Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Mbreti i krenarisë, Ana Huang
  • Mbreti i krenarisë, Ana Huang

Mbreti i krenarisë, Ana Huang

Dritan Tirana

Me një votim vendimtar për Drejtor Ekzekutiv në horizont dhe një perandori mediatike në rrezik, trashëgimtari miliarder nuk mund t’ia lejojë vetes shpërqendrimin që ajo sjell.

177,68 SEK
159,91 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mbreti i krenarisë

Origjinali: King of pride

Gjinia: Roman

Autori:  Ana Huang

Shqipëroi: Ajsela Koka

Shtëpia botuese: Dritan

Viti: 2025

Fq. 390

Pesha: 0.490 kg

ISBN: 978-9928-377-54-8

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

I rezervuar, i kontrolluar dhe i patëmetë, Kai Jangu nuk ka as kohë e as prirje për kaos. Izabela, me flokët e saj të purpurt dhe shakatë pa vend, është kaosi dora vetë.

Me një votim vendimtar për Drejtor Ekzekutiv në horizont dhe një perandori mediatike në rrezik, trashëgimtari miliarder nuk mund t’ia lejojë vetes shpërqendrimin që ajo sjell.

Izabela është gjithçka që ai nuk duhet ta dojë, po me çdo shikim dhe çdo prekje, ai tundohet t’i theyjë rregullat... dhe ta bëjë të tijën.

E fortë, impulsive dhe plot jetë, Izabela Valensia nuk ka qenë kurrë në një festë që nuk i pëlqen apo të ketë takuar një burrë që nuk mund ta joshë... me përjashtim të Kai Jangut.

Nuk duhet t’i interesojë, tekefundit. Nuk është tipi i saj: ai përkthen klasikët në latinisht për qejf dhe fakti që është anëtar në klubin ekskluziv, ku ajo punon si bariste, e bën kandidat rreptësisht të ndaluar.

Por ajo nuk e mohon dot se, përpos pamjes së tij të ftohtë, ai burrë mund ta bëjë të shkrijë me një prekje të vetme.

Pavarësisht sa shumë përpiqen, ata nuk mund të rezistojnë pa iu dhënë dëshirave të tyre të ndaluara.

Edhe nëse u kushton gjithçka...

Detajet e librit
Dritan Tirana
9789928377548
9789928377548
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Zjarret e vjeshtës, Irene Nemirovsky

Një roman tjetër magjepsës, rrëqethës dhe i mrekullueshëm i Irène Némirovsky-t... Subjekti i romanit fillon me Luftën e Parë Botërore dhe mbaron me të Dytën, pak përpara se vetë autorja të rrëmbehet nga kthetrat e çmendurisë njerëzore.
72,49 SEK 80,55 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Buzuku

Mori fund Eddy Bellegueule, Édouard Louis

Nuk doja të rrija afër tyre, nuk pranoja ta ndaja këtë çast me ta. Isha larg tashmë, nuk i përkisja më botës së tyre tash e tutje, letra e thoshte. Shkova fushave dhe eca një pjesë të mirë të natës, freskia e Nordit, rrugët e tokës, aroma e kolzës, shumë e fortë në këtë kohë të vitit. E gjithë nata i qe kushtuar përgatitjes së jetës sime të re larg nga...
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Kënga e profetit, Paul Lynch

Kënga e profetit është një vepër tejet origjinale, që të trondit dhe të rrëmben në vorbullën e saj të pandalshme. Ajo paraqet njëherazi një panoramë të shkatërrimit të një vendi në luftë dhe një portretizim thellësisht njerëzor të betejës së një nëne për ta mbajtur familjen e vet të bashkuar.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Aksident natën, Patrick Modiano

Çfarë strukture familjare keni njohur? Nuk dhashë asnjë përgjigje. A mbani mend ndonjë pamje mbresëlënëse nga ati apo nga nëna juaj? Isha përgjigjur: të mjegullt. E gjykoni veten djalë (apo vajzë) të mirë? Nuk kam qenë kurrë djalë.
101,27 SEK 112,53 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Nata e fundit e Kadafit, Yasmina Khadra

Kolonel Kadafi jeton i tmerruar orët e tij të fundit. I braktisur nga të gjithë, plot dyshime, e kuptoi tepër vonë shkatërrimin ku qe zhytur vendi dhe tani vetmia e detyron të shohë brenda vetes e të mendojë për jetën e tij.
95,94 SEK 106,61 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Unë jam një maçok, Natsume Soseki

Ai është një maçok me zgjuarsi të rrallë, artikulim dhe aftësi të habitshëm që vijon me aventurat e tij në një botë absurde dhe të lodhshme për kotelet, e zhytur dhe e humbur nga komentet dhe marrëzitë dhe e njerëzve që e rrethojnë. Ky është një libër me një stil tërheqës dhe futet deri në qelizën e një shoqërie vanitoze.. 
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhe pastaj..., Guillaume Musso

Për Natanin, ka ardhur koha të kuptojë pse u rikthye në jetë. Guillaume Musso na merr për dore për të na udhëhequr nëpër këtë histori mbi zbulimin e ndjenjave dhe të njerëzve të rëndësishëm, pa të cilët nuk mund të jetojmë.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dhe nuk mbeti më askush, Agatha Christie

Dhjetë persona krejt të panjohur për njëri-tjetrin janë ftuar të kalojnë një javë pushimi në një vilë të bukur në Ishullin Indian, pa ditur madje as emrin e mikpritësit bujar. E, megjithatë, secili prej tyre, dikush për kërshëri, dikush nga nevoja për pushim, dikush ashtu kot, e kanë pranuar ftesën.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Qyteti bri lumit, V. S. Naipaul

Libri është një lloj autobiografie e një shkrimtari që la vendin e tij Indinë, për t'u shkolluar e më pas për t'u bërë një nga autoritetet e mendimit në Britaninë e Madhe. Është një përplasje e kulturave, mentaliteteve, botëve të vjetra që kanë dominuar fatet e njerëzimit.
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2105

Botuesi: Dituria

Emri i trëndafilit, Umberto Eco

Vepra më e njohur letrare e Umberto Ecos, Emri i trëndafilit, i jepet përsëri lexuesit, por në një ribotim të riparë e të përpunuar pas 32 vjetësh nga vetë autori. "Ky nuk është një rishkrim", – thotë Eco në një intervistë. "Është një pëmirësim kozmetik, por disa portete kanë pësuar më shumë se një tualet."
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dritan Tirana

Dashuri, Ana Huang

Dashuria mes tyre nuk duhej të kishte ngjarë kurrë… po kur ajo lind, nxjerr në dritë sekrete që mund t’i shkatërrojnë të dy… dhe gjithçka që kanë të shtrenjtë.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Lojëra, Ana Huang

Truprojën e saj. Mbrojtësin e saj. Shkatërrimin e saj përfundimtar. E paparashikueshme dhe e ndaluar, dashuria e tyre mund të shkrumbojë një mbretëri të tërë... dhe t’i dënojë të dy.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Urrejtje, Ana Huang

Kur armiqësia e tyre shpërthen një natë të paharrueshme, ai propozon një zgjidhje që do ta nxjerrë nga shinat njëherë e përgjithmonë: një marrëveshje armiqsh me përfitime, me disa  rregulla të thjeshta.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Gënjeshtra, Ana Huang

Ajo është objekti i dëshirave të tij më të errëta, e vetmja enigmë që nuk mund ta zgjidhë. Dhe kur i vjen në dorë mundësia për t’u afruar me të, i thyen të gjitha rregullat, për t’i ofruar një marrëveshje, që ajo nuk mund ta refuzojë.
170,57 SEK 189,52 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Mbreti i inatit, Ana Huang

Vivianë Lau është vajza e përsosur dhe bileta e familjes së vet për t’u ngjitur në nivelet më të larta të shoqërisë.  Martesa me Rusonë gjakblu nënkupton hapjen e dyerve, të cilat do të kishin mbetur të mbyllura për familjen e saj të pasuruar rishtazi. 
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje