Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,66  16,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,77  10,86 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Homo Ludens, Johan Huizinga
  • Homo Ludens, Johan Huizinga

Homo Ludens, Johan Huizinga

Teza kryesore e librit është shumë e thjeshtë: Kultura është e themeluar mbi lojën dhe është një formë e lojës. Elementi i lojës mund të vërehet në të gjitha aspektet e ndryshme të kulturës, duke filluar në aktivitetet në dukje të padëmshme të kohës së lirë e deri te sistemet më serioze dhe më të zhvilluara, të tilla si bota e financës, institucionet financiare, media dhe lufta.

13,03 
11,73  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Homo Ludens

Origjinali: Homo Ludens 

Gjinia: Sociologji

Autori: Johan Huizinga

Shqipëroi: Klajd Bylyku

Shtëpia botuese: 2 Lindje dhe 2 Perëndime

Viti: 2019

Fq. 363

Pesha: 0.432 kg

ISBN: 978-9928-298-04-1

Mbi librin

Teza kryesore e librit është shumë e thjeshtë: Kultura është e themeluar mbi lojën dhe është një formë e lojës. Elementi i lojës mund të vërehet në të gjitha aspektet e ndryshme të kulturës, duke filluar në aktivitetet në dukje të padëmshme të kohës së lirë e deri te sistemet më serioze dhe më të zhvilluara, të tilla si bota e financës, institucionet financiare, media dhe lufta.

Loja është kushti kryesor, ndonëse jo i mjaftueshëm për ekzistencën e kulturës. Ai vëren i çuditur se si nga shumë terma të latinishtes që kanë mbërritur deri në gjuhën tonë, si fjala vjen, Homo Sapiens apo Homo Faber, folja Ludens d.m.th., lojë, për çudi ka humbur rrugës, pavarësisht se sa e rëndësishme është loja si instrument i gjithëfarëllojshëm në jetën tonë.

Mbi autorin

Johan Huizinga, (1872 - 1945), ishte një historian holandez me famë ndëkombëtare. Ai është i njohur në veçanti për veprën Herfsttij der middeleeuëen (1919; Perëndimi i Mesjetës).

Huizinga u arsimua në universitetet e Groningenit dhe Lajpcigut ndërsa lekturoi histori në Haarlem dhe letërsi indiane në Amsterdam. Ai u bë professor i historisë në Groningen e më pas në Leiden, deri në vitin 1942, kur u rrëmbye dhe u mbajt peng nga nazistët. Ai mbeti nën arrest deri sa vdiq.

Veprat e tij të para u morën me letërsinë dhe kulturën indiane por ai e krijoi reputacionin ndërkombëtar me studimin e jetës së përditshme në Francë dhe Holandë në shekujt e 14-ë dhe 15-ë. Një nga veprat e tij të sjella në shqip është Homo Ludens (1938), një studim mbi elementin e lojës në kulturë.

Detajet e librit
9789928298041
9789928298041
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Qiell, Mieko Kawakami

Këto portretizime të rralla e realiste të bullizimit barazpeshohen me teksturën e shfaqjes së debateve filozofike e fetare lidhur me shqetësimin e dhunës ndaj së cilës të dobëtit janë subjekt.
9,77  10,86 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000617

Botuesi: Te tjere

Rruga ne te cilen rralle shkohet, Scott Peck

Scott Peck është psikiatër i njohur amerikan i cili ka shkruar një seri veprash të karakterit psikologik e filozofik. Ka lindur në vitin 1936 në New York.Studimet i ka mbaruar në fakultetin e mjeksisë (Case Western Reserve University). Në vitin 1972 ai ka marrë gradën e Leitant Kolonelit.
5,86  6,52 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001669

Botuesi: Te tjere

Në pasqyrën e Oksidentit, Enis Sulstarova

Libri që keni në duar riboton disa prej eseve studimore, artikujve dhe recensioneve të mia që janë botuar në revista dhe gazeta të ndryshme në hapësirën shqiptare gjatë viteve 2000. Me rastin e ribotimit të gjitha shkrimet janë ripunuar nga autori, por  pa bërë ndryshime thelbësore të varianteve të botimeve të mëparshme.
11,73  13,03 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bard

Koncepti i postmodernës, Hans Bertens

I ardhur, më në fund, në shqip me titullin Koncepti i postmodernës, ky studim aq i cituar, i botuar edhe në antologji të studimeve postmoderne, trajton postmodernizmin si periodë dhe si poetikë, duke ndjekur kronologjinë e diskutimit të këtij fenomeni dhe duke analizuar terminologjinë bazike të tij.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000681

Botuesi: Ideart

Socializmi, Nje hyrje e shkurter, Michael Newman

Michael Newman shqyrton e shtjellon njëkohësisht sukseset dhe dështimet e socializmit, që nga faza e vet fillestare deri tek socializmi moderrn, duke e parë atë nga një këndvështrim ndërkombëtar, i cili nis me komunizmin kuban e përfundon me socialdemokracinë suedeze.
5,86  6,52 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Vetja dhe tjetri, Vincent Descombes

Në këtë vepër, Descombes risjell në vëmendje temat dhe autorët kryesorë të filozofisë së shek. XX (që nga Sartre e Merleau – Ponty, deri te Althusser, Deleuze, Foucault, Lyotard e të tjerë), duke risjellë një pjesë të kontekstit historiko – politik të periudhës që mbulon, si dhe duke zhvilluar një "diskutim filozofik" mbi këto tema dhe autorë.
7,82  8,69 
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Ndjenja është sekreti, Neville Goddard

Të ndjesh realitetin e gjëndjes së kërkuar dhe të jetosh dhe të veprosh sipas asaj bindjeje është mënyra e të gjitha mrekullive në dukje. Të gjitha ndryshimet e shprehjes ndodhin nëpërmjet një ndryshimi të ndjenjës. Një ndryshim i ndjenjës është një ndryshim i fatit.
4,89  5,43 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Moderniteti dhe Holokausti, Zygmunt Bauman

Ky libër brilant i Zygmunt Bauman – it flet për atë çfarë mund të na mësojë sociologjia për Holokaustin, por flet në hollësi edhe për mësimet e Holokaustit për sociologjinë. Ai nxjerr në pah se si domethënia e Holokaustit rrezikon të lihet mënjanë në të kuptuarin tonë të modernitetit.
9,77  10,86 
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Libri i vdekjes, Erion Kristo

Njeriu gjithmonë ka dashur të kuptojë dhe të mësojë diçka më shumë rresh misterit të vdekjes. Janë shkruar gjithmonë libra kushtuar vdekjes reale dhe vdekjes metafizike, ku veçohen poema madhështore e Walt Whitman "Kapiten, o kapiteni im", dhe romani me gjetje e strukturë të rrallë i Zija Çelës "Las Varrezas".
4,89  5,43 
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Konkuista e Amerikës, Tzvetan Todorov

Spanjollët e fitojnë luftën. Në mënyrë të padiskutueshme, ata kanë epërsi ndaj indianëve në pikëpamje të komunikimit ndërnjerëzor. Por fitorja e tyre është problematike, sepse nuk ekziston vetëm një formë e vetme komunikimi, një dimension i vetëm i aktivitetit simbolik...
9,77  10,86 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Vlera e artit në kohë, John Ruskin

Autori i këtij libri, John Ruskin, (1819-1900_ është mendimtari që konsiderohet si themeluesi i kritikës së artit. Një figurë me shumë ndiki, ai konsiderohet se ka frymëzuar njerëz të shumtë, përfshirë Mahatma Ghandin dhe Leon Tolstoin. Ai është më së shumti i njohur si kritik dhe patron arti, por ishte gjithashtu një polimath, mësues, gjeolog i...
7,82  8,69 
More
Në gjendje