Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
16,68  18,54 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,12  12,36 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Skënderbeu, ideja dhe ndërtimi i shtetit, Pëllumb Xhufi
  • Skënderbeu, ideja dhe ndërtimi i shtetit, Pëllumb Xhufi

Skënderbeu, ideja dhe ndërtimi i shtetit, Pëllumb Xhufi

Dituria

Në këtë mënyrë, ai i jepte luftës për liri dhe për shtet të përqendruar të shqiptarëve, një dimension mbareuropian. Si asnjëherë, epopeja e lavdishme e Kastriotit dhe e popullit të tij u bë kryeshqetësimi i kancelarive europiane. 

14,83 
13,35  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Skënderbeu, ideja dhe ndërtimi i shtetit

Gjinia: Histori

Autori: Pëllumb Xhufi

Shtëpia botuese: Dituria

Viti: 2019

Fq. 240

Pesha: 0.389 kg

ISBN: 978-9928-292-36-0

Mbi librin

Autori i këtij libri, mbështetur në një pasuri të madhe dokumentesh arkivore dhe një bibliografi të gjerë, tregon përpjekjet e Heroit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që krahas luftës tepër të vështirë kundër invazorit osman, të punojë për të realizuar idenë e ndërtimit të një shteti të bashkuar shqiptar. Skënderbeu dha sinjalin e kryengritjes shqiptare në vitin 1443, në kohën kur Huniadi i Hungarisë po u mbyllte osmanëve rrugën drejt Europës Qendrore, dhe Heroi shqiptar, i ndërgjegjshëm për rolin e jashtëzakonshëm gjeopolitik që fitonte Shqipëria, vendosi të ngrinte një digë të dytë në brigjet lindore të Adriatikut, që u mbyllte osmanëve rrugën drejt Italisë dhe Europës.

Në këtë mënyrë, ai i jepte luftës për liri dhe për shtet të përqendruar të shqiptarëve, një dimension mbareuropian. Si asnjëherë, epopeja e lavdishme e Kastriotit dhe e popullit të tij u bë kryeshqetësimi i kancelarive europiane. Siç do të shprehej edhe Senati i Venedikut, “fundi i Shqipërisë do të thoshte fundi i Italisë dhe i mbarë botës së krishterë”. Për këtë mision të tij, si barrierë e Europës përkundrejt vërshimit osman, ishte më se i ndërgjegjshëm vetë Skënderbeu, i cili pikërisht për këtë arsye, i lejonte vetes, siç u shpreh vetë ai në një rast, “ta ngrinte fort zërin” përpara përfaqësuesve të shteteve më të fuqishme të kohës, që, ndryshe nga ai, u vidheshin detyrimeve të luftës së përbashkët.

Detajet e librit
9789928292360
9789928292360
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000709

Botuesi: Tirana Times

Anarkia qe po troket, Robert D. Kaplan

Demokracitë e reja e të paqëndrueshme në Europën Lindore, lufta e egër fisnore në Afrikë, luftërat civile dhe dhuna etnike në Lindjen e Afërt, përhapja e sëmundjeve dhe kriza e urisë në mbarë botën, për të mos përmendur hendekun e madh që është krijuar nga shtetet e pasura.
9,90  11,00 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000381

Botuesi: Albin

Ankthi pa fund i lirise, Shenimet e interrnimit, Todi Lubonja

Kam dëshirë të pohoj se pikat e shumta të internimit që ka patur Shqipëria, kanë qenë komponentë të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në sistemin e burgjeve dhe kampeve të të burgosurve. Këto i kujtojmë jo që të ushqejmë ndjenjën barbare të hakmarrjes por që njerëzit të mësojnë edhe nga kjo eksperiencë e egër jetëso
5,45  6,06 
More
Ka mbaruar

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Ndërtimi i shtetit, Francis Fukuyama

Katër vjet pas ndërhyrjes në Afganistan, Shtetet e Bashkuara kanë nxjerrë disa mësime të dhimbshme për ndërtimin e shtetit si në Afganistan, ashtu edhe në Irak. Qasja e SHBA – së për dy vendet përfaqësonte modele të ndryshme zotërimi: Afganistani që përfaqëson një qasje të vijës së lehtë, ndërsa Iraku në një vijë shumë të ashpër.
13,35  14,83 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Artini

Fiset Shqiptare, Robert Elsie

Në të janë përfshirë edhe pasazhet dhe fragmente nga vepra e udhëpërshkruesve të mirënjohur të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzet, si, bie fjala, të Edith Durhamit, Baron Franc Nopçës, Johan Georg von Hanit dhe Karl Shtajnmecit, të cilët udhëtuan nëpër rajonet e fiseve, si dhe biografitë e shkurtra të figurave të shquara e të...
22,25  24,72 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000382

Botuesi: Albin

Bajo e Cercizi, Topullaret e Gjirokastres

Bajo Jonuz Topulli, bir i familjes së njohur të Topullarëve të Gjirokastrës, lindi në Sarandë në vitin 1932. Pas shkollimit fillestar dhe aktivizimit në moshë fare të re në veprimtarinë antifashiste, pas çlirimit kreu arsimin e mesëm e atë ushtarak dhe punoi kryesisht në ushtri.
11,12  12,36 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000554

Botuesi: OMSCA-1

Mehdi Frasheri, Kujtime 1913-1933

Mehdi Bej Frashëri ka qenë gjithashtu një protagonist i politikës së viteve '30. Ai ka qenë kryeministër nën Mbretin Zog dhe një njeri jashtëzakonisht i kulturuar. Kujtimet e tij janë një çelës i vlefshëm për të vlerësuar kohën në të cilën ai jetoi, si dhe figurën e Mbretit Zog.
8,90  9,89 
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000847

Botuesi: Te tjere

Skënderbeu, Oliver Jens Schmitt

Jeta e Skënderbeut nuk ishte nje marshim triumfal, por një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, e mbushur me disfata, situata në dukje pa rrugëdalje, por shpesh edhe me kthesa të papritura të fatit. Pa vullnetin e prijësit, pasuesit e rraskapitur do t'u ishin nënshtruar herët osmanëve. 
16,68  18,54 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001962

Botuesi: Te tjere

Historia e Skënderbeut, Marin Barleti

"Historia e Skënderbeut", e shkruar në latinisht nga Marin Barleti, prift shkodran, u botua për herë të parë në Romë rreth viteve 1508 - 1510. Kjo vepër monumentale historike tregon jetën dhe veprën e heroit legjendar të kombit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.
11,12  12,36 
More
Ne gjendje