• Banner

  • Ka mbaruar
Mjerimi i historicizmit, Karl Popper
  • Mjerimi i historicizmit, Karl Popper

Mjerimi i historicizmit, Karl Popper

Karl Popperi e freskoi mendimin filozofik. Risia e ideve që hodhi në qarkullim ai është jashtë çdo dyshimi. Ato prekën çështje kardinale, prishën qetësinë e doktrinave hijerënda, që ushtronin një ndikim jo të vogël dhe me pasoja të dëmshme. 

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Mjerimi i historicizmit
Origjinali: The poverty of histocism
Gjinia: Filozofi
Autori: Karl Popper
Shqipëroi: Aleko Minga
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2003
Fq. 160
Pesha: 0.213 kg
ISBN: 978-99927-53-47-1

Koment nga përkthyesi

Mjerimi i historicizmit, sigurisht, nuk është kryevepra e Karl Popper – it. Sidoqoftë ajo mbetet një vepër përfaqësuese e mendimit popperian dhe e stilit të papërsëritshëm të arsyetimeve të tij. Libri ka një vëllim të vogël; mëgjithatë, në ato pak faqe të tij shpalosen mjeshtërisht qëndrimet e Popperit si studiues.

Një lexues serioz, i vëmendshëm dhe disi i familjarizuar me problematikën filozofike e veçanërisht metodologjike, jo vetëm krijon një përfytyrim të përafërt pak a shumë autentik për personalitetin e autorit, por nuk i shpëton dot ngasjes për të njohur edhe vepra të tjera të tij. Karl Popperi e freskoi mendimin filozofik.

Risia e ideve që hodhi në qarkullim ai është jashtë çdo dyshimi. Ato prekën çështje kardinale, prishën qetësinë e doktrinave hijerënda, që ushtronin një ndikim jo të vogël dhe me pasoja të dëmshme. Popperi përpunoi dhe përsosi një sistem argumentesh të mprehta dhe të goditura, i cili me konsekuencën e vet i mbërthen teoritë false në darën e hekurt të logjikës. Kjo ndjehet më së miri edhe te Mjerimi i historicizmit.

Nuk është vendi këtu dhe as është e arsyeshme të nënvizonim disa prej tyre. Megjithëkëtë nuk mund të mos e zëmë në gojë atë "kod" të paqortueshëm etik, të cilit i përmbahet Popperi në polemikën intelektuale. Në çdo fjali a formulim të Popperit pulson një arsyetim i hollë dhe shumë i zhdërvjellët, të cilin përkthyesi e ka të vështirë ta transmetojë.

Në qoftë se guxova të përkthej Mjerimin e historicizmit, për këtë ka pak "faj" edhe Popperi ose, më saktë, metoda e provave dhe e gabimeve që ai e ka për zemër. Dikush duhet të provojë dhe natyrisht të gabojë. Këto gabime duhen përgjuar me kujdes për të parë ku kemi lajthitur me qëllim që të tjerët të mos i përsëritin ato dhe të na japin kryeveprat e Popperit në shqipërime gjithnjë e më dinjitoze.

Shqipja i ka të gjitha vetitë për t'i dhënë me tërë pasurinë e ngjyresave veprat më madhore të mendimit shkencor e filozofik.

Mbi autorin

Karl Popperi u lind në Vjenë në vitin 1902. Formimin e vet e kreu në Universitetin e Vjenës, në të cilin mori edhe gradën shkencore të Doktorit në vitin 1928. Një vit përpara se Hitleri të pushtonte Austrinë, Popperi u largua nga Vjena për të marrë përsipër një detyrë në Universitetin e Kristçërçit (Christchurch) të Zelandës së Re. Por një njeri si Popperi nuk mund të humbiste i përthithur në një periferi të largët për veprimtarinë e ethshme kërkimore e shkencore.

Më 1946, Shkolla e Ekonomisë e Londrës, që i përket yllësisë së institucioneve mësimore – shkencore më të famshme dhe më me prestigj të botës, e thirri në gjirin e vet dhe i besoi vendin e Profesorit të Logjikës dhe Metodës Shkencore. Popperi me veprimtarinë e tij të shquar u bë pa mëdyshje autoriteti më i madh për metodologjinë e shkencës, fushë në të cilën dha një ndihmesë të tillë që është tepër e vështirë t'ia përvijosh caqet, aq e gjerë dhe e pafund është ajo.

Akademitë më të njohura në botë si Shoqëria Mbretërore e Anglisë, Akademia Britanike, Akademia Amerikane e Arteve dhe e Shkencave dhe një numër akademish të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare e patën për nder ta kishin Karl Popperin anëtar të vetin. Më 1972 atij iu dha një titull fisnikërie dhe dhjetë vjet më vonë u ngrit në rangun e Shoqëruesit të Nderit. U shua fizikisht më 1995 në moshën 93 vjeçare.

Thuhet, dhe jo pa arsye, se racën e dijetarëve universalë e zhduku diferencimi i madh i shkencave të kohës sonë. Përmendim disa emra tepër të rralë si "ekzemplarë" të fundit të kësaj race. Popperi, po të përdorim një term shumë të parapëlqyer të tij, ishte një "përgënjeshtrim" i këtij pohimi.

Formimi i tij bazë ishte matematik dhe që këtej u shtri në tërë spektrin e shkencave fundamentale natyrore dhe më posaçërisht në fizikë. Interesimi i Popperit për shkencat shoqërore është i mëvonshëm, por njohja e tyre prej tij ishte aq e thelluar saqë e renditi ndër specialistët më të spikatur të harkut të së ashtuquajturës kulturë humanitare. Puna e Popperit ka qenë themelvënëse në shkencat natyrore, por një reputacion të ngjashëm ka kontributi i tij i rëndësishëm në lëmin e teorisë politike dhe të sociologjisë.

Trashëgimi i vyer që la Popperi do të jetë me siguri objekt analizash të imta të studiuesve dhe të duhet një kohë e gjatë që ai të ndriçohet në aspektet e tij të panumërta. Lufta për njohjen e botës dhe të vetvetes është mbase aventura më e madhe shpirtërore e njerëzimit. Kuptohet sa tërheqëse në të gjitha kohët ka qenë për mendjet më të ndritura zbërthimi i mekanizmit të kësaj aventura të madhërishme.

Çdo nivel i ri i arritur prej dijes njerëzore krijon një pikë më të lartë soditëse, nga e cila shihet një pamje me horizonte shumë më të shtrira. Në qoftë se përparimi i dijes në rrafshin logjistik e lehtëson studiuesin sepse i ofron një pozitë soditëse më të privilegjuar se ajo që patën pararendësit e tij, një dialektikë e pamëshirshme, ia rrit eksponencialisht vështirësinë e studimit në rrafshin strategjik.

Kjo do të mpinte edhe mendjen me guximin më të krisur ngaqë një sipërmarrje e tillë mund të krahasohet me atë që populli ynë e ka skalitur në theniën "t'i futesh detit me këmbë". Sfidën e pranoi Popperi dhe tani që hedhim sytë pas dhe shohim veprën që kreu, na duket se ishte fat që një punë si kjo e mori përsipër një mendje aq e fuqishme, por edhe origjinale. Fjalën "fat" na e shtiu ndër mend Njutoni, i cili thoshte se pati fat që botën e soditi mbi supe gjigandësh. Një "sup" i tillë është vepra e Popperi.

Detajet e librit
SKU001281
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2664

Botuesi: Plejad

Mendime për historinë dhe politikën, Karl Popper

"Demokraci" në sensin e "sundimit të popullit" nuk ka patur pothuajse kurrë dhe nëse ekzistoi ndonjëherë, ajo qe një diktaturë e papërgjegjshme e arbitraritetit. Një qeveri mund dhe duhet të jetë përgjegjëse kundrejt popullit. Një sundim i popullit nuk mundet ta bëjë këtë dhe është i papërgjegjshëm.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000164

Botuesi: Ideart

Psikologjia, nje hyrje e shkurter, Gillian Butler, Freda McManus

Ky tekst i shkëlqyer shpjegon në mënyrë të përmbledhur se si e studiojnë psikologët modernë mendjen dhe sjelljen njerëzore. Ky libër është paraqitja më e mirë e mundshme e kësaj fushe dhe shpjegon studimin shkencor të mendjes me një gjuhë të kulluar që është sa e kuptueshme dhe e këndshme për t'u lexuar.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001522

Botuesi: Botimet Dudaj

Monolog, Artan Fuga

Mendohet se publiku flet dhe reagon njësoj si media. Se, në parim, midis publikut dhe medias nuk ka asnjë dallim. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku shpallen se janë e njëjta gjë: një unitet i tre elementëve që, vetëm në pamje relative dhe shumë të sipërfaqshme duken si të veçuar. 

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

E pafilozofuara, Hysamedin Feraj

Ky është një filozofim lokal i një filozofie të pafilozofuar. Nëse popuj të tjerë kanë kaluar përvoja të ngjashme, ndoshta mund të vlejë dhe për ta. Nuk synohet krijimi i ndonjë filozofie të re, por vështrimi i realiteteve të ndryshme nga filozofi të ndryshme ekzistuese.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Etika, Benedict de Spinoza

Libri që mbani në duar është shqipërimi i parë i Etikës, kryevepra e Baruch Spinozës dhe një nga tekstet e rrallë të filozofisë dhe mendimit njerëzor ndër shekuj. Në çdo fushë ka disa vepra pa të cilat jeta njerëzore dhe dinamika e saj do të ishte zvarritje dhe jo vallëzim, heshtje dhe jo melodi, terr dhe jo dritë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000674

Botuesi: Ideart

Filozofia Antike, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Tradita filozofike e periudhës së lashtësisë është e gjatë, e pasur dhe e larmishme. Një nga karakteristikat e saj të pazhbëshme qëndron tek debati dhe argumentimi. Ky libër synon ta përfshijë lexuesin në disa polemika të periudhës së lashtësisë dhe ta angazhojë atë në zhvillimet e tematikave kryesore të kësaj periudhe.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Postmodernizmi, Grup Autorësh

Vepra "Postmodernizmi" duke gjurmuar vragën e rrënjët gjenealogjike të postmodernizmit në art, filozofi e histori na tërheq në një kalërim marramendës shtigjeve të strukturalizmit, semiotikës dhe të quajturit dekonstruksion, tek na e prijnë udhën vetë ikonat e postmodernizmit si Foucault, Levi – Strauss, Barthes, Derrida, Lacan e Lyotard.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

Nevoja jonë për ngushëllim nuk ka të ngopur, Stig Dagerman

Si mundet, për shembull, të sillesh sikur, nga njëra anë, kurrgjë në botë s'e ka dot atë peshë që bart letërsia, teksa, nga ana tjetër, është e pamundur të mos shohësh përreth njerëz që luftojnë me urinë e janë të detyruar të mendojnë se më me rëndësi për ta është ç'do marrin në fund të muajit?

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mitologjitë, Roland Barthes

Në fakt, çdo stepje për kulturën është një pozicion terrorist. Të jesh kritik me profesion dhe të shpallësh se nuk kupton asgjë nga ekzistencializmi apo marksizmi (sepse janë zakonisht këto filozofi që pohojmë se nuk kuptokemi), do të thotë ta shndërrosh verbërinë apo memecërinë tënde në aksiomë universale të perceptimit.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)