- I ri

Banner
Duke ikur nga rrënojat e Evropës, të mbijetuarit e tmerreve të Shoahut mbërrijnë për të marrë kontrollin e ekzistencës së tyre. Markoviçi, një i ri pa ndonjë cilësi të veçantë, jeton në një koloni, të menaxhuar nga një organizatë që lufton për krijimin e shtetit të Izraelit.
Titulli: Vetëm një natë Markoviç
Origjinali: Lailah e ad, Mar ovits'
Kategoria: Roman
Autori: Ayelet Gundar - Goshen
Perktheu: Alban Reli
Botues: Ombra GVG
Viti: 2023
Fq. 490
Pesha: 0.560 kg
ISBN: 9789928063908
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Izrael, fundi i viteve 1940.
Duke ikur nga rrënojat e Evropës, të mbijetuarit e tmerreve të Shoahut mbërrijnë për të marrë kontrollin e ekzistencës së tyre. Markoviçi, një i ri pa ndonjë cilësi të veçantë, jeton në një koloni, të menaxhuar nga një organizatë që lufton për krijimin e shtetit të Izraelit.
Jeta e tij mer rrjedhë tjetër, kur, për të ndihmuar një mik që t’i shpëtojë tmerreve të luftës, dërgohet në Evropë, ku takon gruan e tij të ardhshme, por të përkohshme. Ai duhej të martohej me një grua hebreje për ta shpëtuar atë nga përndjekja e naziztëve.
Në një fshat të vogël, ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, historitë e Markoviçit dhe Zeevit, ndërthuren me ato të personazheve të tjerë, nën ritmin e ndjenjave, parfumeve dhe luftës.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Toena
Me një strukturë të ndarë në tri blloqe, një për secilin muaj të asaj vere, Carson alternon historinë e Semit dhe të Xhonatanit, peshën dhe frikërat e prindërimit të tyre, duke i lidhur rastet individuale me konfliktet ende të pazgjidhura dhe me plagët ende të pambyllura të konfrontimit politik dhe social.
Botuesi: Living
Një ditë janari të vitit 1941, një ushtar gjerman po ecte nëpër lagjen “Shën Lorenc” në Romë. Dinte vetëm katër fjalë italisht dhe nuk merrte fare erë nga jeta. Emrin e kishte Gunter. Mbiemri mbetet i panjohur. Nuk kaloi shumë dhe erdhi në jetë Uzepja, fryt i një përdhunimi...
Referenca: 2795
Botuesi: Dritan Tirana
E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot.
Botuesi: Shtëpia e Librit
Botuar fillimisht në vitin 1984, romani rrëfen kërkimin e studiuesit amator Geoffrey Braithwaite mbi disa elementë të jetës së gjeniut francez Gustave Flaubert dhe përballjet e tij me hilet e historisë dhe të kujtesës, disa prej të cilave janë kurthe të thurrur nga vetë Floberi për pasvdekjen.
Botuesi: Dritan Tirana
Truprojën e saj. Mbrojtësin e saj. Shkatërrimin e saj përfundimtar. E paparashikueshme dhe e ndaluar, dashuria e tyre mund të shkrumbojë një mbretëri të tërë... dhe t’i dënojë të dy.
Botuesi: Pegi
Malaj rrëfen pa dorashka dhe pa klishe jetën e vërtetë të të rinjve shqiptarë në Itali dhe në Shqipëri; rrëfen për bulizmin, seksin, familjen, stereotipat, gëzimet, dhembjet, jetën e zakonshme, mospërshtatjen dhe trazimin e emigrantit,por me një këndvështrim krejtësisht të ri dhe të freskët, larg shablloneve tashmë të gatshme.
Botuesi: OMSCA-1
"Një me ty", një roman jashtëzakonisht prekës dhe joshës, është finalja e shumëpritur e sagës "Crossfire", një histori e zjarrtë dashurie, që ka bërë për vete miliona lexues në mbarë botën. Romani i pestë i serisë "Crossfire" e sjell historinë e Gidionit dhe të Ivës në një përfundim të kënaqshëm.
Botuesi: Fan Noli
Nuk mund ta kuptoja se si kisha humbur pas një ecjeje aq të shkurtër dhe të drejtë. Po endesha rreth e qark me manovrime të pavetëdijshme, hapa të shqetësuar dhe vështrime të hutuara rreth rrugëve anësore të ftohta dhe të zymta që i ngjasonin njëra – tjetrës.
Botuesi: Koha Ditore
Labirintet mesjetare të bibliotekave tregohen si rrugë të jetës dhe vdekjes. Homazhi për prozën detektive të transponuar në kohën e lindjes së kulturës së re dhe Europës së re, ku qendrat e fuqisë nga abacitë e largëta janë në qendrat e reja tregtare – qytet.
Botuesi: Living
Dhe jo vetëm kaq: një ditë ia beh në fshat ai mjeku fanatik, që i kishte halë në sy prej kohësh Martën dhe aftësinë e saj për të shëruar njerëzit. Me kënaqësinë më të madhe, ai gjuan rastin për ta denoncuar gjeshtaren. Kristiani do ta çojë në një vend të sigurt të shoqen, por nuk arrin: Marta duhet të japë llogari për shtrigani para një gjyqi kishtar…
Referenca: SKU000830
Botuesi: Ideart
Një roman inteligjent dhe i këndshëm gjetjeje dhe humbjeje, i gjerë deri në bujari në tematikën e tij historike dhe farepersonal në detajet e tij të ëmbla.
Referenca: SKU000061
Botuesi: Botimet Dudaj
Qyteti i Piurës, në veri të Perusë, me pyllin e virgjër që e rrethon, është kuadri i kësaj "komedie njerëzore", që gëlon nga personazhe, ngjarje intime dhe aventura të mëdha.
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Në alegorinë e bestiarit të tij takojmë erotizmin, të përditshmen, të tashmen dhe një të shkuar të lavdishme. Një kopsht zoologjik surreal që kthehet në letërsi të kulluar.
Botuesi: Bota Shqiptare
Si mund ta njohësh dikë që nuk e ke takuar kurrë? Aksidenti i ka tronditur jetën dhe i ka shkatërruar martesën. Xhojzi Konvei është gjallë falë një transfuzioni të gjakut. Por fenomene të çuditshme fillojnë të ngjasin.
Referenca: 2202
Botuesi: Skanderbeg Books
Dy të rinj, Florenca dhe Eduardi, sapo janë martuar në Oksford dhe kanë shkuar për muajin e mjaltit në një hotel të vogël në plazhin Chesil. Ndryshe nga sa kanë ëndërruar ata, nata e tyre e parë, nuk ka lidhje fare as me endje nëpër guralecët e plazhit me shishen e verës franceze në dorë, as me ankthin e pritjes së gjatë të të qenit bashkë, larg botës.
Botuesi: Dituria
Aleksit i kujtohet ende vera e fundit që kaloi me të ëmën. Kanë kaluar shumë vjet që atëherë, por, kur psikologu e këshillon ta rijetojë atë periudhë, në mënyrë që të arrijë të kapërcejë bllokimin krijues që po përjeton si piktor, Aleksi nis një udhëtim që do ta përballë me emocionet e verës kur ai dhe mamaja e tij mbërritën në një fshat pushimi në Francë...
Duke ikur nga rrënojat e Evropës, të mbijetuarit e tmerreve të Shoahut mbërrijnë për të marrë kontrollin e ekzistencës së tyre. Markoviçi, një i ri pa ndonjë cilësi të veçantë, jeton në një koloni, të menaxhuar nga një organizatë që lufton për krijimin e shtetit të Izraelit.