Titulli: Utopia për realistët
Origjinali: Utopia for realists
Gjinia: Ekonomi
Autori: Rutger Bregman
Shqipëroi: Bledar Kurti
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2018
Fq. 293
Pesha: 0.546 kg.
ISBN: 978-9928-4440-9-7
Koment nga autori
Unë jam i inkurajuar me mungesën e kënaqësisë, pasi mungesa e kënaqësisë dallon sa dita me natën me indiferencën. Malli i madh, lëngimi për një të shkuar e cila nuk ka ekzistuar kurrë, tregon se ne ende kemi ideale, edhe pse i kemi varrosur ato për së gjalli.
Progresi i vërtetë nis me diçka që as njohuria ekonomike nuk mund ta prodhojë: njohja e kuptimit se çfarë do të thotë të jetosh mirë. Ne duhet të bëjmë atë që shpallën përpara 100 vitesh mendimtarët e mëdhenj, si: John Stuart Mill, Bertrand Russell dhe John Maynard Keynes: "Vlerëso rezultatin mbi mjetet dhe zgjidh të mirën mbi të dobishmen."
Duhet t'i drejtojmë mendjet tona për nga e ardhmja. Duhet të ndalojmë së konsumuari pakënaqësinë tonë përmes sondazheve dhe medias së mbushur plot me lajme të këqija. Duhet të konsiderojmë alternativa dhe të krijojmë bashkësi të reja. Duhet ta kapërcejmë këtë paketë sociale të kufizuar dhe të pranojmë idealizmin e përbashkët.
Ndoshta, atëherë ne do mundemi të shohim sërish jashtë vetes dhe drejt botës. Atëherë do të shohim që progresi do jetë duke marshuar ende në rrugën e gëzueshme. Do të shohim që po jetojmë në një epokë të mrekullueshme, në një kohë ku uria dhe lufta po shuhen ndërsa begatia dhe jetëgjatësia po rriten.
Komente mbi librin
"Ky libër është i jashtëzakonshëm. Të gjithë duhet ta lexojnë. Bregman na tregon se deri më tani e kemi parë botën në mënyrë të gabuar. Duke e parë atë ashtu siç duhet, ne papritur zbulojmë rrugë të reja themeltare të cilat na çojnë përpara. Nëse arrijmë të bindim sa më shumë njerëz që ta lexojnë këtë libër, bota do nisë të bëhet më e mirë."
Richard Wilkinson
"Nëse energjia, entuziazmi dhe aforizmi do ta bënin botën më të mirë, atëherë libri i Rutger Bregman – it do t'ia arrinte... Një libër i mirë dhe tronditës për t'u lexuar."
The Independent
"Përmes historisë dhe shkencës moderne mund të shkatërrosh iluzionet çalamane. Mund të shndërrosh idetë e etiketuara si utopike në një logjikë të thjeshtë e të shëndoshë. Mund të na bëjë të aftë të përballemi me të ardhmen me një entuziazëm të paprecedentë. Për ta mësuar se si, lexo këtë libër të jashtëzakonshëm dhe depërtues, të shkruar me mjeshtëri."
Philippe Van Parijs, profesor në Universitetin e Harvard – it
"Nëse dëshiron të shohësh një botë më të drejtë, por nuk di se si ta arrish, ky libër është për ty. Bregman tregon me mjeshtëri se si idetë e përçmuara si utopike mund të bëhen të mundura, në fakt, pothuajse kanë nisur të bëhen realitet."
Ben Rawlence
"Nëse të kanë ardhur në majë të hundës informacioni i rëndomtë, klishetë e vjetra të pikëpamjeve të majta apo të djathta, do t'i shijosh këto mendime të guximshme, ide të reja, prozën plot jetë dhe argumentet e bazuara mbi prova të cilat gjenden në librin "Utopia për realistët"".
Stiven Pinker
"Një libër i mrekullueshëm, i mbushur me histori të rrëfyera bukur dhe me detaje të panjohura për mua."
Tim Harford, Financial Times
"Një thirrje e mrekullueshme për të menduarin utopik mbi të ardhurat dhe javët e punës dhe një kundërhelm i mirëpritur ndaj pesimizmit që rrethon robotët të cilët na kanë zënë vendet tona të punës."
Charles Kenny
"Një thirrje e guximshme për mendimin utopik dhe një botë pa punë – diçka e nevojshme më shumë se kurrë në një epokë mposhtjeje dhe me mungesë të thellë ambicieje. E rekomandoj tërësisht!"
Nick Srnicek