Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001294

Botuesi: Te tjere

Sikur të isha djalë, Haki Stërmilli

Botuar për herë të parë në vitin 1936, Sikur të isha djalë është bërë klasiku modern i letërsisë shqipe. Romani rrëfen në formën e një ditari përpjekjen e një vajze për t’u çliruar nga shoqëria patriarkale dhe për t’u arsimuar, një temë jashtëzakonisht përparimtare për kohën kur romani u shkrua. Ky është edhe një nga librat më të shitur te ne që kur...
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i ëndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

  • Çmim i zbritur
I vetmi libër që duhet të lexosh për financat, Thomas Kehl, Mona Linke
  • I vetmi libër që duhet të lexosh për financat, Thomas Kehl, Mona Linke

I vetmi libër që duhet të lexosh për financat, Thomas Kehl, Mona Linke

Jetart

Është e vërtetë: shumë njerëz nuk kanë mësuar si të sillen me paranë. Prandaj, ata kanë probleme që të kujdesen vetë në mënyrë aktive për financat e tyre, të zhvillojnë pasurinë dhe të mendojnë për përkujdesin e tyre në moshën e pleqërisë. Vazhdimisht shtrohet një pyetje që ngjall diskutim të fortë: A mos lipset që financat të mësohen që në shkollë?

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: I vetmi libër që duhet të lexosh për financat

Gjinia: Ekonomi

Autori: Thomas Kehl, Mona Linke

Shqipëroi: Astrit Ibro

Shtëpia botuese: Jetart

Viti: 2023

Fq. 288

Pesha: 0.420 kg

ISBN: 9789928468260

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Është e vërtetë: shumë njerëz nuk kanë mësuar si të sillen me paranë. Prandaj, ata kanë probleme që të kujdesen vetë në mënyrë aktive për financat e tyre, të zhvillojnë pasurinë dhe të mendojnë për përkujdesin e tyre në moshën e pleqërisë. Vazhdimisht shtrohet një pyetje që ngjall diskutim të fortë: A mos lipset që financat të mësohen që në shkollë?

A nuk është detyrë shoqërore e shkollës të përgatisë punëmarrësit e nesërm për sfidat e jetës së vërtetë?

A duhet t’iu shpjegojmë atyre taksat e tatimet dhe t’iu përcjellim njohuri për bursat?

Më se e qartë, kjo do të ishte e shkëlqyer – dhe përfytyrimi se çdo i ri, mbas mbarimit të shkollës mund të bëjë edhe në gjumë deklaratën tatimore.

Në parim, nuk do të ishim kundër që t’iu jepnim të rinjve njohuritë bazë, solide, objektive mbi mënyrën e funksionimit të tregjeve financiare apo edhe dallimin midis produkteve të mira e të këqija. Këto njohuri do t’iu krijonin miliona të rinjve avantazhe të rëndësishme në rrugën drejt mirëqenies dhe pavarësisë financiare.

Porse, situata është tjetër dhe momentalisht nuk shohim se në një kohë të parashikueshme do të kemi një lëndë me emrin e edukimit financiar në planet mësimore. Ndërkohë vërejmë se futja e një lënde të tillë në shkollë do të shihet si një sfidë, që edhe duke mos qenë e detyrueshme do të çonte drejt përmirësimit.

Po kush do ta jepte mësim lëndën e re? Në kolegjiumin e mësueseve do të gjendej patjetër ndonjëri, i cili ka bindjen se nxënësve mund t’iu jepen këshilla të vlefshme. Në rastin më të keq mund të ishte edhe një ithtar i hekurt i sigurimeve jo rentabël të jetës, i cili mund të referonte para klasës, ose edhe një person që e ka hobi tregtinë, i cili mund të jepte më të mirën lidhur me teknikat e analizave të dyshimta. Nuk duket të këtë një  prezantim tërheqës për këtë.

Në shkollë nuk mësohet se si të merresh me financat dhe kjo nuk mund të vazhdojë edhe më gjatë, se në të kundërt asnjëri nuk do të kishte mundësinë për të përvetësuar dije financiare dhe të zhvillojë pasurinë. Ka shumë kompetenca që janë relevante për jetën shoqërore dhe që nuk tematizohen në asnjë lëndë specifike shkollore: si deklarata tatimore, marrja me qira e një apartamenti, marrëdhënia me internetin dhe mediat sociale, kërkimi i një pune, të përpiluarit e një kërkese për konkurrim, drejtimi i një lidhje të suksesshme apo edukimi i fëmijëve. Megjithëkëtë, shumica e njerëzve i bëjnë të gjitha këto gjëra, sepse ata informohen vetë dhe kanë grumbulluar përvojë.

Duke hedhur vështrimin prapa, në kohën kur isha në shkollë, më del para sysh mësuesja ime (franceze) e anglishtes, së cilës nuk i mjaftonin aspak kompetencat gjuhësore që të më përgatisnin mua për sfidat e mëvonshme profesionale. Për shembull, këtu do të bënte pjesë ecuria në një proces konkurrimi në anglisht, për të cilin unë kisha mësuar privatisht: me kurse mbrëmjeje në shkollën e lartë, duke u ushtruar herë pas here me ata që e kishin gjuhën e nënës apo duke ndjekur me orë të tëra maratona seriale me titrim. E gjithë kjo ishte krejt në rregull.

Kjo funksionon gjithashtu edhe me temën e financave. Secili mund të mësojë si të sillet me paratë e tij në çdo moshë. Për këtë nuk ke nevojë as për lëndë shkolle, as që të rropatesh tërë vitin nëpër seminare për financat dhe kontabilitetin. Ti vetëm duhet të fillosh me këtë. Njohuritë janë të hapura për secilin. Duhet vetëm t’i shkarkosh nga faqet e uebit dhe blogjet, nga podcastet ose videot, nga literatura profesionale apo network-et financiare në internet. Kompetenca e vetme që të duhet, është të menduarit kritik. Po të jesh në gjendje të dallosh faktet e argumentuara nga klikimet që shtrembërojnë të vërtetën, kjo tashmë është gjysma e punës.

Që bursa dhe të tjera në shkollë nuk trajtohen njësoj si lëndët gjermanisht e matematikë, ky nuk është pretekst. Fatkeqësisht po. Por tani është koha që të merresh vetë me këtë temë, përpos të qenit i ri apo i moshuar, me apo pa përvojë, me apo pa pasuri. Të përket vetëm ty të përvetësosh dijet që do të kishe dëshirë. Në fund të fundit janë financat e tua që dëshiron t’i rregullosh e janë objektivat e tua që do të arrish ...

Detajet e librit
Jetart

Referencat specifike

isbn
9789928468260
ean13
9789928468260
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Ekonomia politike globale, Robert Gilpin

Ekonomia dhe sistemi politik botëror kanë ndryshuar në mënyrë dramatike që prej vitit 1987 kur u publikua ai libër. Përfundimi i Luftës së Ftohtë ka çliruar dhe ka hedhur në veprim forca të reja ekonomike e politike, në kohën kur janë shfaqur dhe dukuri të reja të rajonalizmit.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000947

Botuesi: UET Press

Globalizimi Ante Portas, Adrian Civici

Me analizat dhe reflektimet e tij për aspekte të veçanta të globalizimit, autori synon t'u përgjigjet mjaft pyetjeve që lidhen me këtë fenomen dhe të japë efektin dhe pasojat e tij në ekonomitë kombëtare, në realitetin e sotëm dhe në nivelin e jetesës së popullsisë së çdo vendi.
720 Lekë 800 Lekë
More
In Stock

Referenca: SKU000249

Botuesi: Ideart

22 ligje te pandryshueshme te marketingut, Al Ries, Jack Trout

Çdo ligj në këtë libër, i jepet lexuesit përmes shumë shembujve dhe përvojave bindëse, përmes rasteve që u kanë ndodhur të tjerëve por që mund të të ndodhin edhe ty. Libri tregon se ç'ndodh sot në bizneset e niveleve të ndryshme, se si funksionojnë këto ligje në kompanitë e sotme dhe strategjitë e tyre të marketingut.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001571

Botuesi: Plejad

Etika protestante dhe shpirti i kapitalizmit, Max Weber

Maks Veberi konsiderohet kudo në botë si një nga klasikët e sociologjisë së kuptueshme (verstehende soziologie).Në pyetësorin e zhvilluar në vitin 1998 me anëtarët e Shoqatës Botërore të Sociologjisë ISA për 10 veprat më të mira sociologjike të shekullit të XX- të, ai ishte i vetmi sociolog me dy vepra në këtë klasifikim.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

Dilema e novatorit, Clayton M. Christensen

Në këtë bestseller revolucionar,eksperti i novacionit,Clayton M.Christensen, thotë se kompanitë e shkëlqyera mund të bëjnë gjithçka siç duhet dhe sërish ta humbin lidershipin në treg, ose më e keqja, të zhduken krejtësisht.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001977

Botuesi: IDK

Historia e ekonomise, John Kenneth Galbraith

John Kenneth Galbraith, ish profesor në Universitetin e Harvardit dhe drejtor i Akademisë Amerikane të Arteve e Letrave dhe Shoqatës Amerikane të Ekonomisë, është autori i 31 librave gjatë pesë dekadave të fundit, dhe ka marrë grada honorifike mes të tjerash nga Universiteti i Harvardit, Oksfordit, Parisit, Torontos dhe ai i Moskës.
810 Lekë 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2207

Botuesi: Helga's Secrets

Kazinoja e Djallit, Vicky Ward

Ngjarja më e hidhur në fushën e tregjeve dhe shërbimeve financiare në botë do të shënohej me falimentimin e kompanisë "Lehman Brothers" dhe me krizën ekonomike botërore të vitit 2008. E themeluar së pari në Alabama më 1850 nga tre vëllezërit Lehman, tre jahudinj të ardhur nga Bavaria, përkatësisht Henry, Emanuel dhe Mayer.
990 Lekë 1 100 Lekë
More
Ne gjendje

Follow us on Facebook