Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
16,68  18,54 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,12  12,36 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Shoqeria e hapur dhe armiqte e saj, Hegeli dhe Marksi, Karl Popper, vol. 2
  • Shoqeria e hapur dhe armiqte e saj, Hegeli dhe Marksi, Karl Popper, vol. 2

Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj, Hegeli dhe Marksi, Karl Popper, vol. 2

Fan Noli

Po pse atëherë të sulmohet Marksi? Pavarësisht nga meritat e tij, unë besoj se Marksi ishte një profet i rremë. Ai ishte një profet i zhvillimit të historisë, por profecia e tij nuk rezultoi e vërtetë, megjithatë kjo nuk është akuza kryesore.

18,54 
16,68  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj, Hegeli dhe Marksi, vëllimi i dytë
Origjinali: The open society and its enemies
Gjinia: Filozofi
Autori: Karl Popper
Shqipëroi: Sadedin Limani
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2012
Fq. 432
Pesha: 0.529 kg.
ISBN: 978-99956-86-89-5

Fragment nga libri

Po pse atëherë të sulmohet Marksi? Pavarësisht nga meritat e tij, unë besoj se Marksi ishte një profet i rremë. Ai ishte një profet i zhvillimit të historisë, por profecia e tij nuk rezultoi e vërtetë, megjithatë kjo nuk është akuza kryesore.

Më i rëndësishëm është fakti që ai çorientoi vlerat e njerëzve inteligjentë duke besuar që profecia historike është rruga shkencore e përqasjes së problemeve shoqërore. Marksi është përgjegjës për ndikimin shkretues të metodës historiciste të mendimit në radhët e atyre që dëshirojnë të çojnë përpara çështjen e shoqërisë së hapur.

Komente mbi librin

"Një nga librat më të mëdhenj të shekullit."

The Times

"Pak filozofë... kanë kombinuar një shtrirje kaq të gjerë njohurish me aftësinë e prodhimit të ideve të reja siç bëri ai."

The Gardian

"Një vepër e një rëndësie të dorës së parë, që duhet të lexohet gjerësisht për kriticizmin e saj mjeshtëror të armiqve të demokracisë, të vjetër dhe modernë... Libri është një mbrojtje e thellë dhe e fuqishme e demokracisë, në kohën e duhur, shumë interesant dhe i shkruar shumë mirë."

Bertrand Russel

"Një libër i fuqishëm dhe i rëndësishëm. Dr. Poper shkruan me një qartësi dhe forcë të skajshme. Studimet e tij mbi historinë e Greqisë dhe mendimin grek kanë qenë dukshëm të thella dhe origjinale. Interpretimi platonik është i papërsëritshëm. Por, sipas mendimit tim, nuk është as edhe interpretimi marksist."

Gilbert Ryle

Detajet e librit
Fan Noli
9789995686895
9789995686895
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Berk

Agonia e erosit, Byung-Chul Han

Seksi është arritje. Dhe të qenit seksi është kapital që duhet shtuar. Trupi me vlerën e ekspozuar i ngjason një malli. Tjetri seksualizohet si një objekt për joshje. Kur Tjetrit i merret "tjetërsia", atë nuk mund ta duash më por veç mund ta konsumosh. Tjetri nuk është më as person, përderisa është fragmentarizuar në një pjesë objekti seksual. Personi...
9,45  10,51 
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Mbi lirinë, John Stuart Mill

Po pse? (mund të pyetet), a është mungesa e njëzëshmërisë një kusht i domosdoshëm për dijen e vërtetë? A është e nevojshme që një pjesë e njerëzve të këmbëngulin në të gabuarën për të mundësuar kuptimin e të vërtetës?
6,67  7,42 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000818

Botuesi: Ideart

Hobsi, nje hyrje e shkurter, Richard Tuck

Tomas Hobsi ishte i pari filozof i madh anglez në lëmin e mendimit politik. Vepra e tij Leviathan ishte me të vërtetë e para ndër veprat e filozofisë moderne. Për një kohë të gjatë ai është vështruar si një ateist pesimist, që e pikturonte natyrën njerëzore si pashmangshmërisht të ligë, çka e shtyu drejt përvijimit të idesë së një shteti totalitar.
6,67  7,42 
More
Ne gjendje

Referenca: 2119

Botuesi: Te tjere

Indinjohuni, Stephane Hessel

Të krijosh do të thotë të rezistosh, të rezistosh do të thotë të krijosh."Indinjohuni!" i Stèphane Hessel nuk na thotë gjë tjetër veçse indinjohuni, ngrihuni, protestoni, revoltohuni dhe hapni sytë kundër padrejtësive në botë.Një libër i vogël me porosi të madhe.
3,34  3,71 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Demokracia dhe totalitarizmi, Claude Lefort

Lefort ka qenë një ndër zërat më origjinalë në fushën e filozofisë politike të shek. XX, si dhe ndër aktivistët më të spikatur në lëvizjet shoqërore të pasluftës në Francë. Ai studioi filozofi në Sorbonë, ku edhe dha mësim, dhe është ndër teoricienët më të rëndësishëm të konceptit të "totalitarizmit" në shkencat politike bashkëkohore.
8,90  9,89 
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Lindja e Tragjedisë, Friedrich Nietzsche

Sa libër i pamundur doli për shkak të detyrës aspak të volitshme për moshën, që kuturisi të mbante mbi shpatulla të njoma, ai që mori penën ta shkruante! I ngritur mbi ca përjetimë të  parakohshme, që s’u ishte  tatuar sa dhe si duhet pulsi, të formuluara me zor më fjalë, i ngritur mbi bazën e artit, sepse problemi ishkencës nuk ka si ngrihet mbi bazën e...
14,46  16,07 
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Gazetaria shqiptare në tranzicion, Jonila Godole

Ky libër u drejtohet studiuesve të medias, studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, gazetarëve, si dhe kujtdo që ka interes për procesin transformues të sistemit politik dhe mediatik në vend pas vitit 1990, dhe ndikimet mbi kulturën profesionale të gazetarisë shqiptare.
8,90  9,89 
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001281

Botuesi: Onufri

Mjerimi i historicizmit, Karl Popper

Karl Popperi e freskoi mendimin filozofik. Risia e ideve që hodhi në qarkullim ai është jashtë çdo dyshimi. Ato prekën çështje kardinale, prishën qetësinë e doktrinave hijerënda, që ushtronin një ndikim jo të vogël dhe me pasoja të dëmshme. 
6,67  7,42 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2664

Botuesi: Plejad

Mendime për historinë dhe politikën, Karl Popper

"Demokraci" në sensin e "sundimit të popullit" nuk ka patur pothuajse kurrë dhe nëse ekzistoi ndonjëherë, ajo qe një diktaturë e papërgjegjshme e arbitraritetit. Një qeveri mund dhe duhet të jetë përgjegjëse kundrejt popullit. Një sundim i popullit nuk mundet ta bëjë këtë dhe është i papërgjegjshëm.
7,79  8,65 
More
Ne gjendje