• Banner

  • Ka mbaruar
Lahuta e Malesise. Varianti i plote, Gjergj Fishta
  • Lahuta e Malesise. Varianti i plote, Gjergj Fishta

Lahuta e Malësisë, varianti i plotë, Gjergj Fishta

"Lahuta e Malësisë", me 30 këngë, rreth 17.000 vargje është quajtur nga shumë studiues "Iliada" shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, madje edhe si epos i Ballkanit. Si vepër epike që është, megjithatë "Lahuta e Malësisë" nuk ka një subjekt të mirëfilltë qendror, rreth të cilit të vërtiten ngjarjet, rrethanat, personazhet përfytyrimet.

8,33 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Lahuta e Malësisë, varianti i plotë dhe me shënime
Origjinali: Lahuta e Malësisë, varianti i plotë dhe me shënime
Gjinia: Poemë
Autor: Gjergj Fishta
Shtëpia botuese: UEGEN
Viti: 2010
Fq. 332
Pesha: 0.345 kg.
ISBN: 978-99956-27-21-8

Mbi librin

"Lahuta e Malësisë", me 30 këngë, rreth 17.000 vargje është quajtur nga shumë studiues "Iliada" shqiptare, është vlerësuar si i vetmi epos kombëtar i letërsisë sonë, madje edhe si epos i Ballkanit. Si vepër epike që është, megjithatë "Lahuta e Malësisë" nuk ka një subjekt të mirëfilltë qendror, rreth të cilit të vërtiten ngjarjet, rrethanat, personazhet përfytyrimet.

Nëse do të kërkonim një hero qëndror të veprës, ai do të ishte heroi anonim, populli. Unitetin e veprës në të vërtetë, e krijon një përsonazh që, herë vihet në plan të parë, herë është i nënkuptuar. Është Fati i Shqipërisë, jo më me këtë emër si në poemat e tjera epike si "Skënderbeu i pafat" i Jeronim De Radës, "Historia e Skënderbeut" të Naim Frashërit etj.

Këtu Fati i Shqipërisë qëndron prapa simbolit mitologjik "Ora e Shqipërisë". Dhe, sipas besimit shqiptar, rrotull kësaj ore, grupohen orët e fiseve, bajrakëve, trojeve, orët e shtëpive, së fundi, orët e çdo luftëtari, të çdo shqiptari. Këto krijojnë ansamblin më simpatik të personazheve në grupin e personazheve mitologjike dhe përgjithësisht në vepër meqë përcjellin edhe mesazhin madhor të mbijetesës së shqiptarit dhe të kombit të tij, pavarësisht nga befasitë më tragjike të çfarëdo kohe që mund të vijë.

Në unitetin e veprës ndikojnë drejtpërdrejt edhe zanat, ndër të cilat njëra përcakton unitetin formësor të veprës. Kjo është Zana shqiptare që ka kuptimin e Muzës së "Iliadës" të Homerit. Në pikëpamje të rolit që luan në poemë, përbën binom me Orën e Shqipërisë. Në këtë grupim bëjnë pjesë edhe kuçedrat, dragonjtë, lugetërit, hijet etj.

Detajet e librit
UEGEN
SKU001547

Të dhënat

Autori
At Gjergj Fishta

Referencat specifike

isbn
9789995661731
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001140

Botuesi: Botime Franceskane

Mrizi i Zanavet, At Gjergj Fishta

Mrizi i zanave, Shkodër 1913, përfshin edhe disa poezi fetare nga Pika voëset. Fryma e përgjithshme që e përshkon këtë përmbledhje është më fort kombëtare se fetare. Karakteri patriotik i saj bie në sy edhe më fort në botimet e tjera të zgjeruara të viteve 1924, 1925 dhe në botimin post mortem më 1941.

Çmimi 4,16 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001173

Botuesi: Botime Franceskane

Lahuta e Malcis, At Gjergj Fishta

Poema nis me përleshjet kufitare midis fiseve të Hotit e të Grudës dhe fqinjëve po aq të rreptë malezezë më 1858. Thelbi i veprës janë këngët 6-25 që u kushtohen ngjarjeve të viteve 1878-1880, që lidhen me Kongresin e Berlinit, i cili i dha toka kufitare shqiptare Malit të Zi dhe çoi në krijimin e Lidhjes së Prizrenit për të mbrojtur interesat e kombit.

Çmimi 8,33 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2501

Botuesi: Toena

Lahuta e Malcis, Gjergj Fishta

"Lahuta e Malcis" është pasqyrë e vetëdijes historike kombëtare të Poetit, e vlerave tradicionale të malësisë të dhëna në përmasa legjendare; vepra ku gjallon jeta e një etnie të lashtë, me tradita heroike, me zakonet dhe mendësitë e ngurosura të një shoqëtie patriarkale.

Çmimi 9,37 
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001294

Botuesi: Te tjere

Sikur të isha djalë, Haki Stërmilli

Botuar për herë të parë në vitin 1936, Sikur të isha djalë është bërë klasiku modern i letërsisë shqipe. Romani rrëfen në formën e një ditari përpjekjen e një vajze për t’u çliruar nga shoqëria patriarkale dhe për t’u arsimuar, një temë jashtëzakonisht përparimtare për kohën kur romani u shkrua. Ky është edhe një nga librat më të shitur te ne që kur...

Çmimi 5,21 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001028

Botuesi: Te tjere

Hija e Maleve, Ernest Koliqi

Libri 'Hija e Maleve' nis me novelën 'Nusja e mrekullueshme' novelë kjo e cila vë në pah mentalitetin tipik shqiptar, besëtytnitë mitike të cilat mbase edhe janë konsumuar si ngjarje të vërteta në shoqërinë e kohës.

Çmimi 4,68 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi

Ndër botimet ma të çmueshme që nuk na len të harrojmë të keqen që shkaktoi komunizmi në Shqipni, asht vepra monumentale "Rrno vetëm për me tregue" e P. Zef Pllumit. Rrno vetëm për me tregue paraqet vuejtjen e P. Zef Pllumit, kalvarin e Kishës Katolike, mundimet e françeskanëve dhe të krejt popullit shqiptar. Ky libër është jashtë botimit, por vepra e At...

Çmimi 21,86 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Reklama

Mrizi i Zanave, Gjergj Fishta

Mrizi i zanave, Shkodër 1913, përfshin edhe disa poezi fetare nga Pika voëset. Fryma e përgjithshme që e përshkon këtë përmbledhje është më fort kombëtare se fetare. Karakteri patriotik i saj bie në sy edhe më fort në botimet e tjera të zgjeruara të viteve 1924, 1925 dhe në botimin post mortem më 1941.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)