Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Vilajeti i Kosovës, Mucize Ünlü
  • Vilajeti i Kosovës, Mucize Ünlü

Vilajeti i Kosovës, Mucize Ünlü

Dituria

Njëkohësisht, nënvizohet roli i madh i intelektualëve shqiptarë për hapjen e shkollave shqipe, për zhvillimin e kulturës shqiptare dhe arritjen e objektivit kryesor të kësaj Lëvizjeje Kombëtare, pavarësisë.

11,10 GBP
9,99 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Vilajeti i Kosovës (1877-1912)
Kategoria: Histori
Autori: Mucize Ünlü
Perktheu: Kujtim Nuro
Botues: Dituria
Viti: 2023
Fq. 360
Pesha: 0.500 kg
ISBN: 978-9928-366-72-6
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Vilajeti i Kosovës 1877-1912 është një studim me të dhëna shumë interesante për historinë e Kosovës nën administrimin osman. Autorja, duke u mbështetur në burime të shumta e të panjohura arkivore, në shtypin e kohës dhe në studimet e autorëve të huaj e vendës, ka përgatitur një punim origjinal dhe thellësisht shkencor.

Ndër të tjera, nënvizohet se, për të kuptuar historinë e Ballkanit, është e domosdoshme të njohësh historinë e Kosovës, sepse Kosova, ky territor autokton shqiptar, ndër shekuj është bërë mikpritësja dhe streha e sigurt e kombësive që janë vendosur në këtë krahinë gjatë periudhave të ndryshme historike.

Vend të veçantë kanë çështje të jetës politike, ekonomike, ushtarake, të strukturës administrative, etnike, sociale, arsimore, fetare, kulturore etj., që nga krijimi i Kosovës si vilajet më vete, më 1877, e deri në vitin 1912, kur u shkëput nga Perandoria Osmane. Vëmendje të veçantë kanë edhe ngjarjet e rëndësishme, si: krijimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, qershor 1878, lëvizjet kryengritëse shqiptare, pakënaqësitë kundrejt administratës osmane qendrore dhe lokale; lëvizje që arritën kulmin me kryengritjet e vitit 1910-1912 dhe përgatitën kushtet e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

Njëkohësisht, nënvizohet roli i madh i intelektualëve shqiptarë për hapjen e shkollave shqipe, për zhvillimin e kulturës shqiptare dhe arritjen e objektivit kryesor të kësaj Lëvizjeje Kombëtare, pavarësisë.

Detajet e librit
9789928366726
9789928366726
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Papirus

Historia e mendimit ekonomik, Henri Denis

Që nga mendimi parashkencor deri te debatet e doktrinave bashkëkohore, do të gjejmë gjithë ecurinë e një disipline, e cila për shumë kohë u influencua nga koncepte të idealizmit grek, të artikuluara në kundërshti të shumta. Henri Denis është profesor i merituar në Universitetin Paris I.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Beteja për 20 përqindëshin, Ardit Bido

Debati shqiptaro-grek mbi praninë ose jo të pakicës greke në Bashkinë Himarë dhe Bashkinë Konispol është debat ekstremesh: pala greke pretendon se në to, pjesa dërrmuese e ortodoksëve janë grekë dhe pala shqiptare pretendon se numri i minoritarëve është i papërfillshëm.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Historia e origjinës, David Christian

Sot ne njerëzit jemi në gjendje ta rrëfejmë historinë e karvanit më mirë se kurrë më parë. Mund të përshkruajmë me saktësi të admirueshme jo vetëm çfarë regëtin atje përtej, miliarda vjet dritë larg Tokës, por edhe çfarë ka qenë miliarda vjet më parë. 
11,66 GBP 12,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Ahmet Zogu, presidenti që u bë mbret, Blendi Fevziu

Por përveç inteligjencës, ajo që i jepte atij epërsi të padiskutueshme mbi gjithë të tjerët ishte mungesa e çdo ndjesie. Ahmet Zogu as ka dashuruar, as ka urryer kurrë. Veprimi dhe sjellja e tij i nënshtroheshin gjithnjë kontrollit të një mendjeje të ftohte dhe praktike, udhëhiqeshin gjithnjë dhe vetëm prej interesave të tij...
9,99 GBP 11,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Vala që po vjen, Mustafa Suleyman

Ajo do të kryejë detyra komplekse – administrimin e bizneseve, prodhimin e përmbajtjes digjitale të pakufizuar, drejtimin e shërbimeve kryesore të qeverisë dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës. Do të jetë një botë e printerëve të ADN-së dhe kompjuterave kuantikë, patogjenëve të projektuar dhe armëve autonome, robotëve ndihmues dhe energjisë së bollshme.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001079

Botuesi: Dituria

Shqipëria përballë Europës (1912 – 1929), Albert Mousset

Shqipëria ishte par excellence shteti i cili më tepër se cilido duhet të gëzonte mbështetjen morale dhe materiale të Lidhjes së Kombeve. Por fatkeqësisht Shqipëria nuk vazhdoi të ndjekë këtë rrugë. Ndjenja e sovranitetit, për të cilën tërë popujt që e kanë fituar vonë pavarësinë kanë shumë dyshime dhe frikë se mos po u ikën nga duart.
4,58 GBP 5,09 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Kosova: Çfarë duhet të dijë secili, Tim Judah

Judah, i cili ka kaluar vite të tëra duke mbuluar rajonin, ofron përgjigje të thukëta e të mprehta për një varg pyetjesh në librin e parë mbi Kosovén që prej pavarésisë. Pse është e rëndësishme Kosova? Kush janë shqiptarët? Kush janë serbët? Pse Kosova është aq e rëndësishme për serbët? Ç’rol luan Kosova në botë?
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje