Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Ditaret shqiptare, Justin Godart
  • Ditaret shqiptare, Justin Godart

Ditaret shqiptare, Justin Godart

SKU000964
Dituria

"Ditarët shqiptarë", është i pajisur me shënime të shkurtra për mjaft personalitete shqiptare, në vitet kur ai vizitoi Shqipërinë.Ai ka folur mjaft edhe për personalitete të tilla, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vend, sidomos pas shpalljes së pavarësisë.

7,49 CHF
6,74 CHF Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ditarët shqiptarë, mars 1921 - dhjetor 1951
Gjinia: Kujtime
Autori: Justin Godart
Përktheu: Asti Papa
Shtëpia botuese:Dituria
Fq. 248
Pesha: 0.351 kg
ISBN: 978-99943-46-62-2

Mbi librin dhe autorin

Vjen në shqip libri "Ditarët shqiptarë", shënimet e udhëtimeve të Justin Godart, duke nisur nga Marsi i vitit 1921 e deri në Dhjetor të vitit 1951. "Ditarët shqiptarë", është i pajisur me shënime të shkurtra për mjaft personalitete shqiptare, në vitet kur ai vizitoi Shqipërinë.Ai ka folur mjaft edhe për personalitete të tilla, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vend, sidomos pas shpalljes së pavarësisë.

Godart ka rrëfyer për figura si: Ahmet Zogu, Fan Noli, Gjergj Fishta, Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Mit'hat Frashri e shumë të tjerë. Në këta ditarë, vihet re se ai interesohet për çdo gjë që ka lidhje me Shqipërinë.Justin Godart ka mbajtur një lidhje të gjatë me At Gjergj Fishtën. U takua disa herë me të dhe biseduan jo vetëm për politikën shqiptare dhe përpjekjet që duhet të bënte ajo për mbrojtjen e interesave të vendit, por edhe për marrëdhëniet që duhet të zhvilloheshin më tej në fushën e kulturës midis Francës dhe Shqipërisë. Ai e vlerësonte si njeri, si burrë, si aktivist të çështjes shqiptare.

Godart na e përshkruan mjaft mirë edhe fizikisht At Gjergj Fishtën. Ai ndalet sidomos në çështjet që Fishta kishte më së shumti për zemër dhe çfarë e shqetësonte më shumë atë. Justin Godart sjell në këta ditarë, copëza bisedash mes tij dhe poetit... Senatori francez, Justin Godart, ka qenë një mik i Shqipërisë në shekullin e XX.

Ishte i pari që themeloi misionin arkeologjik francez në Shqipëri, vuri në krye të njohurin Leon Rey dhe hodhi bazat e para të lidhjes kulturore shqiptaro-franceze. Ishte viti 1921, kur deputeti francez, Justin Godart, u nis për të zbuluar Shqipërinë. E kishte njoftuar baroni D'Esturnel dë Konstan, fitues i "Nobelit për Paqen", që ta zëvendësonte në një mision drejt Shqipërisë. Pas kësaj, Godart e vizitoi Shqipërinë edhe më 1922, 1923, 1937, si dhe në vitin 1951.

Gjatë udhëtimeve në viset shqiptare, ai ka mbajtur shënime të shumta në ditarët vetjakë. Këta ditarë, të shoqëruar me letra dhe me fotografi, kanë qëndruar për një kohë të gjatë të mbyllura, dhe lexuesi asnjëherë nuk ka pasur mundësi të njihet me to. Për një kohë të gjatë, ditarët e Godart janë ruajtur me kujdes nga nipi i tij Fransua Bilanzh. Po kush ishte francezi Justine Godart? Një politikan mjaft i njohur dhe mjaft aktiv në Francë.

Ai lindi në vitin 1871 dhe ndërroi jetë në vitin 1965. Godart është cilësuar si një prej figurave më të veçanta të Republikës së Tretë në Francë. Ai ishte një mendimtar i lirë, laik dhe humanist. Ai ishte kryetar i Bashkisë së Lionit. Emri dhe vepra e Justin Godart njihen mirë në Francë. Veprimtaria e tij, kryesisht ajo që lidhet me mbrojtjen e Shqipërisë, është bërë e njohur në Shqipëri qysh në vitet 1920 e më tej me artikuj e vepra të botuara për Shqipërinë.

Detajet e librit
SKU000964
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Syrja dhe Eqrem Bej Vlora, vol.3, Beqir Meta, Hasan Bello

Hartimi i një korpusi dokumentar mbi kontributin dhe aktivitetin e Syrja dhe Eqrem Bej Vlorës ka si qëllim të hapë siparin e këtyre studimeve, për t`i dhënë shtysë studiuesve dhe historianëve të hedhin dritë mbi rolin që këto dy figura kaq të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë Shqiptare kanë dhënë në këtë periudhë.
19,26 CHF 21,40 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pakti

Rrethimi i Shkodrës, Marin Barleti

Historia botërore i ka anashkaluar mjaft heroizmin e shqiptarëve dhe faktin që ata u bënë pengesë dhe i vonuan osmanët në synimin e tyre për të pushtuar gjithë Europën. Marin Barleti i jep, pra, botës një rrëfim të drejtpërdrejtë heroizmi përballë një pushtimi mizor: burra të thjeshtë e gra që luftojnë për familjet, për tokën dhe besimin e tyre.
4,82 CHF 5,35 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2883

Botuesi: Plejad

Fjalor Bio-bibliografik Iliro-Shqiptar, Giussepe Valentini

Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë". Ajo doli për plot 16 numra, si një shtojcë e revistës LEKA, nga viti 1939 deri më 1943, kur u ndërpre për shkak të luftës, deri në zërin Aldobrandini.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
In Stock

Referenca: SKU000855

Botuesi: Botimet Dudaj

Skenderbeu i shperfytyruar, Kristo Frasheri

Pikënisje e këtij studimi kritik historik u bë trajtesa me titull "Skënderbeu" e historianit zviceran O. J. Schmitt, botuar vetëm në përkthimin shqip. Autori i trajtesës kritike prof. Dr. Kristo Frashëri, një njohës i mirë i historisë së Skënderbeut, nuk u pajtua në asnjë pikë me këndvështrimin negativ të historianit zvicerian.
7,22 CHF 8,03 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Kujtimet e një albanozauri, Melhem Mobarak

Periudha e vizitave të tij kondicionon me lidhjet e forta të miqësisë së madhe, të ashtuquajtur "miqësi luftarake" midis Shqipërisë komuniste dhe Kinës së Mao Ce Dunit. Kritikët kanë shprehur mendime se te libri i tij vihen në dukje fazat e ndryshme të aleancës midis diktaturës së Enver Hoxhës dhe asaj kineze, deri në thartimin e tyre për shkak të vizitës...
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

55 ditë, Mirela Oktrova

Personalisht emocionohem edhe sot po aq fort sa dikur, sa herë që u rikthehem fotove të kohës... Por akoma më shumë prekem, kur lexoj ditarin e atyre ditëve, emocionin e të cilit shpresoj ta përjetojë me të njëjtën forcë edhe lexuesi...
19,26 CHF 21,40 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001378

Botuesi: Migjeni

Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve, Uilliam Martin Lik

Kapiteni Uilliam Martin Lik u dërgua me mision në Pashallëkun e Janinës në dhjetor të vitit 1804, për të mbështetur Ali Pashën në rast të një zbarkimi francez në bregdetin e zotërimeve të tij. Atje qëndroi me ndërprerje deri në mars të vitit 1810, duke vëzhguar situatën, ndikuar mbi Ali Pashën dhe mbledhur të dhëna mbi vendin.
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2560

Botuesi: Plejad

Per Shqiperine dhe shqiptaret, Conrad Malte - Brun

Shqiptari është natyrshëm i hareshëm: ai i pëlqen gostitë e mëdha dhe dëfrimet, mbi të gjitha pëlqen vallen. Ai e ka zakon të rrugëtojë me shpatë në dorë duke kënduar vargje që i kujtojnë bëmat e guximshme të njerëzve të kombit të tij.
7,70 CHF 8,56 CHF
More
In Stock