

Filozofia politike e PKK – së dhe arti i qeverisjes sigurojnë integritetin dhe sigurinë e kombit, demokraci dhe liri për të gjitha grupet etnike dhe të gjitha partitë politike duke shmangur mangësitë e regjimeve perëndimore, duke përmirësuar efektshmërinë politike dhe kapacitetin qeverisës si një shembull i shkëlqyer i politikës njerëzore.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Agjentë perandorakë, Noel Malcolm

Në gjysmën e dytë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, pjesa më e madhe e shteteve të krishtera të Europës Perëndimore ishin në pozita mbrojtjeje kundër një superfuqie myslimane – sulltanëve të Perandorisë Osmane.
1 620 Lekë 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Histori e shkurtër e fashizmit, Renzo de Felice

Nga themelimi i Fashove të luftimit në marshimin mbi Romë, deri në rënien e regjimit dhe në Republikën e Salosë, Renzo de Felice, me stilin e tij të përpiktë dhe njëherazi të ngrohtë u ofron lexuesve një material kompleks dhe të diskutueshëm, për një periudhë kohe shpesh të interpretuar në mënyrë tendencioze dhe me pasione ende të pashuara.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2188

Botuesi: Dituria

Selaniku qyteti i fantazmave, Mark Mazower

Selaniku, qyteti i fantazmave trajton historinë e një qyteti ku Lindja takon Perëndimin nën sundimin e sulltanëve osmanë. Një mikrokozmos i historisë botërore, ky port mesdhetar ishte për pesë shekuj shtëpia e njërës prej shoqërive më të larmishme në Europë.
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001431

Botuesi: UET Press

Hyrje në shkencat politike, Jean-Marie Denquin

Objektivi i këtij libri është të paraqesë një hyrje në shkencën politike. Përdorimi i këtij termi në njëjës duket se në ditët e sotme është bërë i zakonshëm. Por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se nuk ka qenë gjithmonë kështu. Për një kohë të gjatë, zakoni e donte që të flitej për shkencat politike.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001690

Botuesi: Te tjere

Përplasja e qytetërimeve, Samuel Huntington

Në këtë libër, autori e jep përgjigjen duke treguar jo vetëm sesi përplasjet ndërmjet qytetërimeve përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen në botë, por edhe sesi garancia më e mirë për paqen në botë është një rend ndërkombëtar i mbështetur mbi qytetërimet.
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001750

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Vala e trete, Samuel P. Huntington

Një tipar mjaft i rëndësishëm i kësaj vepre është se ajo argumenton në mënyrë bindëse e me thellësi dhe është e shkruar në atë mënyrë që të jetë e kapshme nga çdo lexues i mençur. Për më tepër jep për demokratët që duan të kenë sukses një thesar këshillash praktike në formën e udhëzimeve të qarta për reformatorët.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2738

Botuesi: Tirana Times

Hyrje ne Shkencat Politike, W. Philips Shiveley

Ky libër jep një paraqitje të përgjithshme, krahasuese të koncepteve dhe temave kryesore të shkencës politike. Për shumë vite unë kam dhënë një kurs leksionesh, që synonin të arrinin këtë qëllim dhe përvoja më ka treguar se sa shumë kemi nevojë për një tekst, që konceptohet në mënyrë të gjallë dhe që iu jep studentëve shembuj konkretë të analizës.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar