• Banner

  • I ri

Ëmbëlsia e Harresës, Kristin Harmel

Duke zbuluar ngjarjet të tmerrshme të Holokaustit, ajo kupton vullnetin mahnitës të gjyshes së saj për të duruar shumë në një botë të çmendur.

1 300 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ëmbëlsia e Harresës
Origjinali: The sweetness of forgetting
Kategoria: Roman
Autori: Kristin Harmel
Perktheu:Maniela Sota
Botues: Media Print
Viti: 2023
Fq. 340
Pesha: 0.600 kg
ISBN: 978-9928-08-639-6
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Houp MeKenna-Smith tashmë në moshën tridhjetë e gjashtëvjeçare, ka kaluar disa ngjarje shumë të trishtuara në jetën e saj. Ka humbur nënën e saj nga kanceri. I shoqi e braktisi. Llogaria e saj bankare pothuajse e zbrazur. Ëndrrën e saj për t'u bërë avokate e ka harruar prej kohësh, ajo po drejton një biznes familjar që është në prag të dështimit në Keip Kod dhe po rrit një adoleshente të trazuar.

Mamie, gjyshja e dashur e Houpit, e lindur në Francë, po largohet nga kjo botë mes mjegullës së Alzheimerit. Por në një moment të rrallë kthjelltësie, Mamie kupton se nëse nuk i tregon Houpit për të kaluarën, sekretet që ajo ka mbajtur për kaq shumë vite së shpejti do të humbasin përgjithmonë. Rastësisht, ajo zbulon fragmente misterioze të një historie tragjike në Parisin e Luftës së Dytë Botërore. Me një listë emrash në dorë, Houp niset  në Francë për të zbuluar një mister shtatëdhjetëvjeçar.

Ajo që vijon është "historia magjepsëse dhe plot ndjenja të forta e brezave që luftojnë për të mbijetuar" (Publishers Ëeekly) teksa Houpi bashkon pak nga pak të kaluarën e gjyshes së saj. Duke zbuluar ngjarjet të tmerrshme të Holokaustit, ajo kupton vullnetin mahnitës të gjyshes së saj për të duruar shumë në një botë të çmendur.

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

A mund të vij tek ti, Marie Aubert

Në nëntë tregimet e shkurtra në këtë libër, kalohet shpejt nga malli në paturpësi, e më tej deri në nëpërkëmbje. Bëhet fjalë për njerëz që ndahen – nga miqësirë, martesat dhe marrëdhëniet e krijuara në takimet e tyre intime. Të gjithë bëjnë gjëra për të cilat iu vjen turp dhe që të gjithë i përmbahen idesë se ka diçka më të madhe se ajo që po lënë pas.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2202

Botuesi: Skanderbeg Books

Ne bregun Chesil, Ian McEwan

Dy të rinj, Florenca dhe Eduardi, sapo janë martuar në Oksford dhe kanë shkuar për muajin e mjaltit në një hotel të vogël në plazhin Chesil. Ndryshe nga sa kanë ëndërruar ata, nata e tyre e parë, nuk ka lidhje fare as me endje nëpër guralecët e plazhit me shishen e verës franceze në dorë, as me ankthin e pritjes së gjatë të të qenit bashkë, larg botës.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2809

Botuesi: SARAS

Kujtimet e nje bushtre, Francesca Petrizzo

Në sfondin e mitit dhe të poemave homerike, Francesca Petrizzo e zhvesh protagonisten e saj nga tisi i misterit, i jep mish dhe shpirt, duke krijuar një figurë shumë moderne femërore që vërshon nëpër faqet e librit me forcën, zemërimin dhe dobësinë e një personazhi të përnjëmendtë.

Çmimi 560 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Shpata e Medinës, Sherry Jones

Si studiuese e gjuhës arabe dhe e civilizimit islam, Sherry Jones, vite me rradhë ka punuar për romanin e saj të parë "Xhevahiri i Medinës", me synimin që botës perëndimore t'i paraqiste njërën nga personalitetet më të jashtëzakonshme të Islamit dhe njërën nga gratë më të mëdha në historinë e njerëzimit, Aishe bin Ebu – Bekirin, bashkëshorten më të dashur...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Paçinko, Min Jin Lee

I panjohuri i premton botën, por, kur mëson se është shtatzënë (ndërsa i panjohuri ishte i martuar), Sunxhaja refuzon të jetë “në shitje”. Në vend të kësaj, ajo pranon ofertën e përulur dhe dashamirëse të një zotërie që ndodhet kalimthi në Kore, në rrugën për në Japoni.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000170

Botuesi: Ideart

Femije ne humnere, Jerome D. Salinger

"Fëmijë mbi humnerë" është një prozë e rrëfyer nga Holden Kolfilldi, djaloshi 16-vjeçar, i cili sapo është përjashtuar nga shkolla e tretë private, në përfundim të semestrit. Pjesa më e madhe e romanit është një rrëfim, herë tepër komik, herë me skena tragjike nga aventurat e tij në Manhatan.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000742

Botuesi: Onufri

Dhoma 411, Simona Vinci

Një grua shihet në pasqyrë, lakuriq në një dhomë hoteli, pikërisht në qendër të Romës, jo larg Panteonit. Ajo fillon të tregojë historinë e saj të dashurisë, por mund të ishte gjithashtu një tjetër histori: një tjetër dashuri dhe një burrë tjetër...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001579

Botuesi: Skanderbeg Books

Majkëlli im, Amos Oz

Po e shkruaj këtë histori, sepse njerëz që kam dashur, më kanë vdekur. Po e shkruaj këtë histori, sepse në moshë të re kam qenë e mbushur përplot me fuqinë e njeriut të dashuruar, e tani kjo fuqi dashurie po shuhet. Por unë nuk dua të shuhem.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Vrasësja, Aleksandros Papadiamantis

"Vrasësja" është një gur themeli i letërsisë së re greke. Edhe para saj, më të rrallë, ku u jepej rasti ta takonin, njerëzit e letrave, pavarësisht paraqitjes së tij të thjeshtë gati – gati prej oshënari, i drejtoheshin me nderim zoti Aleksandër; ishte pranuar, thënë ndryshe, prej shumëkujt si një zë me mjaft peshë në letërsinë greke të kohës.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Nëntëmbëdhjetë minuta, Jodi Picoult

Sterlingu është një fshat i zakonshëm në Nju Hempshajër ku nuk ndodh asgjë deri ditën kur regjistrohet një akti i dhunshëm. Xhosi Kormier, vajza e gjykatëses, është dëshmitarja e vetme e ngjarjes, por thotë se nuk i kujtohet asgjë nga ajo që ndodhi mu para syve të saj.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)