Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,77 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
11,66 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,10 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Shqip-kinezisht, kinezisht-shqip, Iljaz Spahiu
  • Shqip-kinezisht, kinezisht-shqip, Iljaz Spahiu

Shqip-kinezisht, kinezisht-shqip, Iljaz Spahiu

2656
Onufri

Gjuha zyrtare kineze quhet ndryshe edhe Mandarin, term i cili i referohet dialektit më të madh në morinë e dialekteve në Kinë. Mandarin mbështetet mbi dialektin e Pekinit dhe është më përfaqësues në pjesën veriore të Kinës. Mbi 800 milionë njerëz në botë përdorin gjuhën kineze.

7,77 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shqip – kinezisht, kinezisht – shqip, fjalor i gjuhës së përditshme
Origjinali: Shqip – kinezisht, kinezisht – shqip, fjalor i gjuhës së përditshme
Gjinia: Fjalor
Autori: Iljaz Spahiu
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2012
Fq. 144
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-99956-87-97-7

Koment nga autori

Gjuha zyrtare kineze quhet ndryshe edhe Mandarin, term i cili i referohet dialektit më të madh në morinë e dialekteve në Kinë. Mandarin mbështetet mbi dialektin e Pekinit dhe është më përfaqësues në pjesën veriore të Kinës.

Mbi 800 milionë njerëz në botë përdorin gjuhën kineze. E veçanta e gjuhës kineze është se pavarësisht nga ndryshimet e mëdha mes dialekteve, ajo është standarde, pra e kuptueshme për të gjitha dialektet në të shkruar. Po kështu gjuha kineze është e ndërtuar me rrokje, ku një hieroglif përfaqëson një rrokje dhe ka një kuptim të caktuar.

Bashkimi i disa rrokjeve, pra i disa hieroglifeve, formon fjalorin e gjuhës kineze. Një tjetër veçori është se ajo ka një morfologji shumë të thjeshtë, por sintaksë shumë të pasur dhe të ndërlikuar. Duke qenë një vend në zhvillim të pandalshëm dhe me një pozitë tashmë gjithnjë e më të fuqishme ekonomike e politike në arenën ndërkombëtare, njohja e gjuhës kineze do të përbënte një avantazh të padiskutueshëm konkurrues.

Meqënëse familjarisht prej vitesh jetoj në Pekin, fillimisht nxitëse për përpilimin e një fjalori të gjuhës së përditshme kineze ishte këmbëngulja e bashkëshortes sime Burbuqe Spahiu, e cila, "e dashuruar" pas shopping – ut, artit dhe kulturës kineze ndiente nevojën e një fjalori të thjeshtë për komunikim.

Me kalimin e viteve dhe për shkak të kontakteve të shumta me miq shqiptarë dhe kinezë, u binda më shumë për nevojën e një fjalori të tillë, i domosdoshëm për këdo që punon në Kinë apo që ka ndërmend të udhëtojë në këtë vend gjigand për nga përmasat, historia dhe kultura. Sigurisht shpresoj që ky fjalor do t'i shërbejë edhe vajzës sime, Ebi, aktualisht studente në SHBA, megjithëse ajo tashmë është vetë kinezisht – folëse, si nxitje që të përsosë më tej gjuhën kineze dhe ta bëjë atë një armë të fortë në karrierën e saj.

Përmbajtja dhe ndërtimi i këtij fjalori praktik është i thjeshtë dhe i ndarë në disa leksione bazë. Po kështu, duke qenë se të gjitha fjalët dhe shprehjet në shqip janë të shoqëruara edhe në gjuhën kineze me hieroglife, fjalori besoj se do t'u shërbejë edhe miqve kinezë në komunikimin me shqiptarët. Libri përmban edhe një fjalor të vogël me rreth 600 fjalë, në dy gjuhë shqip – kinezisht dhe kinezisht – shqip.

Kështu që, para se të ndërmerrni udhëtimin për në Kinën e Largët, hidhini një sy këtij fjalori dhe mos harroni ta merrni atë me vete dhe të jeni të sigurtë që do t'ju shërbejë si një guidë mjaft praktike qoftë për turizëm, qoftë për biznes, pasi në të do të gjeni gati gjithë fjalorin dhe shprehjet që ju përdorni më dendur gjatë jetës së përditshme.

Mbi autorin

Iljaz Spahiu prej më shumë se 30 vitesh është përkthyes dhe studiues i gjuhës, kulturës, shoqërisë e politikës kineze. Ai ka përfunduar studimet në Universitetin e Pekinit në vitet 1974 – 1978, ku u specializua për Gjuhë dhe Letërsi Kineze. Nga viti 1978 – 1992 ka punuar si përkthyes i gjuhës kineze në Radion e Jashtme, Radio Tirana.

Më pas ka vazhduar në Radio Tirana fillimisht si gazetar dhe pastaj si Drejtor i Departamentit të Informacionit deri në vitin 2002. Ndërkohë ka shërbyer edhe si korrespondent për Radion "Azia e Lirë", me qendër në Uashington, në transmetimet në gjuhën kineze dhe si përkthyes i gjuhës kineze për delegacione shqiptare të nivelit të lartë.

Ka qenë i angazhuar si studiues i marrëdhënieve shqiptaro – kineze, në bashkëpunim mes instituteve të studimit në Shqipëri dhe atyre në Kinë. Është bashkautor i librit "Eksperiment kinez", botuar në vitin 1999, me analiza e vlerësime për zhvillimet në Kinë, pas zbatimit të politikës së hapjes dhe të reformave. Nga viti 2002 deri në vitin 2006 ka qenë diplomat në Ambasadën e Shqipërisë në Pekin. Që prej vitit 2006 vazhdon të jetojë e punojë në Pekin si konsulent biznesi midis Kinës dhe Shqipërisë.

Detajet e librit
2656
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000408

Botuesi: Botimet Dudaj

Feminizmi eshte per te gjithe, Bell Hooks

Kritikja e njohur kulturore, Bell Hooks, ofron një vizion mikpritës dhe me zemër të hapur mbi gjininë, seksualitetin dhe shoqërinë, në një volum frymëzues dhe të hapur për publikun. Nëpërmjet një stili angazhues dhe provokues, Bell Hooks na paraqet një teori popullore të feminizmit të bazuar në sensin praktik dhe mençurinë e përvojës.
5,33 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2156

Botuesi: EDFA Botime

Fjalor Shqip - anglisht, Pavli Qesku

Me 45 mijë fjalë, rreth 200 mijë ilustrime, shembuj, idioma e proverba me udhëzime gramatikore e shënime ndihmëse, me barasvlera e me përkthime të sakta.
27,75 
More
In Stock

Botuesi: Te tjere

Fjalor Italisht – Greqisht – Shqip, Thimi Mitko

Fjalori tematik dhe bisedimor tregjuhësh, italisht – greqisht – shqip, i lënë në dorëshkrim nga Thimi Mitko, dhe i patrajtuar deri më sot nga studimet shqiptare, vjen në këtë botim i plotë dhe i pajisur me aparatin shkencor përkatës.
66,60 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Fjalor i barbarizmave perëndimore në gjuhën shqipe, Arion Hysenbegas

Fjalori nuk mund të mburret se është shterrues, se përfshijnë të gjitha fjalët e huaja që synojnë të hyjnë e të ngulen në gjuhën shqipe, por ka të drejtë të quhet një përpjekje e pastër, e prirë nga shqiptarizma, e cila dëshiron tu tregojë të gjithë shqiptarëve një të vërtetë të shëmtuar, që rreket të brejë fjalorin e gjuhës amëtare, ta tjetërsojë, ta...
12,21 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001466

Botuesi: LIRA

Manual i kulturës së përgjithshme, Jean-Francois Braunstein, Bernard Phan

"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".
13,32 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000810

Botuesi: Bota Shqiptare

Mjeku ne familje, Pier Gildo Bianchi

Këshilla mjeksore për vetë kujdesjen mjekësore dhe shëndetësore. Libri përfshin:Manual për ndërhyrjen e shpejtëKëshilla për rastet urgjenteParandalim i sëmundjevePërgjigje pikëpyetjeve mbi shëndetin
6,66 
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001186

Botuesi: Onufri

Fjalor Kinezce - Shqip, Donika Titka

Fjalori, në 304 faqe, ka rreth 22,000 fjalë dhe mjaft sinonime. Për zgjedhjen e tyre jemi bazuar në fjalorin e vitit 1987, botuar në Shanghai, shi jong bën (lexues praktik), si dhe në fjalorin e botuar së pari në 2002-in e të ribotuar disa herë, xin shi yjong han yu ke ben (lexues i ri praktik i gjuhës kineze) nga Instituti i Gjuhës e Kulturës kineze, Pekin.
16,65 
More
Ne gjendje