• Banner

Ofertë, dy librat, Mbi Tiraninë dhe Tri esetë

Në këtë paketë ju ofrojmë dy libra të mirë, Mbi tiraninë nga autori  Timothy Snyder dhe Tri ese nga autori George Orwell.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Mbi tiraninë: Njëzet leksione nga shekulli i njëzetë - Historianët e specializuar për periudhën e gjysmës së parë të Shekullit të Njëzetë kanë hasur gjatë kohëve të fundit një rritje të interesit mbi temat e trajtuara nga ta: ngritja e partive jotolerante të krahut të djathtë; dominimi i diskursit publik nga propaganda; përdorimi i teknologjisë së re (radioja në epokën e Musolinit dhe interneti në kohën tonë) për të përçuar propagandën deri në mjediset më intime të individit; humbja e besimit te institucionet demokratike dhe kërkimi për një udhëheqës të fuqishëm; demonizimi i minorancave si hebrenjtë apo myslimanët. Teoritë e komplotit, ca të mbështetura në gjysmë të vërteta dhe ca të mbështetura në fantazi të pastër. Por historianët nuk janë aspak të lumtur për mënyrën se si njerëzit po kërkojnë të shohin nga fillimi i shekullit të njëzetë, konkretisht, i ngritjes së regjimeve totalitare apo diktatoriale, për të kuptuar se çfarë po ndodh me ta.

Ne po jetojmë në kohë të rrezikshme, thotë Timothy Snyder, një nga historianët më të fortë amerikanë të shekullit të njëzetë, i specializuar për Holokaustin dhe Europën Lindore. Por historia nuk e përsërit vetveten, argumenton ai, duke hedhur poshtë maksimën që europianolindorët e kanë brendësuar gjatë kohës së komunizmit.

Megjithatë, thotë Snyder, ne mund të nxjerrim mësime nga historia.

Në një libër konciz ku çdo fjali është një maksimë, Snyder merr përsipër të na japë njëzet leksione nga shekulli i njëzetë mbi atë se si ne dhe bashkëkohësit tanë duhet të përballemi me rrezikun e tiranisë.

Nëse je një polic, një gazetar apo një jurist, këshillon Snyder mes të tjerash, ki parasysh se respektimi i parimeve etike të profesionit tuaj mund të rezultojë një element vendimtar në parandalimin e një tiranie.

Nëse je qytetar, ki parasysh se informacioni që ti lexon dhe informacioni që shpërndan në internet është po kaq i rëndësishëm. Nëse lexon dhe shpërndan informacione të pakonfirmuara, është njësoj si t’i japësh makinës në rrugë dhe të përplasesh me makinën përballë pa e ditur se një qenie tjetër njerëzore përveç teje rrezikon të humbasë jetën nga pëplasja.

Dhe nëse do të jesh qytetar i mirë, argumenton ai më tutje, lexo më shumë libra fizikë dhe ndiq më pak internet.

Ka kaq shumë persona mes nesh të cilëve nuk ua ndjen se në çfarë bote jetojnë dhe kërkojnë përgjigje të thjeshta për jetën e vet. Këto lloj përgjigjesh na lehtësojnë ne të menduarit dhe na ndihmojnë për të krijuar identitete të rreme, një të shkuar të lavdishme apo një të ardhme utopike. Brexit nuk ishte një kthim pas në një të shkuar të lavdishme por një hap përpara drejt një të ardhmeje të panjohur, thotë Snyder mes të tjerash, duke na dhënë edhe një leksion mbi shkencën e historisë dhe mënyrën se si ne duhet t’i përqasemi asaj.

Tri ese: Mbi Nacionalizmin, Pse shkruaj, Një varje - Ky libër mbart tri nga esetë më me ndikim të shkrimtarit politik më vendimtar të shekullit të njëzetë, idetë që kanë formësuar të menduarit e botës që nga ajo kohë. Rekomandohet të lexohet ngadalë dhe me mendje të hapur.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Shtëpia e Librit

Mbi tiraninë, Timothy Snyder

Një historian i specializuar mbi historinë e Europës Lindore dhe Holokaustit i shpjegon lexuesve me fjalë të thjeshta se si ndodh që një demokraci e brishtë zëvendësohet me një diktaturë totalitare, qoftë kjo fashizëm apo komunizëm. Timothy Snyder na tregon se cilat janë shenjat që paralajmërojnë shfaqjen e tiranisë dhe se çfarë mund të bëjmë ne qytetarët...

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Historia e origjinës, David Christian

Sot ne njerëzit jemi në gjendje ta rrëfejmë historinë e karvanit më mirë se kurrë më parë. Mund të përshkruajmë me saktësi të admirueshme jo vetëm çfarë regëtin atje përtej, miliarda vjet dritë larg Tokës, por edhe çfarë ka qenë miliarda vjet më parë. 

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Nga Çaslavi në Hollywood, Miloš Forman

Një ditë të ftohtë janari, më shkrepi në kokë një ide e çuditshme. Në pushimin pas leksioneve, u kërkova disa studentëve e pedagogëve të Akademisë Marubi, që të qëndronin në oborr pranë filxhanit të kafesë, apo duke thithur një cigare, të bënim së bashku një fotografi. U thashë se doja që ajo fotografi t’i shkonte në Nju Jork Milosh Formanit, tamam në...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

A je i turpshëm, Nuria Roka

Le të flasim hapur! Kjo seri i nxit fëmijët të zbulojnë ndjenjat e tyre dhe të flasin hapur për gjërat që ata i shqetësojnë. Edhe fëmijët shumë të vegjël kanë shqetësimet, frikërat e tyre, prandaj këta libra janë shkruar dhe janë ilustruar veçanërisht për ta.

Çmimi 549 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001081

Botuesi: Onufri

Poshtërimi në Ballkan, Ismail Kadare

Në të gjitha acarimet ballkanike poshtërimi ka pjesën e vet. Ai lidhet me viktimizimin, një nga pasionet kryesore të ballkanasve. Zakonisht të gjithë hiqen si viktima, madje xhelatët më fort se të tjerët. Në rrethana të tilla, çështja e poshtërimit dhe bashkë me të ajo e viktimizimit, janë tepër delikate në këtë zonë të Europës.

Çmimi 350 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001306

Botuesi: Toena

Ju flet Tirana, Kujtime nga RTSH, Agron Çobani

"Ju flet Tirana" është libri më i ri i cili ka si autor Agron çobanin. Ky libër është një pjesë e historisë së Radiotelevizionit Shqiptar. Në të përmblidhen kujtime të autorit dhe personazhe të shumtë. Duke qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve të rëndësishme në periudha kyce, Agron çobani sjell për herë të parë fakte të papublikuara, analiza interesante dhe...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Qyteti i pasur, Roger Crowley

Venediku, qyteti i pasur gjurmon harkun e plotë të sagës perandorake venedikase nga famëkeqja Kryqëzata e Katër, e cila kulmoi në plaçkitjen e Kostandinopojës në vitin 1204, deri në luftën otomano-venedikase të viteve 1499-1503, e cila i sheh turqit osmanë t’i zëvendësojnë venedikasit si fuqinë më të madhe detare në Mesdhe.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)