Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Nocioni ose termi "tranzicion", që përdoret më rëndom për periudhën e pasrënies së murit të Berlinit dhe perdes së hekurt që ndante dy botët antagoniste, kapitalizmin përballë socializmit, nuk mund të konsiderohet i përpiktë dhe tërësisht adekuat kur është fjala për të cilësuar atë çka ndodhi në vendet e Europës Qendrore e Lindore ish-socialiste në rrugëtimin e tyre drejt ekonomisë së tregut.
Titulli: Transformimi i madh, nga plani drejt tregut
Origjinali: Transformimi i madh, nga plani drejt tregut
Gjinia: Ekonomi
Autori: Adrian Civici
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2014
Fq. 284
Pesha: 0.373 kg.
ISBN: 978-9928-4193-7-8
Në 9 nëntor 1989, ditën e rënies së murit të Berlinit, Mstislav Rostropovitch, gjeniu i violonçelit dhe një nga muzikantët shumë popullor botëror po ndiqte i qetë lajmet në apartamentin e tij në avenynë Georges- Mandel, në Paris.
Sapo dëgjoi se "muri i Berlinit ishte çarë" u hodh përpjetë nga habia dhe gëzimi. I telefonoi menjëherë mikut të tij, Antoine Riboud, President i kompanisë Danone dhe i tha: "Duhet urgjent një avion për të shkuar në Berlin!".
Të nesërmen, bashkë me violonçelin e tij, u gjend në qytetin që do të bëhej kryeqyteti i përbashkët i gjermanëve si dhe simboli i fundit i komunizmit, në Berlin. Mori një taksi dhe caktoi si destinacion "Check Point Charlie", pikën simbolike të kalimit nga lindja në perëndim. Aty ishte tashmë një e çarë e madhe dhe pllaka e betonit që shërbente si mur, ishte shndërruar në një lloj ure apo dyshemeje për kalimin nga njëra anë në tjetrën.
Rostropovitch përgatiti violonçelin, por në moment e kuptoi se i mungonte edhe një element: nuk kishte karrige. Pa u shqetësuar u fut në zyrën e braktisur të rojeve të kufirit dhe mori një karrige, u ul në mes të murit dhe filloi të luante një koncert të Johann Sebastian Bach-ut, muzika e të cilit "fliste gjuhën e Zotit".
Rostropovitch-in e kishin përzënë nga Bashkimi Sovjetik për idetë dhe bindjet e tij demokratike perëndimore, prandaj për të bota, por dhe truri i tij ishte ndarë në dysh nga ky mur i tmerrshëm.
Jo pa qëllim zgjodhi mesin e murit për të vënë karrigen dhe për të luajtur koncertin e tij: "Requiem për murin e Berlinit dhe fundin e totalitarizmit komunist". Tashmë rruga drejt transformimit të madh të ëndërruar ishte e hapur... !
Nocioni ose termi "tranzicion", që përdoret më rëndom për periudhën e pasrënies së murit të Berlinit dhe perdes së hekurt që ndante dy botët antagoniste, kapitalizmin përballë socializmit, nuk mund të konsiderohet i përpiktë dhe tërësisht adekuat kur është fjala për të cilësuar atë çka ndodhi në vendet e Europës Qendrore e Lindore ish-socialiste në rrugëtimin e tyre drejt ekonomisë së tregut dhe demokracisë.
Dhe e gjithë kjo sepse, në shumicën e rasteve, "tranzicioni" nënkupton rrugën drejt konvergjencës së dy sistemeve ekonomike, dhe në mënyrë më precize, adoptimin nga ekonomitë ish-socialiste me planifikim të centralizuar të lindjes të modelit ekonomik perëndimor të ekonomisë së tregut të lirë.
Shumë autorë mendojnë se termi më i përshtatshëm është termi "transformim i madh" ose "ndryshim radikal", pasi në këto vende ndodhi një fenomen mjaft specifik: për herë të parë në histori dhe në këto përmasa, tentativat për ndryshimin e modelit ekonomik "nga plani tek tregu" u shoqëruan me ndryshime po kaq radikale në sferën e demokracisë politike, institucioneve, ideve e koncepteve, strukturave sociale, etj.
Asnjëherë në historinë botërore, nuk kishte pasur një lëvizje vullnetare dhe popullore për të braktisur një sistem politiko-ekonomik dhe për ta zëvendësuar atë me një tjetër sistem. Asnjëherë në historinë botërore një grup vendesh, që përfaqësonin një sistem të caktuar, nuk ishin përballur me kërkesa vullnetare për t'u pranuar në atë sistem, pasi një gjë e tillë ishte bërë gjithmonë nëpërmjet luftës dhe dhunës.
Teoria ekonomike e politike, politikat e zhvillimit dhe integrimit, institucionet ndërkombëtare, etj, u përballën për herë të parë në mënyrë kaq të drejtpërdrejtë me procese që kishin sensin e "të ecurit mbrapsh", e "rikthimit në pikën e nisjes" drejt një starti të ri, fenomen që studiuesit e tranzicionit e përshkruajnë si "faktin se deri tani kemi shpjeguar sesi bëhet një omëletë nga një vezë, ndërsa tranzicioni na kërkoi të shpjegonim sesi mund të ribënim vezën nisur nga një omëletë".
Po kaq lakonike është dhe shprehja e një tjetër ekonomisti që thotë se "ne po fillojmë një histori të re, por nuk po e fillojmë atë nga fillimi, por nga fundi, ne do të jemi në fillim, vetëm në fundin e saj...".
Ky transformim i madh ngjalli shpresa, krijoi entuziazëm, shkaktoi zhgënjime e pesimizëm, provokoi debate politike, teorike e akademike, vuri përballë njëri- tjetrit qeveritë me popujt e tyre, institucionet ndërkombëtare me qeveritë, rezultatet e mira ekonomike e financiare me dështimet sociale, evidentoi ekonomi, sisteme financiare e sociale efiçente, vende e popuj "model" e "mendjehapur" ndaj sfidave të së ardhmes përballë vendeve të "prapambetura" dhe jo efiçente në realizimin e tij, etj.
Jo më kot tranzicioni u quajt si "eksperimenti më i madh i inxhinierisë ekonomiko-financiare, sociale dhe politike" që bota kishte provuar ndonjëherë në këto përmasa, dhe mbi të gjitha, në mënyrë vullnetare.
Tashmë, 25 vite mbas fillimit të tij, përmbajtja, përpjekjet, bilancet dhe analizat për të janë më të lehta dhe më të "shpjegueshme", sukseset e disfatat më të pranueshme, "heronjtë" e tij më të identifikueshëm, në panteonin e të cilëve spikasin Václav Havel, Leh Valesa, Václav Klaus, Mikhail Gorbachev, Leszek Balcerowicz, Jeffrey Sachs, János Kornai, etj.
Ky libër tenton pikërisht të bëjë këtë gjë: të analizojë dhe të shpjegojë këtë moment nga më domethënësit në historinë moderne: ndërtimin e socializmit si sistem ekonomik e politik, shkaqet e krizës tërësore dhe shkaqet e dështimit spektakolar të tij, përmbajtjen e reformave të tranzicionit "nga plani tek tregu", debatet dhe vlerësimin mbi rolin e aktorëve kryesorë të këtij tranzicioni, si dhe rezultatet pozitive, shpesh edhe negative e mjaft problematike që përjetuan dhe arritën vendet e ndryshme të Europës Qendrore e lindore, përfshirë edhe grupin e vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik.
Ata që e kanë jetuar konkretisht këtë periudhë ndoshta e kanë më të lehtë të kuptojnë dhe të shpjegojnë se çka ndodhur në këtë metamorfozë të madhe, por dhe ata që e lexojnë për herë të parë ndihmohen të kuptojnë se kjo nuk ishte thjesht një copëz historie nga një ose dy dekada zhvillimesh ndërkombëtare në një pjesë të globit, nuk ishte thjesht zëvendësimi i një sistemi me një tjetër, por ishte një nga betejat më të mëdha në emër të lirisë, demokracisë, ekonomisë së tregut dhe zhvillimit, një sfidë që nuk duhet parë thjesht si një shkatërrim i një sistemi, kopjimi dhe identifikimi në Bashkimin Europian dhe në kapitalizmin perëndimor, por si një përpjekje e përbashkët për të rithemeluar një sistem ekonomik e social sa më modern e adekuat përballë sfidave të botës moderne dhe globalizimit.
Tranzicioni nga plani tek tregu, nga diktatura e proletariatit te demokracia parlamentare, nga ideologjia marksiste-leniniste te liria e individit është ndoshta konfirmimi më i mirë i thënies së filozofit Spinoza se "cilido që kërkon të jetë i sigurt për të ardhmen duhet të njohë mirë të kaluarën"!
Autori paraqet në këtë studim analizën e sistemit socialist dhe krizën e tij si dhe ballafaqimin me rrugën për ndërtimin e një modeli të ri socio – politiko – ekonomik sipas shembujve të vendeve të demokracive perëndimore me kapitalizëm dhe me ekonomi tregu të zhvilluar.
Jo të gjithë e kanë jetuar që nga fillimi periudhën e tranzicionit, ashtu siç janë të shumtë edhe ata që nuk e kanë jetuar komunizmin dhe diktaturën, mjerimin ekonomik, shoqëror e njerëzor që e shoqëronte e që për këtë arsye nuk arrijnë të pranojnë e të kuptojnë pashmangësinë e zgjidhjeve radikale, vështirësitë, mosarritjet dhe gabimet e tranzicionit në vendin tonë.
Parashtrimi i rrjedhshëm e i qartë si dhe niveli i trajtesës tregojnë më së miri dhe bindshëm se kjo përmbysje ngjalli shpresa e debate, por dhe zhgënjim e pakënaqësi me tensione sociale, në vartësi të pritshmërisë dhe njohjes së rrugës që do shkelej dhe kurajës që nevojitej për ta përmbyllur me sukses atë.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Vintage
Referenca: SKU000878
Botuesi: Bota Shqiptare
Referenca: SKU001977
Botuesi: IDK
Referenca: SKU001171
Referenca: SKU002010
Botuesi: Helga's Secrets
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: UET Press
Botuesi: UET Press
Botuesi: Papirus
Botuesi: Tirana Times
Botuesi: Pema
Botuesi: Pema
Referenca: SKU000947
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU001157
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU001705
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: UET Press
check_circle
check_circle