• Banner

Mbi mjerimin e jetës studentore, Mustapha Khayati
  • Mbi mjerimin e jetës studentore, Mustapha Khayati

Mbi mjerimin e jetës studentore, Mustapha Khayati

“Mbi mjerimin e jetës studentore” është një pamflet i shkruar më 1966 nga një grup autorësh (ku spikat Khayati), i cili iu shpërnda dorazi studentëve në fillim të vitit akademik. Në të parashtrohet një kritikë radikale ndaj status quo-së dhe ideologjisë sunduese, veçanërisht në suazat e nënshtrimit të studentëve ndaj kapitalizmit të pasluftës në perëndim.

500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mbi mjerimin e jetës studentore
Origjinali: De la miserè en milieu etudiant
Gjinia: Poezi
Autori: Mustapha Khayati
Shqipëroi: Armand Dedej
Shtëpia botuese: Pika pa sipërfaqe
Viti: 2022
Fq. 74
Pesha: 0.76 kg
ISBN: 978-9928-373-00-7
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

“Mbi mjerimin e jetës studentore” është një pamflet i shkruar më 1966 nga një grup autorësh (ku spikat Khayati), i cili iu shpërnda dorazi studentëve në fillim të vitit akademik. Në të parashtrohet një kritikë radikale ndaj status quo-së dhe ideologjisë sunduese, veçanërisht në suazat e nënshtrimit të studentëve ndaj kapitalizmit të pasluftës në perëndim.
Ai  është një tekst klasik i situacionizmit, që shënon veprimtarinë politiko-intelektuale të pesë studentëve nga universiteti i Strasburgut, i cili i parapriu kryeveprës “Shoqëria e spektaklit”, të shkruar nga lideri i situacionizmit, Guy Debord. Pamfleti në fjalë është më tepër një ngjarje politike kolektive, sesa një krijim letrar individual i Mustapha Khayati-t. Ky pamflet është një skicim tepër sintetik i përmasave social-politike të situatës studentore dhe i raportit të saj me situatën e shoqërisë në tërësi, parë nga këndvështrimi i një kritike sociale ultramajtiste, me frymëzim kryesisht marksist.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Migjeni, Rinush Idrizi

Kisha ende shumë për të thënë për jetën e tij 27 vjeçare, por kisha edhe më shumë për të thënë për Migjenin si përfaqësuesin më të shquar të ndërgjegjes së re qytetare shqiptare, për frymën dhe vizionin e tij krejt të ri në letërsinë dhe kulturën tonë, për kuptimin e mesazhit të tij sot, 70 vjet pas ikjes së tij.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001378

Botuesi: Migjeni

Udhëtime në Shqipërinë e Vezirëve, Uilliam Martin Lik

Kapiteni Uilliam Martin Lik u dërgua me mision në Pashallëkun e Janinës në dhjetor të vitit 1804, për të mbështetur Ali Pashën në rast të një zbarkimi francez në bregdetin e zotërimeve të tij. Atje qëndroi me ndërprerje deri në mars të vitit 1810, duke vëzhguar situatën, ndikuar mbi Ali Pashën dhe mbledhur të dhëna mbi vendin.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000382

Botuesi: Albin

Bajo e Cercizi, Topullaret e Gjirokastres

Bajo Jonuz Topulli, bir i familjes së njohur të Topullarëve të Gjirokastrës, lindi në Sarandë në vitin 1932. Pas shkollimit fillestar dhe aktivizimit në moshë fare të re në veprimtarinë antifashiste, pas çlirimit kreu arsimin e mesëm e atë ushtarak dhe punoi kryesisht në ushtri.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Jeta ime, L. D. Trockij

"Jeta ime" e Trockit, vëllimi i të cilit po i jepet sot lexuesit shqiptar, përmban veprimtarinë e Trockit prej fillimit të vitit 1917 e deri në fund të jetës së tij. Pa dyshim, kjo është edhe pjesa më interesante dhe më përfaqësuese e jetës së tij.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Erik Botime

Lasgushi i Panjohur, Moikom Zeqo

 Është Lartësia e Figurës së Lasgushit nëpërmjetë Penës së Moikom Zeqos nga njëra anë dhe nga ana tjetër është vetë Pena e Prof. Moikomit që di të ngrejë në Piedestal me artin e tij të të shkruarit, me mendjen e tij të një njohësi të thellë Universal, gati prej Gjeniu, Figura të Mëdha si Lasgushi.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Një grua në Berlin

Ka pak gjasa që autorja, kur e shkroi, kishte ndër mend ta botonte atë. "Zhgarravinat personale", që ajo shënon midis prill – qershorit të vitit 1945, në tri fletore shkolle (plus disa faqe të futura mes tyre, të shkruara me shpejtësi), e ndihmuan, para së gjithash, të ruante atë pak shëndet mendor, midis shkatërrimit të përgjithshëm dhe shembjes morale.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Ernesto Sabato, Ernesto Sabato

Heterodoksia mund të lexohet si autobiografia shpirtërore e Sabatos. E botuar për herë të parë më 1953, ende sot komunikon me lexuesin për shkak të vlefshmërisë së jashtëzakonshme që ka. Ai preokupim për qenien që e sheh universin e zhveshur nga kuptimi në duart e teknokracisë, rrjedh nga një fuqi apokaliptike, paralajmërimin ndriçues të së cilës kemi...

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kështjella prej xhami, Jeannette Walls

Kur është esëll, babai karizmatik dhe brilant i Xhanetës, u kushton shumë kohë fëmijëve dhe madje u mëson atyre fizikën, gjeologjinë dhe se si t’i bëjnë ballë jetës pa iu trembur syri. Ama kur është i dehur, ai kthehet në një mashtrues dhe shkatërrimtar. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2930

Botuesi: Onufri

Xhelal Berberi, flamurtar i shqipes, Jasin Berberi

Libri që kemi në dorë, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së "Mësuesit të Popullit", Xhelal Berberit, është një veprim i lavdëruar që zgjon kujtesën historike të brezave, rrit krenarinë kombëtare dhe përcjell thirrje të qarta dhe nxitje të mbara për të shkruar me po aq patos e përgjegjësi faqet e historisë bashkëkohore.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2218

Botuesi: Mitrush Kuteli

Ditar i ekonomistit, Mitrush Kuteli

Mitrush Kuteli është një nga ata të paktët të djalërisë shqiptare që nuk u përdhosën e nuk u demoralizuen nëpër ngjarjet e ndryshme politike shqiptare. Ma fort, M. Kuteli u diftue i pamëvarun objektiv dhe kryedrejt edhe aty ku do të ishte pasë rasti dhe interesa me u diftue pak më i përvujtun dhe ma "tregtar".

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Tokë e Premtuar, Barack Obama

TOKË E PREMTUAR është një rrëfim jashtëzakonisht intim dhe i brendshëm – rrëfimi i një njeriu që vë bast me historinë, i një organizatori për komunitetin që vë në provë besimin e tij në skenën botërore. Obama është mjaft i çiltër për mënyrën e baraspeshuar të drejtimit të Zyrës si një afro-Amerikan, për barrën e rëndë të pritshmërive të një brezi të tërë,...

Çmimi 2 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)