Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,28 GBP 13,64 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Pengu im, Colleen Hoover
  • Pengu im, Colleen Hoover

Pengu im, Colleen Hoover

Living

NJË RRËFIM ME RITME MARRAMENDËSE,NJË ROMAN PËR FAMILJEN, PËR DASHURINË E PARË,PËR BRENGAT DHE TRADHTINË.

10,91 GBP
9,82 GBP Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pengu im
Origjinali: Pengu im
Gjinia: Roman
Autori: Colleen Hoover
Shqipëroi:Mesila Kërkeshi
Shtëpia botuese: Living
Viti: 2023
Fq. 374
Pesha: 0.53 kg
ISBN: 978-9928-338-60-0
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

NJË RRËFIM ME RITME MARRAMENDËSE,NJË ROMAN PËR FAMILJEN, PËR DASHURINË E PARË,PËR BRENGAT DHE TRADHTINË.Morgan Granti është e vendosur të mos e lejojë të bijën të bëjë gabimet që ajo vetë ka bërë në rini, duke u martuar shumë herët dhe duke i prerë në mes ëndrrat e saj. As Klara nuk e do këtë. Nëna e saj aq e parashikueshme nuk ka asnjë grimë spontaniteti në jetë. Me karaktere dhe qëllime të ndryshme, Morgani dhe Klara duket se me zor bashkëjetojnë në të njëjtën shtëpi. Njeriu i vetëm që sjell paqe në familje është Krisi, bashkëshorti i Morganit dhe babai i Klarës, por paqes së tyre i vjen fundi kur ai përfshihet në një aksident tragjik, por edhe të dyshimtë, pasojat shkatërrimtare të të cilit nuk do të prekin vetëm Morganin dhe Klarën. Teksa përpiqet të rindërtojë jetën e saj, tashmë të rrënuar, Morgani gjen ngushëllim te njeriu i fundit që mund ta imagjinonte, ndërsa Klara lidhet me djalin e vetëm të cilin e kanë ndaluar ta takojë.

Detajet e librit
9789928338600
9789928338600
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Vetëm një natë Markoviç, Ayelet Gundar - Goshen

Duke ikur nga rrënojat e Evropës, të mbijetuarit e tmerreve të Shoahut mbërrijnë për të marrë kontrollin e ekzistencës së tyre. Markoviçi, një i ri pa ndonjë cilësi të veçantë, jeton në një koloni, të menaxhuar nga një organizatë që lufton për krijimin e shtetit të Izraelit.
11,46 GBP 12,73 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Ku ishit ju, kur ra errësira, Mario Levi

Po të mos ishte ajo ngjarje, as që do të më kishte shkuar ndërmend të takoja pjesëmarrësit e tjerë më të rinj në lojë. Sikur të mos ia kisha bërë pyetjen vetes, ku ishte vendi im në këtë jetë, nuk do ta kisha kuptuar që nuk jam në paq me veten time. Këtë pyetje nuk do ta kisha drejtuar atje ku kam lënë pas disa gjëra dhe disa njerëz.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Erik Botime

Burri i saj, Luixhi Pirandelo

Ky roman, jo krejt i kuptuar në kohën e vet, shënon fazën tranzitore në krijimtarinë e Pirandelos kur autori kapërcen verizmin (forma që mori realizmi në letërsinë italiane në shekullin XIX, një realizëm me elemente natyralizmi) dhe kalon në modernizëm.
5,73 GBP 6,37 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Zhurma e bardhë, Don DeLillo

Xhek Gledni, një profesor universiteti dhe shef i Katedrës së Studimeve për Hitlerin, bën një jetë të qetë në një qytezë të quajtur Bleksmith, bashkë me të shoqen, Babetën, dhe me katër fëmijët që ka kanë nga martesat e tyre të mëparshme.
9,00 GBP 10,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Treni i jetimëve, Christina Baker Kline

Moli është vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, por ka një dhunti të veçantë për t'u futur në telashe. Në kujdestarinë e dy prindërve që e shohin si mish të huaj, pasi vodhi Xhejn Ejrin nga biblioteka e shkollës, si ndëshkim, është e detyruar të shkojë çdo pasdite në shtëpinë e zonjës moshëthyer Vivian, për ta ndihmuar që të pastrojë.
7,37 GBP 8,19 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dukagjini

Maitreji, Mircea Eliade

Maitreyi është një kronikë e letrarizuar e historisë së dashurisë së Eliades, i cili në atë kohë po vizitonte indinë dhe Maitreyi Devit, nxënëse të poetit madhështor të bengalit Rabindranath Tagore, e cila më vonë u bë edhe vetë shkrimtare.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Shkretëtira e Tartarëve, Dino Buzzati

Shkretëtira e Tartareve, botuar për herë të parë në vitin 1940, është një roman monumental letërsisë italiane, me ngjarje intensive dhe sureale, dhe renditet në listën e nëqind romaneve më të bukura, të shekullit të 20 të.
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Qeni i pranverës, Patrick Modiano

Në vitin 1964, në një kafene të Parisit, një njeri drejtoi objektivin e Rolleiflexit të tij drejt një çifti të ri të ulur në një tavolinë aty pranë. Kështu tregimtari u njoh me fotografin Fransis Zhansen, me të cilin lidhet një kohë.
6,55 GBP 7,28 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Pasqyra dhe drita, Hilary Mantel

Trilogjia e Hilary Mantel trajton një nga periudhat më të trazuara të historisë së Anglisë, një luftë civile të përgjakshme në mes të zhvillimit intelektual me ide të reja mbi lirinë e shprehjes dhe shtetit të së drejtës, ide që shpesh mund të të kushtonin kokën. 
14,73 GBP 16,37 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Festa e kotësisë, Milan Kundera

Të hedhësh dritë mbi problemet më serioze dhe në të njëjtën kohë të mos shqiptosh asnjë fjali të vetme serioze, të magjepsesh nga realiteti i botës bashkëkohore dhe në të njëjtën kohë të shmangësh çdo realizëm - ja, kjo është Festa e kotësisë.
7,37 GBP 8,19 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri shtrigane, Roberto Arlt

Balder tridhjetëvjeçar, bën një jetë monotone dhe të stresuar nga puna dhe lidhja bashkëshortore, prandaj ka vendosur që të gjejë shpëtim duke e braktisur familjen. Por, reagimet atipike dhe mendjengushta të familjarëve për dashurinë, seksin, dhe martesën, nuk e tejkalojnë optikën e lëvizjeve të shoqërisë së kohës. 
8,19 GBP 9,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000405

Botuesi: Albin

Zorba, Niko Kazanxaqis

Niko Kazanxaqis lindi më 1883 në qytetin antik të Heraklionit, në ishullin e Kretës. Më 1906 diplomohet për drejtësi në Universitetin e Athinës dhe më pas ndjek studimet për filologji e filozofi në Paris. Ndërkohë debuton në letërsi dhe fiton emër si autor tregimesh, dramash, esesh filozofike etj.
4,91 GBP 5,46 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001830

Botuesi: Albin

Nostalgjia, Milan Kundera

Irena e Jozefi, të njohur dikur në Pragë, pa arritur të dashurohen, pas njëzet vjet emigrimi, pavarësisht nga njëri-tjetri, ndërmarrin një udhëtim për në atdheun e tyre, në Republikën Çeke.
4,50 GBP 5,00 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Monarku i hijeve, Javier Cercas

“Monarku i hijeve”, si hetim personal dhe kolektiv, si një roman për luftën thellësisht kundër luftës, u përgjigjet në mënyrë të papritur dhe iluminuese pyetjeve të ngritura nga autori mbi pesëmbëdhjetë vjet më parë me “Ushtarë të Salaminës”.
9,82 GBP 10,91 GBP
More
Në gjendje